Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Njeriu i Ri
E premte, 01.07.2022, 07:56 PM
Njeriu i Ri
Nga Edison Ypi
Për
të ngrënë i bën Mami.
Mendjen
ja rrit Babi.
Punën
ja gjen Miku.
Rrogën
ja jep shteti.
Diplomën
ja siguron zagari.
Mjekrrën
ja vizaton brisku.
Komplimentat
ja bën skilja.
Moralin
e mëson nga rrugaçët.
Edukatën
nga hajdutët.
Historinë
ja rrëfen soc-realizmi.
Gjeografinë
e kqyr në Google.
Shetitjet
ja beson imagjinatës.
Në
plazh e çon makina.
"Jashtë
Shtetit" e hedh aeroplani.
Lumturinë
ja jep Hashashi.
Heroizmat
ja kallxon Lahuta.
Shqipen
ja pasuron kafeneja.
Newspeakun
ja mëson Orwell-i.
Syrin
ja verbon Dielli.
Veshin
ja çpojnë piskamat.
Muzikën
ja shurdhon tallavaja.
Filmin
ja çfaq Kinostudioja.
Selfiet
ja bën celulari.
Dashurinë
ja fal Fejsbuku.
Lakuriqësinë
ja dhuron Instagrami.
Seksin
ja bën Doriana.
Qafën
ja trash mishi.
Dhëmbët
ja gërryen Hambugeri.
Diabetin
ja sjell rehati.
Trurin
ja trash Televizori.