Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Pus
E diele, 12.12.2021, 10:47 AM
Pus
Nga
Edison Ypi
Këtu
nuk është rrugë, këtu është urë, nuk jetohet mbi urë, mbi urë vetëm kalohet -
predikojnë teoricienët.
Ky
është korridor ndërkombëtar - ulurijnë gjeopolitikanët.
Jemi
vend ku ndajne paret hajdutët - çirren sharlatanët.
E
kanë gabim. Këtu jetohet prej mijëra vjetësh. Këtu nuk është urë. As korridor
ndërkombëtar. As vend ku ndajnë paret hajdutët. Ky është pus.
Pus
me gurë.
Pus
i errët me llum të zi.
Pus
i thellë me gjak të kuq.
Çikriku
kërcet lartë.
Rënkimet
vijnë nga poshtë.
Gurë
të thatë, të ftohtë, të fortë, praruar me pllanga gjakuh të kuq.
Çimentoja
e këtij pusi është llumi i zi.
Rrëke
të kuqe gjaku varen teposhtë.
Edhe
më poshtë, llumi i zi dendësohet, rrëketë e gjakut të kuq zgjerohen.
Gurët
e pusit sherrosen mes llumit për kufijtë e gjakut.
Ku
gurët takohen, rrëkeja e sherrit prej llumi dhe gjaku trashet.
Sherr
i madh, rrëke e hollë.
Sherr
i vogël, rrëke e trashë.
Sherre
dhe gurë buzëplasur.
Gurët
mbi dhe nën njëritjetrin, ndrrojnë vendet.
Gurët
nga njëri dhe nga tjetri krah, grinden.
Gurët
pëballë këmbejnë mallkime.
Gurët
nga mbrapa godasin pas shpine.
Kova
ngjit e zbret llum të zi dhe gjak të kuq. Gurët e grykës, me gjak rrethuar dhe
llum mbuluar.
Gurët
e thellësisë, janë me nerv, me ndjeshmëri, me jetë, me rrënjë në tokën e butë,
me shpirt.
Mes
rrugëve të gjakut, këngë e përralla, legjenda e gojdhana që po i dëgjove 1 herë
nuk i harron kurrë.
Rënkimet,
e gurëve të Pusit i ndërpret duke kërrcitur kova me llum dhe gjak që ngjitet e
zbret.
Kur
ndonjë gur lëviz, gurët e tjerë e pështyjnë, e baltosin, e gjakosin, e vrasin,
e kryqëzojnë, e thyejnë, e dërrmojnë.
Kur
ndonjë gur braktis llumin dhe gjakun dhe nis të ngjitet drejt grykës, drejt
dritës, nuk mundet, gurët e tjerë e godasin, bie i përgjakur në fund të pusit.
Gurët
e shkathët ndjekin me kujdes lëvizjet e kovës. Bëjnë kalkulimet përkatëse.
Kërcejnë mbi kovë dhe ngjiten lart, dalin nga pusi. Këta fatlumë janë të
rrallë.
Disa
gurë arratisen nga pusi që kurrë nuk mbarset dhe kurrë nuk pjell, te ndonjë pus
tjetër, jo kaq i thellë, jo kaq i errët, jo kaq i pisët, jo kaq përgjakur.