Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Më puthi Perla
E merkure, 01.12.2021, 07:33 PM
Më puthi Perla
Nga
Edison Ypi
Nuk
i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event ku
zengjinët e rinj, njësoj si mafjozët e vjetër, takojnë njëritjetrin
periodikisht.
Po
edhe mua më duhet tu hedh një sy heraherës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i
parë si janë me shëndet ata trima, sa u janë trashur qafat, sa u është fryrë
barku, a u janë shtuar rrudhat, dhe të tjera hollësira që i di vetëm unë, dhe
s'ja tregoj askujt.
Nisa
tu u vërdallos mes të ftuarve si një kokërr misri që ka rënë brenda një tasi me
supë orizi të nxehtë që po e trazon për ta ftohur luga e një të urituri.
J'u
afrova një rrethi të çrregullt apo një shumkëndëshi thashethemexhinj mediatikë
nga ata që e nuhasin lehtësisht njëritjetrin, dhe në kësi rastesh, ose thonë
mes tyre gjëra pa lidhje, ose heshtin gjith kohës si guakë.
Mes
të ngrirëve, krejt e shkrira dhe e shkrifëta, Ajo, Perla e Zezë, tashmë e
ndjera, Hueyda El Saied.
Rrinte
pranë tyre e shkujdesur, e painteresuar çfarë thoshin çfarë s'thoshin, çfarë
bënin çfarë s'bënin. Ishte e zhytur në një gjysëm-dehje karakteristike për
Femrat që e dinë sa janë aq joshëse sa meshkujt për 'to mund të nisin, nga
sherret banale, deri te shpallja e luftrave.
Dridhej
lehtë si velë që e përkund puhiza.
Vibronte
si tel kitarre nën gishtat e padukshëm të një kitarristi virtuoz.
Jo
jo. As luhatej, as dridhej.
Për
të provuar se nuk ishte prej mermeri por prej mishi, vallzonte me lëvizje të
lehta të kurmit dhe gjymtyrëve, si motorri i makinës në minimo në pritje që
dikush t'i shkeli pedalin t'i japi gaz, të ndizet dhe të fluturojë në vende të
largëta, ku akrepat janë thyer, koha ka ndalur, pas një çasti do shpërthejë një
Big Bang që do asgjësojë Universin.
J'u
afrova asaj unaze bronxi pes' lekshe me Perlë të Zezë miliona dollarëshe.
I
them një kokshiniku;
-A
nuk e ka hak filani t'ja ndash kokën më dysh me sëpatë ?
-Kjo
që thua ti, tha barkderri, nuk është e sigurtë, duhet parë.
-Këtu,
i thashë qaftulit, e vetmja gjë që "duhet parë dhe jo vrarë" është
kjo këtu, Perla e Zezë.
Perla
dëgjoi.
U
drodh e tëra.
Kisha
shkelur padashur pedalin e gazit !
I
braktisi luhatjet, vallzimet, vibracionet, velat, puhizat.
Mu
vërsul mua.
Më
përqafoi.
Më
puthi.
Në
faqe.
Afrika.