Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ku thrret qameti
E marte, 23.11.2021, 08:15 PM
Ku thrret qameti
Nga
Edison Ypi
Qameti
thrret te perëndimorët që i shajmë me libër shtëpie edhepse na kanë falur dy
shtete, Shqipërinë më '12-ën dhe Kosovën më '99-ën.
Qameti
thrret në shpirtrat dhe zemrat e shqiptarëve që muar arratinë, por tani janë
penduar. Të rrinë nuk munden. Të vijnë ju vjen turp.
Qameti
thrret te gjakpirësja Shoqëri Civile që pretendon të jetë jofitimprurëse por
vetëm majm krerët duke xhvatur taksapuesit.
Qameti
thrret te restorantet e bllokut ku politika paguan zagarët për shërbime të
fëlliqta përmes pshurrjeve ortografike nëpër gazeta.
Qameti
thrret nëpër rrjetat sociale ku shqiptarët frikacakë e burracakë vjellin helm
për njeritjetrin, japin mendime shterruese e bëjnë sugjerime të vlefëshme për
çështje lokale dhe globale me rëndësi jetike për fatet e planetit.
Qameti
thrret te disa portale ku gjëja më e rëndësishme është, dhe peshën më të madhe
e kanë, komentet shpifarake që spiunat e sigurimit me pseudonim bëjnë kundër
njerëzve me emër e mbiemër.
Qameti
thrret te kafenetë e qyteteve të vogla dhe fshatrave ku nuk ka asnjë femër.
Qameti
thrret në kokën e një vajze që nuk ka prekur kurrë një djalë, dhe në kokën e
një djali që nuk ka prekur kurrë një vajzë, dhe që të dy mundohen ta mbushin
humnerën e lemeritshme me një rrjesht e gjysëm tekst katastrofik dërguar
njëritjetrit në fejsbuk.
Qameti
thrret në Kosovë, ku "çlirimtarët" vrasës dhe hajdutë me frymëzim
marksiat-leninist janë më të mirë se ata që na ka rrejt menia se mund të ishin
alternativa e tyre, intelektualët që marrin lëmosha turqie ose serbie.
Qameti
thrret në Maqedoninë perëndimore ku shqiptarët normalë, për shkak të trysnisë
së papërballueshme të trashanikëve patriotë llafazanë të padurueshëm, e
kanë të pamundur të merren me diçka në
vend të vet, dhe ikin përgjithmonë në Tiranë, Prishtinë, ose dikund tjetër në
kurbet.
Qameti
thrret nga Vermoshi në Konispol ku nuk e gjen dot një sharqi të pa shartuar me
kungull.
Qameti
thrret te televizionet që degustojnë parreshtur publikun duke dhënë ditë e natë
këllira kinematografike të quajtura filma shqiptarë.
Qameti
thrret ku një shoqëri historikisht e mbyllur, në vend që të hapet pakngapak,
vazhdon të mbyllet e mbyllet pambarim si lëmsh gjarpërinjsh në ndërzim.