E hene, 09.12.2024, 01:18 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Kapitalizëm sipas kurvit

E merkure, 29.09.2021, 05:20 PM


Kapitalizëm sipas kurvit

Nga Edison Ypi

Të rinj të panumurt të veshur e të mbathur, të ngrënë e të pirë, që kanë mbaruar edhe shkolla, madje që kanë edhe diploma, por janë aq gdhë sa s'dinë ta tregojnë qartë një adresë të thjeshtë apo çfardo vendndodhje.

Baballarë, nëna, vëllezër, motra, kushurinj, kushurira, që vriten e priten me njëritjetrin me kazma e sqepara e kalashnikova.

Djem e vajza, derra e dosa, me brekë e pa brekë,  nëpër rrugë, rrugica, kafenera, plazhe, ekrane, pa numurim.

Adoleshentë të armatosur dhe të droguar që vrasin policin.

Infermiere që vjedhin të sëmurët në spitalin psikiatrik.

Banka që vidhen ditën për diell me lehtësinë e pirjes së një gote uji.

Parti të djathta që luftojnë për kauza të majta duke ekzaltuar turma me thirrje revolucionare.

Parti të majta që i thurin lavde individëve të djathtë si Mbretit apo Mitat Frashërit.

Parlament gjoja i zgjedhur nga populli, por në fakt i projektuar nën rrogoz nga banditë dhe mafjozë mbi bazë aritmetikash të pista elektorale dhe llogarish të fëlliqta biznesi, pa absolutisht asnjë lidhje me parime politike dhe vlera njerëzore.

Bytha juj pra po ndërton një kapitalizëm ekzakt sipas mësimeve të kurvit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora