Kulturë » Ypi
Edison Ypi: I am from Kalaja e Dodës
E enjte, 02.09.2021, 09:22 PM
I am from Kalaja e Dodës
Nga
Edison Ypi
-Nga
je ?
-I
am from Kalaja e Dodës.
-Çfarë
di për Kalanë e Dodës ?
-Kalaja
e Dodës, është një parajsë natyrore me njerëz energjikë, tejet punëtorë, dhe
dramatikisht të varfër. Me ajër të pastër, dimër të ashpër gjysmën e vitit
mbuluar nga dëbora, ujra rrjedhës, pyje dhe kullota të bukura si nëpër ëndërra.
Babai im bashkë me të tjerë, para se të vinin të ndërtonin këto vilat në
Tiranë, kanë tërhequr njëri-tjetrin në Angli.
-Pse
në Angli ?
-Sepse
në Angli po të punosh shumë fiton shumë. Anglezët kanë paret, u duhet puna. Ne
kemi punën, na duhen paret. Kjo vila ime që po sheh këtu besoj se e dëshmon çka
po të them.
-Çfarë
di për Anglinë ti tjetri from Kalaja e Dodës ?
-Anglia
është Mbretëri, ka Mbretëreshë, është vend i pasur. Ajo që mua më mahnit është
se Anglia nuk ka Kushtetutë. Që domethënë se anglezët e bëjnë sot Drejtësinë si
e kemi bërë ne para disa shekujsh, me Kanun.
-Po
ti tjetri nga je ?
-I
am from Zall Dardha. Edhe ne from Zall Dardha kemi ndërtuar vila. Ja, ajo atje
me tre kate. Dy vëllezërit e mi që punojnë në Londër më kanë thënë se një vilë
të tillë anglezi mund ta ndërtojë me djersën e pesë brezave, ose kurrë.
Dembelat dhe parazitat pëshpërisin se ne dibranët sjellim nga kurbeti vetëm
pare, asgjë tjetër. Në fakt, dibrani sjell nga Anglia gjithçka që Anglia ka.
-A
mund ta plotësosh ti tjetri këtë from Zall Dardha lidhur me atë se çfarë sjell
Dibra nga Anglia ?
-I
am from Maqellara. Unë që kam një xhajë në Mançester dhe një baxhanak në
Liverpul e di mirë se Dibrani sjell nga Anglia jo vetëm Sterlinën, por edhe
seriozitetin, edukatën, dashurinë për punën, rregullin, respektin, disiplinën,
shkurt qytetërimin.
-Ti
tjetri, a di ti për Anglinë ndonjë gjë më tepër se ky maqellarsi ?
-I
am from Cereneci. Anglia është nona dhe baba e qytetërimit. Anglia është ajo që
e rrotullon në majë të gishtit politikën e botës. Kaq di unë për Anglinë. Po
deshe të dish më tepër pyet këtë tjetrin.
-I
am from Muhrri. Në Angli kam dy djem daje. Anglia është ishull. Ka qënë
Perandori. Kalaja e Dodës e Shqipërisë ka disa ngjajshmëri me Kalanë e Dosës së
Anglisë, që është Skocia. Këto dy Kala Dode janë të largëta por thonë se kanë
ngjajshmërira antropometrike dhe fjalë të përbashkëta. Ku ka zë s'është pa gjë.
-Po
ti kuqsi me quka në turi a di ndonjë gjë për Anglinë ?
-I
am from Ostreni. Kam një djalë xhajë në Londër. Të gjitha shpikjet e botës i ka
bërë anglezi. Në Angli makinat e kanë timonin nga e djathta. "I am from
Ostreni" ma ka mësuar xhaja.
-Ti
që gjithë kohën qesh duke dëgjuar miqtë e tu, prezantohu dhe na thuaj çfarë di
për anglezët dhe Anglinë.
-I
am from Zerqani. Unë di Anglisht edhe "I love You". Baballarët tanë
kanë spiunu ata që vinin për me u arratis. Këtë mëkat kaq të madh s'di ai do ta
lajmë ne dibranët.
-Ti
veshllapush, a do shtosh diçka ?
-I
am from Bulqiza. Këtu në këtë lagje luksoze të Tiranës me emrin e bukur Little
England, qarkullojnë fjalë të liga sikur ne from Kalaja e Dodës kemi nga dy
gra, një këtu, një atje, çka unë e refuzoj me neveri. Kunati im në Angli që
punon dhjetë orë në ditë më ka thënë se pronari i tij 55 vjeç shkon ende në
shkollë ku mëson gjuhën spanjolle dhe pianon. Kur e pyet, thotë: Do vete në
shkollë sa të jem gjallë. Nuk dua të vdes i paditur.
Këtu
mbaroi biseda me dibranët tigra dhe luana që mezi i mblodha.
Ku
ndodhet Little England ?
Më
interesante se çdo muze' me mbretër dhe perandorë. Më magjepsëse se çdo
ekspozitë me piktura dhe gravura. Më sugjestive se çdo Aulë universitare ku një
profesor ulok pritet të flasi për zanafillën e Universit dhe Brimat e Zeza.
Kalo Lumin e Tiranës mbi urën e Babrroit. Ngjitu mbi kodër. Aty e ke.