Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shkartisje
E merkure, 28.07.2021, 07:29 PM
Shkartisje
Nga
Edison Ypi
Meqënse
nuk shkulen edhe po tua mbash në lule të ballit, që të vazhdojnë të jenë po ata
por me të tjera cilësi, prerja dhe ndërrimi i kokave me njëritjetrin, pra
shkartisja e kokave, duket e vetmja zgjidhje.
Për
të dalë nga bataku ku kemi ngecur, për ti dhënë fund pritjes së pafundme për
rezultat të ndryshëm duke i rënë të njëtit avaz, nuk ka mënyrë tjetër veç
shkartisjes së kokave.
Asnjë
kokë nuk është e lumtur me trupin që ka nën vete.
Asnjë
trup nuk është i kënaqur me kokën që mban mbi supe.
Si
shkartisja e kalit me gomarin prej së cilës shkartisje del mushka, apo si bërja
e poçeve të reja me baltra të vjetra, shkartisja e kokave duket zgjidhja e
duhur.
Emri,
identiteti, sëmundjet, veset, huqet, tekat, trillet, deliret, të bëjnë çfarë të
duan, me kokën ose me trupin, t'ja mbajnë nga tu teket.
Për
të evituar kalbjen e kokave para ndërkalljes së tyre, pra që shkartisja e
kokave të kryhet me sukses të plotë, kokat e prera të ruhen në sepete me akull
si koka e Tunxh Hatait në romanin e hatashëm.
Thikë,
sëpatë, hanxhar, sqepar, apo kosore, mjeti i përdorur për prerjen e kokave që
do shkartisen, mund të zgjidhet sipas dëshirës.
Për
të realizuar me përpikmëri bashkimin e kokës së njërit me trupin e tjetrit, të
përdoren teknikat e rrobaqepësit me gjilpërë dhe arna.
Me
përparimet që ka bërë kirurgjia e sotme, posaçërisht ajo plastike që mbush
buzët me mishin e bythës për ta bërë gojën si brimë pridhi, apo lëkurën e
loqeve e vë në faqe për ti bërë sa më erogjene, ndrrimi i kokave dhe trupave
bëhet me sukses të garantuar.
Koka
e Ramës mbi Supet e Sorosit, dhe koka e Sorosit mbi trupin e Ramës, pra këmbimi
i kokave të të dyve, janë një shkartisje perfekte, një kryevepër gjenetike.
Superdjeshmëria dhe superinteligjenca kreative e njërit, dhe megapasuria
bashkuar me gjenialitetin manipulativ të tjetrit, do shkartisen mrekullisht sa
në të mirë të vetë atyre, aq dhe në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Me këtë rast, në mungesë të targetit, do rreshtin dhe britmat e turpshme të
lukunisë së militantëve injorantë, idiotave që erzin ja kanë marrë me kohë,
tani Partisë Demokratike po i marrin shpirtin.
Shembulli
i shkartisjes së kokave të mëdha mund të vlejë edhe për shkartisjen e kokave të
vogla.
Për
shembull, tjetër shkartisje që duhet bërë me urgjencë është që kokat ti këmbejnë
Doktori dhe Luli. Doktori të marri kokën e Lulit. Luli të marri kokën e
Doktorit.
Shkartisja
në fjalë, e ngjajshme me kombinimin e shalqirit me kungullin, duke mos qënë as
Lul as Doktor, por njëkohësisht edhe Lul edhe Doktor, pra një Luldoktor ose një
Doktorlul, do prodhojë dy kreatura rokamboleske hyperrealistike me cilësi
krejtësisht të ndryshme krahasuar me para shkartisjen, dhe krejtësisht të
njëjta me njëritjetrin pas shkartisjes. Njëri prej tyre, cili të dojë, do
merret me udhëheqjen e Partisë Demokratike në betejat e ardhëshme nga fjetorja
në fjetore. Tjetri do merret me zgjidhjen e koklavitjeve me Amerikën dhe me
rekuperimin e statusit Non Grata. Për të evituar çdo keqkuptim lidhur me ndonjë
apo disa çorroditje eventuale të publikut, do lobohet me Departamentin e
Shtetit, dashamirët përkatës, shoqatat respektive.
Një
shkartisje me vlerë të pallogaritëshme për shqiptarët mund të jetë ndërrimi i
kokave mes Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit. Shkrirja e delirit të njërit, me
objektivitetin analitik të tjetrit, do jetë një ekstazë komunikative që do
elektrizojë deri kuçin e maçin nga Konispoli në Vermosh, dhe më gjërë.
Shkuljet
e kokave të Mero Bazes dhe Fatmir Mediut, dhe ngulja e po atyre kokave në
trupat e njëritjetrit, do jetë një kontribut i paçmuar në zbardhjen e zigzageve
militare, juridike, politike, të Gërrdecit.
Shkartisja
e kokave të Adi Krastës dhe Sonila Meços do jetë me shumë vlerë në drejtim të
qetsimit të situatës, aq sa do ua ngrerë shqiptarëve mishin kokërr.
Mediat
do përfitojnë shumë nga shkartisja e kokave të Robert Rakipllarit dhe Henri
Çilit.
I
pallogaritshëm do jetë gjithashtu përfitimi nga rrokada e kokës së Frrok Çupit
me kokën e Andi Bejtes
Koka
e njeriut nuk është si sfera e skafandrës së palumbarit që hiqet e vihet me
bulona.
Duhen
patur parasysh disa gjëra.
Monstrat
që do dalin nga shkartisja e kokave, ndoshta atypëraty nuk do pëlqehen nga
publiku. Por kjo s'do të thotë se ka vend për dëshpërim. Me kalimin e kohës çdo
gjë ndreqet, çdo problem zgjidhet, çdo plagë shërohet. Si dentierat e reja me
mishin e vjetër të nofullave, kokat dhe trupat e lënduar pakngapak gjejnë
rehat.
Tentativat
për rebelim të kokave dhe trupave për shkak të zevzekllëkut shqiptaresk, pra
përpjekjet për rikthim në kohën kur "isha rehat me kokën time" apo
"ndjehesha e lumtur me trupin që kisha", do shtypen pa mëshirë.
Mospërputhja
e plotë mes produkteve të shkartisjeve, hibridëve, surrogatëve, bastardave, që
nuk do i ngjajnë as njërit as tjetrit subjekt të shkartisur, duhen mirkuptuar,
toleruar, mundësisht tu jepet zgjidhje.
Derisa
të mësohen të mos betohen për asnjë kokë, shqiptarët le të betohen "Për
kokën e filanit në trup të fistekut".
Nostalgjikët
kokpalarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, spiunat e kahershëm që ende mbahen për
shkrimtarë, do urdhërohen të bëjnë një skenar filmi me titull "Kokat
Tona", si dhe do marrin pjesë në kokursin kush ta shkruaj më mirë romanin
me titull "Kokat Tuaja". Nëse Kokat tona dhe Kokat tuaja nuk do kenë
sukses të mirfilltë artistik, djegie me vajguri lidhur në shtyllën e turpit,
varje në litar, ose groposje për së gjalli për qelbësirat që lehin nga
Fejsbuku.
Si
kokave dhe trupave të shkartisur tu bëhet e qartë se rezistenca më minimale
ndaj shkarrisjes, do dënohet me vdekje me hedhje në gropën e gëlqeres së
pashuar për "Shkartisje të Shkartisjes", pra për diçka që
konsiderohet krim i rëndë ngaqë nuk ka asnjë kuptim.
Shkartisje
pas shkartisje, operacioni nuk do ndalet derisa të gjitha kokave fatkeqe tu
gjinden trupat fatlumë.