Kulturë » Ypi
Edison Ypi: E quajta Derr, s'i bëri asnjë përshtypje!
E shtune, 21.08.2021, 03:35 PM
Bole
Nga
Edison Ypi
E
quajta Derr, s'i bëri asnjë përshtypje.
I
thashë Kafshë, s'i lëvizi qerpiku.
I
radhita një varg me epitete kundërmonjëse si kaka, shurra, bajga, nuk u tund.
Pastaj
ja zbraza n'lule t'ballit fishekun e fundit mespërmes kafkës. I thashë ti je
Sharlatan. Meazallah.
Budallait
që kam fatkeqësinë ta njoh, i është tiposur se Shqipërisë, për çdo çorbë që
gatuan vetë, ja ka fajin Amerika dhe Ambasadorja. Dhe bam e bum budallai dit' e
natë duke zhgarravitur hajvanllëqe në Fejsbuk. Pa pikën e turpit. Me pika, me
presje, fjal' për fjalë si në librat e shokut kurvi që i ka lexuar me laps në
dorë.
I
kam thënë kaq herë budallait: Mysafiri dhe miku që po përgojon të ka falur dy
shtete. Kjo që po bën është turpi më i madh. Fëlliqësinë e padëgjuar e bëjnë
vetëm faqezinjtë, tradhëtarët, mercenarët, spiunat, hajdutët, parazitat,
injorantët. Një maskarallëk të tillë e ndalon rreptësisht çdo Kod moral, çdo
Kanun zakonor. Kanunet dhe Kodet, poshtërimin e mysafirit, prerjen në Besë të
mikut, që budallai në fjalë i ka buk' e djathë, e dënojnë rëndë.
Fol
o gur, fol o mur.
Duhet
një zgjidhje për ti frenuar zorzopët e lëshuar nga zinxhirët.
Çfarë
të bëj me të sëmurin psiqik që as e vras dot, por as të gjallë nuk dua ta lë ?
Kaloi
ca kohë.
Kur,
një ditë, seç mu tek, vajta i thashë në surrat:
O
Bole !
Ngriu.
U shushat. U mek. J'u morrën ment. Iku duke belbëzuar.
S'u
pa nja një javë.
U
bëra merak.
E
gjeta ku ishte fshehur.
E
mora me të mirë. E pyeta si je shëndet etj.
Dëgjo,
tha, më quaj çfarë të duash. Kusur mos më lër. Më shaj si të vij në mendje me
fjalët më të rënda. Më thuaj edepsëz, qurre, qebësirë, gëlbazë, mut, mut muti,
mut i mutit të mutit. Ama, nuk e di pse, po më the Bole, më erren sytë, më
bllokohen veshët, më thahet pështyma, më ikën oreksi, më trazohen zorrët, më
lënë fuqitë, më ngrijnë gjymtyrët, më ndal zemra, më bllokohet mushkëria, s'më
punojnë gjëndrat. Është i vetmi cilësim që nuk e duroj dot. Është e vetmja
fjalë që më fut në varr. Më mirë më vrit
se të më thuash Bole.
I
thashë Boles,
-Do
zhgarravisësh më postime kurviste në Fejsbuk me Amerikë imperialiste,
ambasadore guvernatore, dhe carlliqe të tjera ?
-Jo
jo, kurrë, pa merak, vetëm Bole mos më quaj më. Nuk e duroj dot. Më vret. Më
varros.
Kisha
goditur në shenjë.
Mu
hap Qielli.
As
Ajnshtajni në momentin kur formuloi relativitetin, as Newtoni kur zbuloi
gravitacionin, as Sala kur bërtiti: This is a miracle of freedom, s'mund të
jenë ndjerë më të lumtur se unë atë çast pas atij pushkatimi me 1 fjalë të
vetme që i bëra një idioti.
Mesa
duket fjala Bole kishte qënë pika që derdhi kupën, grimca që shkaktoi
rezonancën.
Zbulim
i rëndësishëm lokal por edhe planetar përderisa e ka thënë Umberto Eco se prej
halabakëve të Internetit vuan e gjithë dynjaja.
Mrekullia
që ndodhi me Bolen që është më budallai, nuk mund të mos veprojë me inferiorët
e tij, bastardët bytha, Loqa, Koqa, Mullaqa, dhe të tjerë të këtij kallëpi. Për
rrjedhojë, zbulimi në fjalë nuk është vetëm lokal dhe planetar, por edhe
universal.
Gjeje
pikmbështetjen e levës së Arkimedit për ta lëvizur Botën, thembrën e Aklit për
t'i vrarë dhe varrosur rrezilët - cilësimin specifik për secilin budalla.
Thuaja ! Dhe e ke shkatërruar përgjithmonë. Ky është thelbi i zbulimit që
ndodhi rastësisht.
O
Zot sa e thjeshtë paska qënë. Si mijëra bombat atomike të arsenalit të frikshëm
të superfuqive që janë në gjendje ta hedhin në erë planetin qindra herë brenda
pak minutash, por të gjitha i flak në hale një virus mikroskopik që arratiset
nga një laborator.
Sikur
më falën botën. Sikur më ra Llotaria e Kinës. Ashtu u ndjeva.
Vulgarëve
të Internetit ju gjet vaksina.
Gjeji
secilit cilësimin që e tmerron. Plasja në fytyrë ! Me faqeziun që merret me
Amerikën dhe Ambasadoren, ke mbaruar punë.
Nëse
cilësimi tingëllon si pseudonim, aq më mirë. I kanë qef pseudonimet rrugaçët
tanë.
Megjithatë,
s''është e kollajtë ta çarmatosësh halabakun e Internetit me 1 fjalë të vetme.
Duhet
të dish disa gjëra paraprakisht.
Çfarë
libra lexon ? Çfarë filma kqyr ? Çfarë ëndërra sheh ? Çfarë e bën të qajë ?
Çfarë e zgërdhin ? Cilat aroma ja ka qef hunda ? Çfarë ha ? Çfarë pi ? Çfarë
muzike dëgjojn ?
Mblidhi
përgjigjet. Futi në trurin tënd si copat e mishit në tenxhere. Zjeji mirë e
mirë. Lëre rë ftohet. Hiq kapakun. Nga tenxherja, bashkë me avullin, si te
përrallat e Aladinit, do çfaqet me gërma të arta fjala magjike me efekte
shkatërruese.
S'ka
mënyrë tjetër.
Pa
arritur një numur kritik, vulgarët e Internetit, komuniteti i faqezinjve brenda
të cilit Bolja ime është një kokrrizë rëre, nuk janë të rrezikshëm, nuk
përbëjnë problem.
Ama
nëse hordhia e budallejve që përgojojnë Amerikën dhe Ambasadoren, shtohet si
numur, nuk është më "cilësi", bëhet "sasi", dhe si e tillë,
shdrrohet në statistikë, në diçka që nuk arsyetohet, vetëm numurohet, çka, nëse
ndodh, nuk zhduket kurrë më. Hordhia e halabakëve pavdeksohet. Bëhet dukuri
natyrore. Si Tepelena, Laçi, Mamurrasi, Zavalina. Sëmundja hyn në fazë
endemike. Tiparet individuale s'luajnë asnjë rol. Hordhia shndrrohet në turmë
anonime haxhiqamiliste, fryhet si lumë kur sapo nis shiu, rrëmben e çon në det
gjithçka që i del përpara.
Po
ndodhi, hiç s'ke ç'u bën, u rruan bishtin, do bëhet si thonë ata,
shejtanbudallenjtë injorantë eksperta për gjithçka.
Ta
promuovojmë sa të mundim asgjësimin e budallejve dhe budallallëkut përmes kurës
psiqike me fjalën e vetme asgjësuese për çdo rrugaç.
Koha
nuk pret.
Boll
prodhuam vrasësa, Myslym Shyra, Asim Zenela, Kajo Karafila.
Tash
e tutje të prodhojmë bomba verbale me 1 fjalë për të hedhur në erë idiota
Interneti, gomerë rrjetash sociale.
Të
futemi ku askush s'ka kuturisur. Në trurin e shpupurisur të budallait. Ta
gjejmë atje cilësimin që Bolen dhe zuzarët e tjerë i çmend, i trondit, i hesht,
nga rruga e Djallit i largon, në rrugën e Zotit i fut.
Përndryshe,
le t'i themi Bujrum Mesjetës që hordhia e injorantëve na e ka sjellë te pragu.