Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Si ta kuptosh që je komunist
E merkure, 04.08.2021, 08:19 PM
Si ta kuptosh që je komunist
Nga
Edison Ypi
Të
bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist i regjur, si vigjilent, të
shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla, të gjitha këto duke u
fshehur pas pseudonimit, s'je asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke
shokun.
T'ja
hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falenderosh për të gjitha të mirat 1
njeri të vetëm, je komunist budalla, komunist zhabulan, komunist kërrmë.
Ta
përgojosh Ambasadoren e Amerikës, vendit që tundi Botën, shpenzoi 30 miliardë
dollarë me ta fal Kosovën, je absolutisht dhe dedinitivisht më komunist se
kurvi, më bolshevik se Lenini, më kriminel se Stalini. Se edhe ata s'u linin
kusur ambasadave dhe ambasadorëve. Por nuk i besonin as vetë. E bënin për
propagandë. Ndërsa ti copa e mishit armatosur me Internet dhe Fejsbuk,
hajvanllëqet për ambasadorët i thua seriozisht.
Të
mos ndjesh aspak lumturim, por vetëm mall, vetëm nostalgji, për Teatrin
kriminal propagandistik që u shemb, je komunist 24 karat.
Ta
quash dikend që ka vuajtur në burg ose internim, Shkrimtar ose Poet vetëm pse
ka krrejtur ca vjershëza, duhet me ta shtyp kokën urgjentisht. Është nga
symptomat më të rënda të "Zgjebus Komunistus" prej së cilës sëmundje
vdekjeprurëse nuk ka shpëtuar 'kush deri më sot, dhe pas pak do ngordhësh
ngadalë duke uluritur nga dhimbjet.
Të
mos kesh qënë kurrë brenda ndonjë kishe apo xhamie, je një komunist i pafytyrë
dhe i pashpirt, komunist adhurues i dynamitit, komunist i 1967-ës.
Nëse
dikend që punon, djersit, fiton, e quan "qen i punës" ose "qen i
lekut" je komunist orwellian.
Të
mos e kërkosh kuponin tatimor kur nuk ta japin, ose ta refuzosh kur ta japin,
je komunist safi'.
Ta
dekurajosh tjetrin duke i thënë "a u lodhe ?" sapo del nga shtëpia që
në mëngjez, je komunist vjetnamez.
Të
shpërndash gjithandej falenderime për X apo Y se na bëri rrugët apo na nxorri
në dritë, je adhurues i kurvit, je dishepull i Mao Ce Dunit, je komunist kinez.
Të
habitesh dhe të prishesh me një mik për të vetmen arësye se nuk mendon
politikisht njëlloj me ty, je komunist bodrumesh maksiste, komunist komitetesh,
stalinist sloganesh.
Të
vejë mendja se ata që s'mendojnë si ty duhen shfarosur, je komunist junglash
hindokine, kriminel kamboxhian, komunist khmer.
Të
kesh bindjen se të gjithë lebërit dhe të gjithë tropojanët janë komunista, je
vetë komunisti më i ndyrë.
Të
lexosh me ankth artikuj gazetash ku të mësosh kush ja futi e kujt ja qiti gjatë
diktaturës, je një komunist nepotik lindur e rritur mes rrenash komuniste, lyer
duart me gjak.
Të
kesh sadopak nostalgji për kohën e mbledhjeve të kolektivit dhe aksioneve
vullnetare, për kohën kur rrinit bythë më bythë dhe spiunonit njëritjetrin, më
komunist se kaq nuk bo nona.
Të
japësh leksione patriotizmi duke u mbështjellë me flamur kuq e zi me shkabë në
mes, je një komunist i neveritshëm folklorik që s'i duhesh as dreqit.
Të
kesh bërë ose blerë, për shembull në Kanada, vilë me paret e mercenarizmit
politik, me paret e dallavereve ose privatizimeve të paligjëshme në Shqipëri,
dhe të ngresh prej andej flamurin e rreckosur e rë pocaqisur të ndershmërisë
patriotike me fjalor propagandistik, je komunisti më kriminal në fytyrë të
dheut, je pisi politik më i neveritshëm që meriton të shkulet gjuha me pincë
dhe të nxirren sytë me pirun, të merret fryma dhe të ngordhësh në shtyllën e
turpit i mbuluar me pështymat e kalimtarëve.
Të
jesh thjesht një sharlatan, një injorant, një budalla, që mbahesh për i
përndjekur, dhe veçse për interesa materiale, me shpatën e ndryshkur të
vigjilencës donkishoteske të korrësh armiq në hava' duke pirë demek kafe
antikomuniste me të ngjajshmit e tu, je një cop muti, je një komunist i
pakurueshëm, je një zagar, një zorraxhi kafenesh.
Të
jesh pinjoll nomenklature, ta kesh pasur babain, për shembull, prokuror, dhe
pasi ke lëpirë kockën që të kanë hedhur të bësh si Lenini i kapitalizmit, je
një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.
Të
kesh qënë spiun i Sigurimit dhe, në
përpjekje për ta larë mutin me shurrë, ushtron atë sportin e njohur të hedhjes
së hijes së dyshimit mbi njerëz krejt normalë që me Sigurimin s'kanë pasur
asnjë lidhje, je vrroma komuniste më e ndyrë, duhesh lidhur.
T'ja
numurosh një nga një heroizmat një antikomunisti të shquar, me të njëjtën
gjuhë, të njëjtin stil, të njëjtat patetika, si i numuroheshin heroizmat
"partizanëve heroikë", je nga komunistat më të rrezikshëm.
Të
ndjekësh nat' për natë në televizor programe gjoja investigative që në fakt
janë manovrime gjobvënëse bazuar mbi spiunllëkun, je komunist budalla.
Të
mos pranosh ose ta refuzosh të vërtetën uluritëse se pa llaftaritë e
pushkatimeve, tmerret e burgjeve, skëterrat e internimeve, Lirinë që kemi sot
s'do e shihnim as në ëndërr, je një komunist bastard që Njeri s'bëhesh dot
kurrë.
Ta
besosh rrenën trashanike se Partia Demokratike do vijë ndonjëherë në pushtet,
të jesh komunist ku ma gjen. Je kafshë, shtazë, hajvan, gomar, budalla, idiot.