Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Tefta
E premte, 30.07.2021, 07:00 PM
Tefta
Nga
Edison Ypi
Tefta
ecte si kalë, tundej si mushkë.
Tefta
i shoqëronte hapat e mëdhej me kërrusje të thella para dhe prapa si bëjnë
malësorët që e kalojnë jetën duke u hedhur nga një shkrep në tjetrin.
Shumica
ishin të mendimit se Tefta ishte qelbësirë.
Por
kishte edhe që thoshin se Tefta ishte pocaqi'.
Dhe
të tjerë që ngulmonin se Tefta nuk mund të ishte më tepër se plehër.
S'dihej
pse cilësimet për Tefrën ishin ciklike, mujore ose vjetore, lunare ose solare.
Teftën
e quanin 1 muaj rresht nevojtore. Pastaj 1 vit rresht hale. Pastaj 1 muaj
qenef. Pastaj 1 vit gropë septike. E kështu me rradhë me muaj e me vite.
Tefta
ishte inxhinire. Por Tefta dhe inxhinieria s'kishin asgjë të përbashkët, nuk
takoheshin kurrkund. Tefta s'kishte absolutisht asnjë haber nga inxhinieria,
asnjë dijeni, asnjë përvojë, as teorike as praktike.
Llapaqenia
Tefta s'linte mbledhje kolektivi pa dërdëllitur.
Tafta
ngrihej e fliste e s'kishte të ndalur.
Tefta
ta nxinte jetën duke llomotitur për bllokadën, për armiqtë e jashtëm dhe të
brendshëm, dhe pafund tmerre të tjera.
Tefta
nuk qeshte.
Tefta
shkrofëtinte.
Të
ishe aq fatkeq sa të ndodheshe aty ku Tefta qeshte duke shkrofëtirë, lusje
Zotin më mirë të bëje 25 vjet burg, vetëm kjo të mos ndodhte, vetëm aq fatzi të
mos ishe.
Lugatja
Tefta hante me të njëjtat krrokama zorrësh, me të njëjtat konvulse
gastrologjike, me të njëjtin zell, si një dosë që ka futur feçkën dhe kokën
brenda një grazhdi silazhi ku po bluan me dhëmbë kaçarruma misri.
Tefta,
pasi hante, gromësinte si bubullon gryka e Dajtit kur pas pak do nisi shiu.
Pas
gromësimës Tefta pirdhte.
Pjerdhja
e Teftës nuk kishte të sosur.
Ta
dëgjoje Teftën kur pirdhte, të ikte malli për gjëmimin e topave dhe kërrcitjen
e mitralozave në betejën e Stalingradit.
Zhabulania
Tefta, përveçse s'kishte asgjë prej femre, kishte një problem tjetër që e bënte
definitivisht të neveritëshme dhe mbante larg saj jo vetëm njerëzit, por çdo
gjë të gjallë që Perëndia e ka paisur me dy brima afër e afër në mes të
surratit.
Tefta
vinte erë.
Tefta
qelbej nga një kilometër larg.
Tefta
kutërbonte aq rëndë sa të jepte ndjesinë se ishte gjithë kohës e dhjerë në
brekë dhe e pshurrur mes shalësh.
Qelbja
e Teftës ishte si duhma që lë pas kopeja me derra.
Të
shpëtoje deridiku nga qelbja e Teftës, nuk mjaftonte të ikte Tefta. Duhej të
largohej me vrap në sens të kundërt edhe viktima.
Askush
nuk e gjeti çfarë ishte tamam-tamam qelbja e Teftës.
Të
shumtët thonin Tefta vjen era shurrë.
Të
tjerë këmbëngulnin se Tefta vjen era përç.
S'ishin
pak ata që thonin se Tefta qelbet si kërrmë.
Të
tjerë betoheshin se Tefta vjen era qen i ngordhur.
Dhe
të tjerë që nuk e vinin aspak në dyshim se kutërbimi i Teftës është ose bajgë
lope, ose spirrë kalamani, ose kakë e tharë, ose të treja bashkë.
Tefta
ishte një kryevepër Ferri.
Teftën
e kishte bërë Djalli me dorën e vet.
Një
aq të fëlliqt sa Tefta nuk e gjeje dot në asnjë libër dhe në asnjë film.
Të
gjithë bënin be' se Tefta ishte kreatura më e ndyrë që u kishin zënë sytë.
Ndërmarrja
ishte plot me rraqe.
Rraqja
më e fëlliqët në atë ndërmarrje, kryerraqja, kryerrecka, kryepaçavurja e
ndërmarrjes, ishte Tefta.
Çfarë
bënte Tefta në zyrë vite të tëra, ishte një mister që askush nuk e zbuloi dot.
Të
thuash që Tefta s'bënte asgjë, ishte teprim. Gjithsesi Tefta diçka e bënte.
S'kishte
hale ku s'fuste turit Tefta.
Sipas
një definicioni të përsosur me kalimin e kohës, spiunët më të shumtë dhe më të
qelbët ishin "ata që s'bënin asnjë punë, dhe ndodheshin kudo".
Tefta
ishte pikërisht një e tillë.
Tefta
ishte një spiune.
Të
lodhur dhe të frigur nga e kudondodhura spiunia Tefta, njerzit thoshin:
Çfarë
t'i bëjmë kësaj qelbësire ?
Si
të shpëtojmë nga kjo plehër ?
Ta
hedhim nga Shkalla e Tujanit ?
Ta
rrëxojmë nga Shkëmbi i Kavajës ?
Ta
shtyjmë si padashur brenda në një gurthuese ?
Ta
flakim spiunen Tefta brenda një grope me zift të shkrirë ?
Ç'bën
vallë sot e skëterrshmja Tefta ?
A
vazhdon t'i fusi turit në çdo hale ?
A vazhdon me spiunllëqe ?
A
vjen erë ?