Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Bakllava
E premte, 04.06.2021, 10:13 PM
Bakllava
Nga
Edison Ypi
Ta
bëra bakllavanë me petë të holla dhe të buta si mëndafsh, ta poqa në ngjyrë
vishnje, merre haje, gjakedhjam, tha furrxhiu duke më treguar me krenari
tepsinë plot me thela si pridha të ëmbël dhe të shijshëm.
Duke
vajtur në shtëpi me bakllava ndër duar, rrugës njerzit më shihnin me dyshim.
-Çfarë
ka bakllavaja ime që e sheh vëngërr ? i thashë njërit.
-Bakllavaja
jote ka brenda sheqer dhe vaj industrial, miell dhe arra të modifikuara
genetikisht që të shpifin llojlloj sëmundjesh.
Ma
bëri harram. E hodha bakllavanë në kazan të plehrave. Por uria për bakllava mu
shtua.
Vajta
në një tjetër ëmbëltore. Bakllavaxhiu bëri sikur ma lexoi mendjen.
-Ti
këtë bakllava e do që t'ia dhurosh Kryeministrit që ëmbëlsia e bakllavasë t'ja
neutralizojë zeherin që kundërshtarët e Tij hedhin oreminut mbi të.
-Kryeministri
ynë prodhon më tepër mjalt e sherbet se kundërshtarët e tij helm, i thashë
bakllavaxhiut me dell dhe zell të tepruar politik, dhe vajta te një tjetër
ëmbëltore.
-Dua
një bakllava…
Ma
kapi mendimin,
-Qënke
qerrata, tha. Sa bukur të paska vajtur mendja. Ti do një bakllava që tu dhurosh
ministrave nga një thelë t'i zërë barku në mbledhjen e qeverisë, pamjet filmike
të shkojnë në Youtube t'i shohi gjithë dynjaja si dhjeracakë. Pa merak. I kam
helmet e duhura për bakllava që shkakton spirrë të verdhë për ministra të kuq.
Më
dëshpëroi ky helmatisës i maskuar si ëmbëltor dhe kjo ëmbëltore e rrezikshme me
mpleksje perverse të ëmbëlsisë me politikën.
Por
nuk u dorzova.
Disa
bakllavaxhinj në disa ëmbëltore më pritën me këmbët e para;
I
pari,
-Do
të bëj një bakllava të atillë që Kryeministri pasi ta hajë ti vejë menjëherë
mendja të bëjë ndryshimet e duhura në qeveri.
I
dyti,
-Do
të bëj një bakllava që pasi tu japësh të hanë nga një thelë deputetave tu
pëlqejë aq tepër sa të vendosin njëzëri për zgjëdhje të reja që të merret vesh
përfundimisht sa i vlen lëkura njërit e tjetrit dhe çfarë gëzofi mund të bëhet
me secilën lëkurë.
I
treti,
-Do
të bëj një bakllava që pasi tu japësh të hanë nga një thelë, deputetave të
inkriminuar, tutorëve të kurvave, vrasësve, të shkojnë të gjithë në hale të
gomerëve. Faleminderit që po më jep rastin të bëj bakllavanë që kam ëndërruar
tërë jetën.
I
katërti,
-Do
të bëj një bakllava posaçërisht për të helmatisur disa konservatorë të cilët në
vend që në këto ditë të vështira për fatet e Kombit të bashkohen kundra të
kuqve në pushtet, merren me njëritjetrin e lagu s'e lagu.
I
llaftarisur nga politizimi ekstrem i bakllavasë si mjet vrasës, s'po dija nga
t'ja mbaja për të bërë një bakllava si ma ka mideja. Kur papritur te banaku i
një ëmbëltoreje doli një grua.
-Dua,
i thashë gruas së ëmbëltores, të më bësh një bakllava me shumë petë, petët të
mos jenë të gatëshme por të bëra vetë me okllai', arrat të mos jenë nga Kina
por nga Bërzeshta, jo me vaj por me gjalp, jo me sheqer por me mjalt, jo me ujë
çezme por me ujë burimi.
-Mos
e do edhe të rruar zotrote ? Të kuptoj drejt. Je në vendin e duhur. Ëmbëltorja
ime është e specializuar për helmime burrash. Do të bëj një bakllava për vdekje
të sigurtë, në çast, me kafshimin e parë.
Pash'
ç'pashë, nga bakllavaxhesha kriminele, vajta te një ëmbëltore pak më tutje.
-Dua
të më bësh një bakllava vdekjeprurëse mesjetare. Si ajo e Masakrës së
Manastirit që helmoi tetqint burra.
-Pse
e do ?
-Ta
ha vetë. Të iki përgjithmonë nga ky vend plot me rrenacak, hajduta, katila.