Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Poeti Piro Kuqi
E marte, 06.07.2021, 06:54 PM
Poeti Piro Kuqi
Nga
Edison Ypi
Vdiq
Poeti Piro Kuqi.
Nga
uria ?
Jo
nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Poeti Piro Kuqi ishte i pasur. Njëqind
dollarot në muaj që i jepte shteti Poetit Piro Kuqi i mjaftonin e i tepronin
për të ngrënë e për të pirë.
Nga
të ftohtit ?
As
nga të ftohtit. Shpella me tulla, kartona, dërrasa, ku jetonte Poeti Piro Kuqi
e fuste erën dhe shiun nga të gjitha anët. Poeti Piro Kuqi i mbledhur me lecka
ngrohej duke u rrënqethur nga zjarri i bukurisë së vargjeve që thurte, si për
shembull; “ik moj gjethe nëpër natë, ikë mos më rri tek dera, se dimri ishte aq
i gjatë, sa frikë po kam dhe nga pranvera”.
Poeti
Piro Kuqi nuk vdiq nga të ftohtit, nga uria, dhe as nga ndonjë shkak tjetër
material.
Poeti
Piro Kuqi erdhi natën, shtyu portën, ndali në verandë, pa orgjinë që bëhej
brenda, u skuq, u zverdh, u zbardh, u nxi, u lemerit, dhe iku.
Po
kush ishte Poeti Piro Kuqi ?
Është
më lehtë të përgjigjesh kush ishte Jezu Krishti se kush ishte Poeti Piro Kuqi.
Poeti
Piro Kuqi ishte një kujnajë njerëzore përsosmërisht e mbyllur dhe e mbytur.
Prezenca e tij ishte mungesa e tij. Poeti Piro Kuqi nuk erdhi në jetë për t’u
dukur, por për t’u zhdukur. Vdekëtarët banalë lodhen të bien në sy me prezencë.
Poeti Piro Kuqi ishte nga fort të rrallët të cilët mbi qiellin e zi të botës
sonë vijnë e ikin si kometat për të sfiduar dhe zhvleftësuar rregullin në dukje
të pandryshueshëm të rënies në sy me prezencë.
Poeti
Piro Kuqi ishte një arratisje e vullnetëshme në honin e errët të ekstazës
medituese.
Skllav
i përulur i fjalës së zgjedhur, Poeti Piro Kuqi i pamposhtur na la shembullin e
rrallë të Poetit që refuzoi çdo kompromis me materialitetin.
Një
strehë më të rehatshme dhe disa orendi, Poetit Piro Kuqi mund t'ja jepte
kushdo. S’ishte ky problemi. Problemi, zgjidhja e problemit, çudia, fati,
mrekullia, shenjtëria, ishte se Poeti Piro Kuqi qe refuzues i materialitetit
deri në vetëflijim.
Nuk
e refuzoi jeta Poetin Piro Kuqi.
Poeti
Piro Kuqi refuzoi jetën.
Nuk
foli. Nuk udhëtoi. Nuk bleu. Nuk konsumoi. Ndoshta as nuk hëngri e as frymë nuk
mori.
A
ishte i ndjeshëm Poeti Piro Kuqi ?
Sa
s’thuhet, sa s’shkruhet, sa s’shikohet, sa s’dëgjohet, sa s’ulëritet, sa
s'llogaritet, sa s’dihet, sa s’njihet, sa s’këndohet, sa s’filmohet, sa
s’gdhëndet, sa s’kuptohet, sa s’besohet.
Poeti
Piro Kuqi nuk ngjante me asnjë dhe me asgjë.
Poeti
Piro Kuqi nuk jetoi kohën tonë, që është e matëshme, e pjesëshme.
Poeti
Piro Kuqi jetoi kohën e Tij, të pamatëshme, të pafundme.