Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shporrje
E merkure, 31.03.2021, 09:23 PM
Shporrje
Nga
Edison Ypi
Prej
ca kohësh më shkaktonte ankth sita.
Erdh'
e u trash ky ankth derisa u kthye në dëshpërim që nuk do ma largonte dot as një
oqean me kamomili trazuar me një kontinent sheqer.
Ndoshta
s'do ta kuptoja kurrë ç'po më ndodhte.
Për
fat, si ajo rrëkeja e hollë e ujit, që po mori rrugë, pas pak shemb digën
miliona tonëshe, një episod në dukje i vogël u bë shkak që enigma të
zbërthehej.
I
thashë një miku: Në jetën t'ime nuk kam parë kurrë një film shqiptar.
Ngriti
vetullat, mblodhi supet, ngushtoi dhe rrumbullakosi gojën duke e bërë si brimë
bythe, dhe tha; S'ka mundësi.
Po,
i thashë. Kam parë fragmente disa minutëshe si afrojmë hundën ndaj ndonjë
ushqimi të bajatosur dhe e largojmë menjëherë me neveri, por kurrë një film të
tërë. Jam gati gjatë një milionë viteve të ardhëshme të gërryej me thonj në
shkëmb dhjetë tunele Kalimashi dhe njëzetë La Manshi me nga katër kalime
secilin, por një film shqiptar nga fillimi në fund kurrë s'kam për ta parë.
Ndërkohë
që miku me brimën e gojës si brimë bythë vazhdonte të më kundërshtonte, ndjeva
se si diku në trup mu nda nga shoqet një qelizë.
Përfytyrova
me frikë qelizën e arratisur që bashkohet me shoqet dhe formojnë atë gaforren e
zezë që të shkakton atë gjumin pa zgjim.
Tek
ikja me tru të shpartalluar nga miku mosbesues, më vajti mendja tek
mbipopullimi i listave të emrave nëpër rraqet teknologjike.
Mikun
e budallallepsur nga soc-filmat dhe soc-teatrot, e shporra me ngut nga listat
si hidhet në rrugë me shkelma një hajdut nga shtëpia. Aty të ngordhësh, i
thashë, derisa të besosh se ka edhe njerëz të cilëve të parët e soc-këllirave u
shkakton të vjella.
Tjetri
që e shporra qe' dikush që po përgatitej të shkonte në ca vende të bukura. Sapo
nisa ti them diçka për rrugët, ma preu me ton sfidues; Më sollën nga Greqia një
Navigator. Nuk më duhen këshillat.
Aty
mu bë sikur dikush më goditi befas me sëpatë pas kokës. Mbytur në gjak, s'e
dhashë veten. Mir' i thash, ik o kafshë ik, ik dhe pyet Navigatorin se të tregon
Navigatori: Për një Kishë të magjishme të vogël për dy njerëz. Për një çoban
dhish pa gunë dhe pa fyell që ngjitet përpjetë malit në shi e në breshër me në
dorë një bastun me bisht të gdhendur që j'a ka sjellë i biri nga Greqia, si ty
Navigatorin.
E
shporra edhe këtë budalla ku e kisha e ku se kisha nëpër telefona, kompjutera,
tableta.
Shporra
me shkelma me këtë rast nja njëzet a tridhjetë të tjerë prej atyre që ta japin
numurin apo email adresën pa ua kërkuar.
Pastaj
shtyva dhe shporra pa aspak mëshirë në humnerën e errët të sikterit shpëtimtar
gazetarët që i nisin shkrimet me "Siç dihet...".
Fill
pas tyre, disa miqve që mbahen për konservatorë, u bëra pyetjen; A i do apo i
urren puntorët e fabrikave të kohës së Diktaturës ? Të gjithë u përgjigjën se
me zhulanjosat e kominosheve, jo vetëm s'kishin asnjë problem, por i kishin
shumë xhan.
Shporra
me këtë rast drejt të njëjtit fat edhe derdimenët që e mbajnë veten për
djathtista, konservativa, por në fakt janë interesaxhinj të ndyrë, me të cilët
nuk merrem se i bëj të famshëm.
Pas
zgjyrës së konservatorizmit, shtyva dhe pështyva pa mëshirë një regjizor që tha
në televizor: Ne shqiptarët jemi popull modest.
Pas
regjizor halesë, duke u thënë të iknin të jetonin pranë të ngjajshmëve, në pyll
me kërrmijtë dhe gjarpërinjtë, shporra me rradhë në greminë nja shtatë a tetë
delirantët që dalin në fotografi me dorë në mjekërr, demek si mendimtarë të
thekur.
Mes
tjerësh, sikterosa edhe nja tre a katër që kishin nisur të bënin diçka të
pabesueshme, të shkruanin roman me ndihmën e një softueri.
Pas
kësaj, çlirova veten nga një barrë e rëndë. Shkëputa lidhjen me numurat që
celulari nuk i njeh, dhe bllokimin e thirrjeve që nuk u çfaqet numuri në ekran.
Maq,
moq, piq, qiq, qoq, qyq - sa të duash.
Miq
fare pak.
Kur
në të ardhmen e afërt do kem vetëm shporrje dhe asnjë bujrum, mrrokllat do t'i
flak.