Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore?
E diele, 10.01.2021, 12:04 PM
Edison Ypi:
Kur
30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, u sollët sikur
italianët dhe të tjerë ua kishin borxh tu mbanin e tu sajdisnin, tu vishnin, tu
mbathnin, tu ngopnin, tu gjenin edhe punë.
Sot
sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata
thjesht po kalojnë.
Pse
nuk bëni për sirianët as 1 të mijtën e asaj që bënë për ju italianët ?
Ku
janë pedagogët, akademikët, doktorat, profesorat, llapaqenat që flasin nëpër
televizora për të drejtat e njeriut ?
Ku
është shoqëria civile e parazitëve të zyrave që merret me këto punë ?
Ku
janë në këtë rast OJQ-të e karakurvave që majmen me paret e taksapaguesve ?
Pse
po i fusni ata të mjerë nëpër burgje dhe spitale ?
Pse
s'pipëtini, pse strukeni, pse bëni sikur s'i shihni ?
Ku
e keni ndjeshmërinë njerëzore, mikpritjen legjendare, kanunin, respektin për
fatkeqin që troket natën se ka humbur rrugën ?
S'keni
fare të tilla.
Trimërinë
dhe Besën i keni vetëm nëpër lahuta dhe çiftelira.
S'keni
ndryshuar aspak.