Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Rrumpallhane
E enjte, 14.01.2021, 01:36 PM
Rrumpallhane
Nga
Edison Ypi
Shqipëria
është vendi më i rëndësishëm i botës që përcakton fatet e planetit, ndërsa
shqiptarët janë njerëzit më inteligjentë, më puntorë, më trima dhe më heroikë
të rruzullit.
Ky
pohim është budallallëk. Megjithatë në rrumpallhane lejohet ta thuash sa herë
të vjen ndërment dhe ta përsërisësh sa herë të intereson.
Do
shpallen emrat e spiunëve. Shumë mirë. Por të thuash se në ato lista është, ta
zemë, emri im apo i ca të tjerëve që me Sigurimin kemi qënë më të largët se me
galaktikën e Andromedës, s'ka provë më të qartë dhe të sigurtë se motrën,
gruan, dhe të gjitha femrat e fisit deri në 100 breza i ke karaputana, vet’ je
kurv, fëmijët nuk i ke të tutë por të komshiut qefli me gruan tënde lavire.
Megjithatë në rrumpallhanen që e ndërtuat me duart tuaja, s’ka pse të mos ketë
faqezinj që thonë edhe nga këto perversitete.
Po
thonë se shumica e spiunave kanë qënë nga të përsekutuarit. Çka nënkupton se
ideatorët dhe ekzekutorët e persekutimit në Shqipërinë diktatoriale, nuk paskan
qënë ata që dinim, çeta e vrasësve që më ’44-ën xhvatën pushtetin, vranë e
prenë, dhe Shqipërisë i vunë kazmën, por viktimat e tyre, të internuarit, të
burgosurit, të pushkaturit. Zbulimi befasues mund të jetë tmerrues në një
shoqëri normale. Por është më se i mundur në rrumpallhane.
Nga
stili inekzistent, fjalori i varfër, përdorimi i tre pikave të shurrës,
klishetë e neveritëshme soc-realiste, që të nxjerrin mallin e Zërit të
Popullit, kuptohet se jo pak nga ata që sot hiqen për konservatorë seriozë,
janë ca qesharakë ngrehalucë pa asnjë impakt në publik për të cilët Shqipëria
nuk është më e madhe se kafeneja. Ndër 'ta shquajnë ca gomerë që llomotitin nga
jashtë Shqipërisë, ca gjytyrymë që hiqen për gjenialë. Le të bëjnë çfarë u
thotë instinkti shtazarak. Rrumpallhania e lejon.
Ka
në Shqipëri treva me dhjetra fshatra ku mijëra shqiptarë punojnë, mbjellin,
korrin, ndërtojnë shtëpi, kultivojnë vreshta, pinë raki, dehen, dashurohen,
martohen, bëjnë kalamaj, trashëgohen. Por kanë një të keqe; Nuk vrasin
njëri-tjetrin. Duke mos u vrarë me sho-shoq, nuk prodhojnë lajm. Duke mos
prodhuar lajm nuk dalin në media. Duke mos dalë në media nuk ekzistojnë. Për
rrupallhanen është më se normale.
Rrjetat
sociale po shërbejnë si një mundësi e mrekullueshme për tu mundësuar
budallenjve dhe budallaqeve të krijojnë një të dytë, të tretë, të katër, të
pestë, të njëqintë, identitet inekzistet por të dëshiruar. S'ka rëndësi se
dukuria tmerruese dëshmon krizë identitare llaftarisëse. Rëndësi ka që mes të
mirave të tjera, rrumpallhania edhe këtë e mundëson.
Sa
qef të jetosh në rumpallhane. Ku duke u ngutur të vdesësh pa dhimbje, në vend
të realitetit të ashpër, sheh vetëm ëndërra të bukura me sy hapur.