E marte, 22.06.2021, 06:51 AM (GMT+1)

Mendime

Edison Ypi: Trimëria labe

E hene, 01.02.2021, 09:09 PM


Trimëria labe

Nga Edison Ypi

Qesh' nisur nga Berati për në Këlcyrë. Në Buz më thanë se rruga për në Këlcyrë nga Qafa e Kiçokut është e pakalueshme.

Desha-s'desha, helm-e-vrer ja thera teposhtë më të djathtë për në Memaliaj.

Ik e ik tatëpjetë nëpër ca kthesa e ca bukurira me të ik menia, kur befas nisën të më kalonin nëpër trup ca mornica të këndëshme si ato të seksit. Kisha humbur rrugën.

Ndala në një katund për të pyetur ku ndodhesha.

Nuk ishte katund i braktisur. Katundet e braktisura njihen.

Rrugë e rrahur nga makinat dhe karrocat, kopështe të punuara, mullarë bari të freskët, tym nga oxhakët, aty-këtu ndonjë e lehur qeni, ishin shenjat e sigurta se katundi nuk ishte i braktisur.

Thirr e thirr, asnjë s'përgjigjej.

Bjer e bjer bories, hiç.

Zbres nga makina.

Bërtit e bërtit, xhan-xhin.

Në rrugë asnjë kalimtar.

Bëra ç'bëra, ika më tutje me shpresë se në katundin tjetër dikush do bëhej i gjallë.

Në katundin e dytë dhe në katundin e tretë, e njëjta gjendje: Shenja të sigurta të prezencës së njerëzve,  por askush s'pipëtinte.

U solla si kali në lëmë nja dy orë të mira nëpër ca yrte të magjishme si të magjistricave të Makbethit, derisa rrugës, aventurës, mornicave, ua kapa fillin.

Kisha hedhur gabimisht një urë më të majtë të rrugës mbi një përrua. E bëra atë budallallëk duke supozuar se një urë aq e re, e gjërë, e asfaltuar, nuk mund të ishte bërë për në katundet e shurdhëta ku përfundova, por për në Memaliaj.

Tek kthehesha, diku afër Memaliajt, ndala të bëj pak muhabet me një çoban. Çobani që jetonte në stan bashkë me gruan dhe një fëmijë që e kishin zënë dhe pjellë po aty në po atë stan, ishte devolli i pajtuar një vendali. Ore, i thashë çobanit, kështu e kështu më ngjau nëpër ca katunde labërie. Çava fytin tim dhe shurdhova borinë e makinës. Si s'u bë njeri i gjallë ? Nëpër katunde, Përmet, Kolonjë, Korçë, Mallakastër, Myzeqe, Shkodër, Mirditë, Pukë, Mat, Dibër, dhe kudo gjetkë, nuk mund të ndodhë kurrën e kurrës kjo që më ndodhi në Labëri, në Tepelenë.

Çobani më mahniti. Nuk të janë përgjigjur nga frika, tha devolliu, tepelenjotët, lebërit, janë frikacakë.

U habita pa masë.

Duke ikur drejt Fierit, të njëjtën përgjigje rraskapitëse më dhanë edhe nja tre a katër të tjerë.

Ku ka vajtur ? Ku është fshehur ? Ku është strukur patriotikja, e lavdiahmja, legjendarja, trimëria labe.

E kemi lexuar nëpër libra, e kemi bërë në mësim, labi është një trim me fletë për të cilin janë shkruar pafund vargje e vjersha, poezira e balada, një div e një luan me nam që sokëllin sa tundet mali, mban fustanellë, bubullin toka kur hedh valle, ja heq kokën grekut si berr me jatagan e ja çan barkun me biçak, kap topin për grike, hedh në det italianin, shpall Pavarësinë, si është e mundur gjithai lab trembet në mes të ditës dhe në mes të katundit, të ketë frikë nga një frikacak si unë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora