Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Të humbësh me sukses
E diele, 28.03.2021, 10:00 PM
Të humbësh me sukses
Nga
Edison Ypi
Llomotit
sa më tepër kundër partisë. Që të jesh sa më i besueshëm, llomotitjen bëje në
stilin "kush të do të rreh".
Kafen
pije gjithmonë me të njëjtët miq. Bindeni njëritjetrit se jeni më të mirët, më
të squtët, më interesantët, jeni ajka, jeni krema. Me të tilla stuhira
masturbative brenda filxhanit të kafes, pakngapak do tkurreni, do paksoheni.
S'ka problem. Me "pak e sak" humbja nuk vonon.
Shpif
dhe intrigo partinë dhe kryetarin. Kusur mos u lër. Humbja vjen më shpejt.
Sakën
se përdor emrin tënd. Nxjerrja e emrit të çon në fitore. Të humbësh duhet
pseudonim. Shpifjet me pseudonim bëji në stilin e vigjilencës proletare të
kohës së kurvit. Dhe ja ku humbja u bë realitet.
Atdhetarët
shqiptarë të gjitha kohërave kanë shkrirë jetët e tyre duke ekzaltuar
identitetin perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Larg amaneteve të
budallenjve. Je nisur për të humbur, jo për të fituar. Ngri në qiell
identitetin lindor të shqiptarëve. Haremin, mullinin e kafes, sherbetin e
shegës, Islamizmin radikal, atë që s'ka lidhje me Muhamed e Kur'an, por vetëm
me Politikë.
Nëse
jo ti, por njerëzit e tu, kanë vuajtur nëpër burgje apo internime, dhe kjo
është arësyeja pse kërkon privilegje, nuk të lypset këshillë si të humbësh. Ke
humbur pa u nisur.
Nëse
je i përndjekur që ke vuajtur vetë, dhe tani kërkon si e si të kompensosh vitet
e humbura duke kopjuar shthurjet e komunistave ultraliberalë, që të humbësh me
sukses, ke nevojë për një këshillë të vockël, eja në vete sa më shpejt.
Je
ish pronar. Nuk ta nin fare se në sistemin pluralist pushteti merret me vota,
votat duan parti, partisë i duhet elektorat, bërja për vete e elektoratit kërkon
aftësi, talent, energji, dije. Je i pakënaqur. Llap lart e poshtë për ligjin
7501. Tek Katovica sheh të gjitha fatkeqësitë. Ulurin për mungesën e një partie
vërtet të djathtë etj etj. Në këto kushte s'ke nevojë për asnjë këshillë, i
humbur je.
Të
mos votosh, apo votën ta shesësh, si mënyrat më të efektshme për të humbur, nuk
t'i zura në gojë se u bë kaq kohë që je duke i përdorur me sukses të
admirueshëm.
Vëre
vëth në vesh: Duhet të humbësh sa më thellë.
Se
po fitove, duhet përkushtim që ty të mungon, duhen sakrifica që ti s'je gati
t'i bësh.
Ama
nëse humb, ti dhe partia jote do mbeteni të vdekur në shekuj.