Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Të dashurohesh me qelinë
E hene, 18.01.2021, 01:56 PM
Të dashurohesh me qelinë
Nga
Edison Ypi
-A
është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me
qelinë ?
Këtë
pyetje i bëri Ismail Kadarea Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e
Kadaresë, ku veç Arbnorit, ndodhesha dhe unë e ca të tjerë.
-Duke
udhëtuar nëpër botë, u përgjigj martiri i burgjeve Pjetër Arbnori, po shoh
qytete të kaltra të kristalta, grataçiela marramendës që ngrihen drejt qiellit
si gjilpëra, autostrada si gjarpërinj të zinj nëpër fusha të pamata, kodra të
buta, lugina mahnitëse, ura të varura po aq të frikëshme, sa dhe të bukura si
nëpër ëndërra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume me vepra gjeniale që kur i shoh
më mbushet trupi me mornica. Por rrënqethja estetike më e fuqishme që kam
provuar në jetë, ajo që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja, është betoni i
mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, mbeturina të vjellash, fije flokësh
të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtjet e betonit nga
prangat dhe goditjet - janë dhe do mbeten vepër Arti e pakonkurrueshme,
kryevepër e kryeveprave. Po, Zoti Kadare, i burgosuri dashurohet me qelinë.