Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Tollovi
E diele, 31.01.2021, 09:19 PM
Tollovi
Nga
Edison Ypi
Njoha
një nëpunëse. Sa e keqe ajo nëpunësja. I kishte zënë vendin një kurve që mezi
nxjerr ndonjë lek me djersën e fundshpinës.
Nuk
mbarova dot punë paradite në një zyrë. U mërzita. Më thanë se vendin e punës së
atij që ngrihej herët në mëngjez e kishte zënë një tjetër të cilit gjumi i
dilte në mesditë.
Njoh
një hajdut. I them hajdutit: Je duke e çuar dëm talentin. Bëhu nëpunës. Për
shembull nëpunës Hipoteke. Po u bëre nëpunës Hipoteke, shtëpitë dhe vilat të
cilave tanipërtani po u vjedh ndonjë frigorifer a ndonjë televizor, pas pak do
jenë të tuat nga themeli te çatia.
Njoh
një tip. Kishte bërë një punë për së mbari në jetë. Nuk ishte bërë kovaç ose
samarxhi për të cilat kishte talent Ishte bërë deputet. Po të mos i ishte futur
politikës do i ikte djersa për lug' të bythës duke farkëtuar sëpata, lopata,
kazma, a duke ndrequr samarë.
Janë
një tufë me gazetarë që kanë talent të lindur dhe përvoja të pasura për punë të
nderuara: për të bërë dru në mal, për të mbjellë, prashitur, korrur, për të
vjelë ullinj, portokalla, mandarina. Mirpo nuk kanë ndjekur fatin. U kanë hyrë
në hak atyre që kanë talent gazetaresk. Stërmundojnë veten duke bërë shkrime të
palexueshme.
Njoh
plot djem e vajza, tigra e tigresha, luanë e luanesha, të shëndetshëm, të
fuqishëm, të edukuar, të qytetëruar, mbaruar shkolla. U them un' atyre; Me
mospjesëmarrjen tuaj, me qëndrimin tuaj mënjanë, u krijoni hapësirë horrave.
Jepini një dorë komunitetit, shtetit Kombit. Filloni, futuni, hidhuni,
parteciponi (nuk u them "merrni pjesë" se tingëllon si
"vidhni"). Më thonë ata mua; Si i ka katandisur punët e shtetit e të kombit kilientelizmi dhe
regjionalizmi tranzicional, po të nisim është pjesmarrje në krim.
Shoh
në televizor ca nipër e gjyshër me shall të kuq në qafë në një sallë ku me
brohorima të çjerra dhe duartrokitje si trokitje çizmesh ushtarake evokojnë
heroizmat e një lufte inekzistente. Janë bijtë dhe etërit e shajeve në qafë që
varën me litar në qafë shqiptarët më të mirë. Kanë të drejtë. Mund të vazhdojnë
të bëjnë çfarë të duan sa kohë ata të litarit me sapun në qafë nuk ngrihen nga
varri tua shtrëngojnë shallin e kuq në qafë këtyre të qokave sa tu dalin
kokërdhokët e syve nga vendi dhe shkuma nga goja, tu varet koka, dhe të venë në
hale të gomarit.
Italia,
Franca, dhe plot vende të tjera europiane ndaj të cilëve ne jemi miza, nuk
thonë kemi bërë luftë, kemi bërë heroizma, kemi pasur dëshmorë. Thonë thjesht
se kanë bërë "rezistencë". Harbutët tanë të sotëm e të mëparshëm
bërtasin e ulurasin se jo vetëm kemi bërë luftë, por lufta e tyre
filmike-propagandistike ka qënë dhe nacionale, madje dhe çlirimtare. Thuaj
pastaj se e ka fajin Hollanda, Danimarka, Franca, për ca telashe që po kemi.
Njoh
njërin që ka shpallur se është shkencëtar i Gjuhës Shqipe. Shpërndan gjithë
kohën meselera banale të sajuara ose gjysëm të vërteta. Gallatat e tija ndoshta
mund të kenë qënë të mrekullueshme për skeçe estradash të kohës së qepës, por
s'kanë asgjë të përbashkët me Shqipen, e aq më pak me shkencën, për të cilat
paguhet nga taksat llafazani gjoja studjues që pengon talentet e reja.
Kam
njohje me një filozof që nuk del kurrë në asnjë ekran dhe nuk shkruan kurrë në
asnjë gazetë. Nuk e njeh askush. E kalon jetën në fshat.
Gjatë
një udhëtimi njoha dy tipa; Njëri kishte qënë spiun dhe ishte bërë pronar.
Tjetri kishte qënë pronar dhe ishte bërë spiun. Sot e kësaj dite nuk e kam të
qartë cili prej të dyve ishte më plehër.
Njoh
plot horra që thonë se janë shkrimtarë, poetë, mendimtarë, historianë, por do
duhej të ishin në varr.