E marte, 05.11.2024, 09:07 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: ''Nuk shkohet në Protestë me biçikletë''

E hene, 14.12.2020, 06:21 PM


Edison Ypi:

Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.

Sofo tha;

"Nuk shkohet në Protestë me biçikletë. Nuk është serioze. Në Protestë shkohet me kokën lart dhe hapin drejt".

Sofokli Karpuzi kishte plotësisht të drejtë. Aq u tmerrova dhe turpërova, sa nuk e di si s'më ndali zemra atë çast. E lashë biçikletën diku. Vazhdova më këmbë drejt Protestës bashkë me Sofon.

Policia e atëherëshme, para së cilës Policia e sotme duket qesharake, gjatë asaj Proteste, rrëmbeu, arrestoi, rrahu deri në vdekje, dhe ua hodhi kufomat prapa Dajtit kushedi se sa protestuesve.

Ju që protestoni këto ditë, në daçi të mos ju marrë historia për Bitëllsa të paguar, por për Shqiptarë Trima, idealista të betuar që s'ju trembet syri, hiqini kapuçat, zbuloni fytyrat, ngrini kokat, drejtoni hapin, dhe ndalni shkatërrimet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora