Kulturë » Ypi
Edison Ypi: 3 pikat
E enjte, 31.12.2020, 01:06 PM
3 pikat
Nga
Edison Ypi
1
pikë në fund të fjalisë, pas rrotës është shpikja më e madhe e botës. Pa atë
rreth pambarimisht të vogël, pa atë mikrokozmos të pafundëm, të shkruarat do
ishin përrenj me qyrre, lumenj me lotë, det me llum.
2
pika në fund të fjalisë do t'i vendosnin me kënaqësi ushtria e mediokëve për të
cilët e shkruara është qokë, gosti', aheng, këngë e valle, pra ata për të cilët
3 pika nuk bëjnë sens, por bëjnë tango. "Tango nuk luhet me 1,
"Besame Mucho" do 2". Mirpo dashnorët e tangos ortografike, sado
hajvanë që janë, aq nuhatje sa ta kuptojnë se 2 pika nuk janë të sigurta, nuk
janë të qëndrueshme, e kanë. Tutkunat në fjalë, trekëndëshin e qëndrueshëm të
qokës së rradhës e formojnë duke i shtuar 2 pikave të ahengut edhe 1 pikë të
budallallëkut. Si perustia që qëndron dhe s'lë të derdhet kusia, si karrikja me
3 këmbë që të mban dhe nuk bën vërrc-vërrc, dhe ja ku, në fund të fjalisë pikat
u bënë 3.
3
pika në fund të fjalisë njihen qysh nga Antikiteti. Quhen
"Reticencë". Përdoren kur shkruesi ose folësi që nuk do, ose nuk di,
ose nuk mundet, ta vazhdojë të shkruarën ose ligjërimin, e ndal vetë për t'ja
lënë vazhdimin intuitës së lexuesve ose dëgjuesve.
Po
ku pjerdhin gomerët tanë për intuita dhe retiçenca. Shtazët e ortografisë,
kafshët e logjikës, neandertalat e mendimit, 3 pikat i përdorin aq shpesh dhe
aq pa teklif, sa 3 pikat e pafajshme i inkriminojnë duke i bërë të duken si 3
pikat e fundit të shurrës pas shkundjes së rrushit dhe mbërthimit të kopsave
ose mbylljes së zinxhirit.
Përtej
pamundësisë për tu futur në trurin e budallait të 3 pikave të shurrës, ç'të
jenë vallë ato 3 pikat aq të dashura dhe të shtrenjta të shejtanbudallait
shkarrashkrues ?!
Kod
sekret ? Kurth dinak ? Sprovë trigonometrike ? Bukë, e krypë, e zemër ?
Trokitje në dyert e Parajsës ? Trinitet: At, Bir, Shpirt i Shenjtë ?
Të
vdekurit e pakallur, neandertalët që përmes 3 pikave të shurrës u duket se çop
po shkruajnë a çoç po mendojnë, 3 pikat kutërbuese i përdorin aq shpesh sa të
vjen t'u ngulësh një thikë në fyt, t'ua mbash një plumb në ballë, tu lidhësh
një litar në fyt.
Ka
dhe gomerë të çmendur aq shtazarakë sa duke mos u mjaftuar 3 pika prostatike,
në fund të fjalisë vënë edhe nga 4, edhe nga 5, edhe nga 7 a më tepër pika të
qullëta. Ata duhen lidhur. Atyre vetëm çmendina u vjen hakut.
Ushtritë
e të marrëve që i kanë shndrruar rrjetat sociale në dete shurre, bëjnë edhe të
papërfytyrueshmen: 3 pikat e lagështa reumatizmale, i vënë jo vetëm në fund,
por edhe në fillim të fjalisë. Që i bie të jetë hajvanllëk i tipit:
Si
fillim po ju pshurr me 3 pika, në vazhdim do them një budallallëk, në fund, si
falenderim që budallallëkun ma lexuat, po ju përshëndes me 3 pika shurre në
surrat.
Me
fjalë të tjera: Hapa zinxhirin ose zbërtheva kopsat, shkunda rrushin, ua
lëshova 3 pika shurre mbi kokë, futa rrushin brenda, mbërtheva kopsat ose
mbylla zinxhirin, vazhdova të derdh llum duke llap, në fund zbërtheva kopsat
ose hapa zinxhirin, shkunda rrushin, j'u hodha 3 pika shurre në fytyrë.
Mes
gomerëve në fjalë që i rren menia se publiku është aq i trashë sa 3 pikat e
tyre të shurrta dhe të përgjakta i pi, i lëpi, madje dhe i ha, ka syresh që
brenda një fjalie, përveç 3 pika shurre në fillim dhe mbarim të fjalisë, bëjnë
disa pauza me nga 3 pika shurre secila edhe brenda fjalisë.
Këta
janë ata kakat që, sipas mësimeve të kurvit, orientimeve të Plenumit, brenda
rregullave të soc-realizmit, me propozimin e Agollit, urdhërin e Sigurimit, u
shpallën "shkrimtarë".
Këta
janë mutërit që tallavanë e 3 pikave të shurrës, bashkë me vjelljet artistike,
pjerdhjet opinionistike, pshurrjet verbale, veremet stilistike, sëmundjet që
mbjellin, vdekjet që korrin, me rrush prostatik që pikon, me kopsa dhe zinxhira
pantallonash ose brekësh që hapen e mbyllen dhe me finalen gazmore me 3 pika shurre
që derdhen, e quajnë Letërsi.