Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shkrim e Këndim
E diele, 31.01.2021, 01:09 PM
Shkrim e Këndim
Nga
Edison Ypi
"Shkrim
e Këndim" ka vetëm Gjuha Shqipe.
Të
gjitha gjuhët e tjera kanë "Shkrim e Lexim".
Shkrim
e Këndim është një përparësi absolute që Shqipja e ka ndaj të gjitha gjuhëve të
tjera.
"Shkrim
e Këndim", pra gjithçka që në Shqip shkruhet, nuk lexohet, vetëm këndohet.
Pra
Gjuha Shqipe është e gjitha fjalë dhe këngë, tekst dhe muzikë, arsyetim dhe
ndjenjë, përmbajtje dhe formë.
Të
kesh një gjuhë që "Shkruhet dhe Këndohet", është Fat i madh.
Të
dish vetëm shkrim ose vetëm këndim, është fatkeqsi, është llaftari.
Të
dish "Shkrim e Këndim" nuk mund të jesh i palumtur, i pafat, i
pashëndetshëm.
Nëse
di "Shkrim e Këndim", asgjë nuk të është e largët, asgjë nuk të është
e pamundur.
Të
dish ti bësh të dyja, edhe të shkruash, edhe të këndosh, qiellin e kap.
S'ka
rëndësi kush shkruan e kush këndon, çfarë shkruan e çfarë këndon.
Le
të shkruajë kush të dojë, kush di dhe kush ja ka ngenë.
Le
të këndojë kush të ketë qef, mumdësisht të gjithë.
Rëndësi
ka që ajo që shkruhet, përveçse e lexueshme, të jetë edhe e këndueshme, të ketë
brenda muzikë, jo domosdoshmërisht të zëshme.
Për
arësye që autorët mediokër nuk mund t'i kuptojnë, dhe kurrë nuk kanë për t'i
kuptuar, diçka që në Shqip shkruhet por nuk këndohet, nuk vlen. Shkrimi që nuk
udhëton, pra shkrimi që nuk këndon, nuk është shkrim, është pellg me ekskrement
rrjedhës që mbetet aty ku derdhet për shkak të paaftësisë rekreative të
prostatës autoriale.
Këndim
pa Shkrim ka. Zogu në degë, dallga që rreh bregun, përroi që ikën tatëpjetë
etj. janë Këndim pa Shkrim.
Këndim
pa Shkrim është edhe Letërsia gojore, legjendat, epet, që përcillen nga brezi
në brez duke u ndryshuar e lëmuar pa u shkruajtur.
Këndimi
pa shkrim, sado sugjestiv dhe marramendës, sado i latuar nëpër shekuj, nuk
mahnit më. I ka kaluar koha. E ka mposhtur rrebeshi i informacionit global.
Ajo
që ende shkruhet e këndohet dhe do shkruhet e këndohet përjetësisht, është
vetëm Gjuha Shqipe.
Mëso
"Shkrim e Këndim" Shqip, dhe vdis.
Shkrim
e Këndim, pra fjalë që lexohen dhe njëkohësisht këndohen, jo aq të bukur sa
Shqipja, natyra ka dhe ca të tjera;
Shkruan
toka, këndon hëna.
Këndon
bubullima, Shkruan rrufeja.
Shkruan
shiu, këndon era.
Këndon
Pranvera, shkruan dimri.
Shkruan
qielli, këndon dielli.
Këndon
Poezia, Shkruan Proza.
Shkruan
pena, këndon mendja.
Këndon
filani, shkruan fisteku.
Shkruan
i patalentuari, këndon askushi.
Këndon
njerzia, shkruan Lasgushi.
Bota
kanë Libra Leximi.
Shqiptarët
kanë Libra Këndimi
Bota
lexon. Shqiptari këndon.
"Shkrim
e Këndim". Marramendje që na e kanë zili.
Si
quhet vallë Rilindasi që këtë mrekulli e shpiku ?
Ku
e ka varrin t'ja bëjmë prej floriri ?