Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Faleminderit o plehra
E diele, 04.04.2021, 05:50 PM
Faleminderit o plehra
Nga
Edison Ypi
Më
i mrekulluar se para çdo vepre arti, qëndroj i shushatur para malit me plehra
me ngjyra që ka grumbulluar në oborr pastruesja.
Ke
qef ta shohësh;
Në
një kuti kartoni gjysma e djathit që duket i freskët, është flakur.
Nuk
kuptohet nëse qumështi nga kutia e kartonit është pirë apo derdhur.
Mbi
ca qese plastike të mbyllura dhe të lidhura, mbishkrime misterioze në disa
gjuhë nga kinezçja te arabishtja.
Disa
tapa si jetime të vogla kërkojnë të rivendosin lidhjet me grykat.
Tava
plastike me ëmbëlsira, llokume, bakllava, revani, cip mbi cip rrëzë një kutie
kartoni që mban mbishkrimin e një kompjuteri.
Vegla
hidraulike të kromuara flakur për defekte të thjeshta.
Karrocë
kalamani.
Litarë,
ushkurë, rripa, tuba, ulluqe. Rrotëza, çikrikë, pjata, tiganë, lugë, pirunë,
thika, që edhe mund të përdoren.
Arka
me fruta aspak të kalbura.
Pjata,
gota, kupa, me dhe pa mbishkrime.
Shishe
me mbeturina lëngjesh brenda.
Pjesë
kompjuterësh.
Gazeta
dhe revista të zhubrosura.
Mbi
kutitë me ngjyra, çmime, oferta.
Çarçafë
dhe peshqirë aspak të grisur.
Dysheku
i flakur duket sikur pret dikend të shtrihet mbi të.
Të
dish t'i lexosh plehrat, kupton gjithçka;
Kah
po shkon vendi, ekonomia?
Po
qan apo po qesh biznesi?
A
po e bën si duhet punën e vet lubrifikanti i ekonomisë, korrupsioni?
Lëviz
apo fle diplomacia?
Ç'thotë
gjeopolitika?
Ç'mollois
parlamenti?
Cilat
maja ka kapur qeverisja?
Cilat
rekorde po thyen llafollogjia?
Kah
po shkon kultura?
Po
i lexojmë apo po na lexojnë librat?
A
po na tret stomaku?
A
rrezikohemi nga diabeti?
Si
na rreh zemra ?
A
po na kruhet ndopak fundshpina?
Plehrat
dhe vetëm plehrat janë ato që dëshmojnë gjithçka;
Qëndrueshmërinë
e genit, vazhdimësinë e rracës, humoret e miletit, piskamat e fukarenjve,
icklat e zengjinëve, mbarëvajtjen e shtetit, të ardhmen e Kombit.
Për
vlerat që keni dhe për gjithato gjëra që na mësoni;
Faleminderit
o plehra.