Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Zemra Roskovecare
E shtune, 24.07.2021, 04:02 PM
Zemra Roskovecare
Nga
Edison Ypi
Duke
vajtur në Roskovec, befas, shtrirë nën hije pranë e pranë, më dolën para ca
roskovecarë të rrumbullakët me zemra të kuqe.
Janë
të urtë. Janë të pasherr. Rrinë në hall' të vet. Ikin edhe në kurbet. Por nuk
qahen, nuk ankohen. Nuk flasin. Nuk bërtasin. S'janë në Fejsbuk. S'janë në
Instagram. S'kanë email. S'lexojnë gazeta. S'shetisin në Internet. Thonë: Jemi
roskovecarë. Zemrën e kemi të kuqe dhe të ëmbël. Kaq na mjafton.
Vdes
t'ua kafshoj roskovecarëve zemrat kuqalashe.
Ngordh
t'ua pi gjakun e kuq.
J'u
afrova ca roskovecarëve të tillë. Fshehtas, tinëz, pa potere. Rrëmbeva me
marifet njërin prej tyre. E përkëdhela pak me duar. I thashë roskovecarit: Hë
buçko, si të kam ? Zemërkuqi nuk u përgjigj. Më mbeti pak qefi. Por nuk e
zgjata. Ja ngula biçakun. I dhembi. Por nuk bëri gëk. Veç kërrciti pak. Ja
krreva zemrën. Ja ngula dhëmbët. Ja kafshova, ja hëngra si i babëzitur zemrën e
kuqe, të ëmbël, të shijshme. Ja piva gjakun e ngrohtë. Zemra e kuqe e
roskovecarit zhytur në stomakun tim. Surrati im mbytur në gjakun e tij.
Nuk
u ngopa.
Një
zemër roskovecare kurrë nuk mjafton.
Një
zemër roskovecare gjithmonë është pak.
Pak
më tutje ca zemërzjarrtë roskovecarë të tjerë.
Ju
vësula njërit si ujk i uritur. Pa aspak mëshirë. Pa asnjë hezitim. E çava me
biçak. Zemrën e kuqe ja krreva me krrabë. Nga kënaqësia, ulurita si qën me turi
nga hëna. Pastaj, si vampir ja piva gjakun e kuq.
Një
tjetër roskovecar zemërkuq po rrinte rrëzë një ferre duke u dridhur. Bëhu
burrë, i bërtita, dil nga ferra. S'lëvizi. Një të nxjerrë biçakun. Një tja
ngulur frikacakut. Jo në mëlçi. As në mushkëri. Drejt e në zemrën e kuqe
roskovecare. Mblodha gjakun që rrodhi. Kafshova zemrën e zjarrtë. Piva gjakun e
kuq. Njëkohësisht. Si hamburgeri që shoqërohet me dhallë.
Mos
lëvizni - u bërtita nja pes a gjashtë roskovecarëve që ishin mbledhur e po
llafoseshin në një qoshe si komplotistë.
Myzeqarët
zemërkuqë e zbatuan urdhërin. I lanë pëshpërimat e rrezikshme.
Bam,
bam, bam, i përplasa komplotistat pas murit. Vu gjaku i kuq. E mblodha gjakun
në një kanaçe. Zemrat e kuqe, ua kafshova dhe ua hëngra si ha qëni i kasapit
rropullitë e qingjit. Pra me kokën brenda barkut të porsatherur, i përqëndruar
dhe me ngut. Kanaçen me gjak të kuq roskovecar e piva me eks.
Zemërkuq
kryeneç roskovecar i vetmuar po llafoset me veten e vet. Nuk e zgjas.
Mendimtarit zemërzjarrtë ja çaj barkun me thikë. Ja fus duart në bark. Ja shkul
zemrën me gishta. Pankreasin, prostatën, shpretkën, nuk ja prek. Gjakun nuk ja
pi. Gjakun ja lëpi. Kot. Se ashtu më pëlqen. Se ashtu mu tek. Zemrën e kuqe
roskovecare ja kafshoj si Vampiri i uritur sapo ngrihet nga varri në filmat e
horrorit. Bëhem helaq me gjak të kuq roskovecari të rrumbullakët me bisht.
S'ngopem
së kafshuari zemra roskovecare.