Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Pekmez
E hene, 30.08.2021, 06:50 PM
Pekmez
Nga
Edison Ypi
Kam
dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bishnicë. Tjetrën në Krrabë. E para e ka
pekmezin të hidhur. E dyta, të ëmbël. Kur i provoi një amvisë, tha: Nuk janë
pekmez. Të kanë gënjyer. Flaki.
Ku
të gjej Pekmez të mirë ?
Pse
jo në Dardhë e tatëpjetë, Sinicë e përposhtë, nëpër një rrugë ku s'kam qënë
kurrë. Me këtë rast, gjej pekmez, kullos dhe sytë.
Ja
Dardha;
E
zhytur e tëra brenda një pishnaje të dendur.
Hotele,
bujtina, vila.
Traketruke
mbi kalldrëm të ndonjë xitele për t'i dhënë fund të sforcuar beqarisë së
zgjatur, a për të kombinuar ndonjë interes.
Ca
burokratë të moçëm të vrenjtur të kohës shkuar, spiunë të regjur që po çlodhen
nga zanati i vjetër, tradhëtohen nga vrragat e pashlyeshme të spiunllëkut
mbetur mbi surrat. Ta kall datën ndonjë prej tyre kinse i qeshur. Spiun i
qeshur nga kohë e vdekur, objekt muzeal i paçmuar.
Dardha
ka Museum me foto. Ballo, Taksi, Teatër, qysh herët. Në Dardhë është lojtur
"King Lear" që më 1912.
S'ja
kam ngenë Ballove dhe Shekspirit në Dardhë këtë herë. Jam nisur për Pekmez.
Ku
gatuhen lakrorë të mrekullueshëm dhe raki me ta lujt çaçkën e kokës, s'ka
pekmez.
Pse
Dardha është lakuar aq shpesh për arratisje në Greqi ?
Përgjigja
rrënqethëse vjen e mbytur nga copëza muhabetesh: Sepse, duke qënë larg dhe e
panjohur, Sigurimi hapte fjalë se arratisja nga Dardha është e kollajtë.
Garancitë dredharake që dilnin nga bodrumet e Sigurimit ishin si thërrimet e
djathit të çarkut që i ha miu. Kandidatët për arratisje dhe burg, niseshin
drejt Dardhës. Dardharët i spiunonin pa mbërritur.
Të
rrish e të dëgjosh dënglat e dardharëve për Dardhën, bindesh se ajo që i ra
Newtonit mbi kokë, s'ka qënë mollë, ka qënë dardhë.
Lë
pas Dardhën me pisha, kalldrëme, vipa, vila ndërtuar bythë më bythë për tu
lumturuar me aromën e pordhëve të njëritjetrit.
Rrugë
rurale me taban të fortë. Dikur ka qënë e shtruar me kalldrëm. Mbeturinat e
kalldrëmit në dy a tre kilometrat e para e vështirësojnë kalimin. Por jo sa e
bënë sedentarët skeptikë të udhëtimeve me gjithato këshilla, udhëzime,
kërcënime. Patjetër fuoristradë e lartë, patjetër katër herë katër, kishin qënë
teprime.
Sapo
zbret nga Dardha, drejt lindjes, s'ka më pisha. Ka pyje me dushqe dhe përrua.
Sinica
ka dy mëhalla, përroi në mes. Dy mëhallat lidhen me ura.
Makina,
motorra, ruspa, betoniera, gjithandej.
Sinicarët
po ndreqin me shpejtësi shtëpitë e vjetra. Po i bëjnë të reja.
Gurë
e gëlqere, llaç e tulla, Sinica është e tëra në ndërtim e sipër, apo
"under construction", si i thonë kurbetlinjtë sinicarë që Anglishten
e kanë mësuar hezber.
Dikush
ka ardhur nga Athina ku ka 29 vjet. Tjetri nga Peloponezi. Tjetri nga Italia.
Të
gjithë punojnë me ngut.
Pllakë
përkumtimore pranë një ure:
"Ura
e Sherifit, kontriboi Eshtrefi".
Si
s'pashë një urë që edhe pronari edhe kontributori të jetë i njëjti, ose
Sherifi, ose Eshtrefi.
Shumë
mirë bëjnë që i ngrenë shtëpitë e reja. Por nuk kuptohet gjithë ky ngut, dhe
pse të gjithë njëherësh ?
Duro
o i duruar. Përgjigja vjen pak më tutje. Ku rruga zgjerohet befas.
Po
ndërtohet rrugë e re.
Rruga
Miras-Arrzë, e gjërë dhe moderne, është pjesë e projektit "100 fshatra
turistikë".
Rruga
e re shkon drejt e në Arrzë.
Dardha,
Sinica dhe të tjerë fshatra do lidhen me degëzime.
Ja
pra pse nguten sinicarët llërëpërveshur punëmëdhenj të ngrenë shtëpitë e reja.
Që kur të mbarojë rruga, shtëpitë e tyre të jenë pjesë e infrastrukturës
turistike që do sjelli dollaro nga vendi dhe bota.
Qytezë,
Çetë, dhe të tjerë fshatra këtej e përtej përroit, nuk mund të shihen në një
ditë. Të kesh qënë një herë në këtë mrekulli, e pamundur rë mos vish përsëri
t'i hedhësh një sy copëzës së shpirtit që aty të mbeti.
Shqiptarët
ruralë s'para kanë qef t'i fotografosh apo filmosh. Ndonjëherë kërkojnë dhe
pare. Devollinjtë nuk bëjnë naze.
Janë
të gjithë si lisa.
Në
dallim nga vende të tjera ku nuk i kanë problem rrobat e varura, të çrregullta,
kopsa e zinxhirë zbërthyer, këta kujdesen. Vishen thjesht dhe ngjeshur. Jo pak
prej tyre përdorin triko leshi në mish pa mëngë edhe në gusht.
Nuk
mbajnë qeleshe dhe qylafa.
Katundet
janë plot me data të shënuara historike me shkolla, kuvende të rëndësishme.
Kanë
vetëdijë qytetare të ngulitur thellë qysh herët.
Banorit
të këtushëm, në lule të ballit t'ja mbash, nuk beson se mund të jetë sadopak
inferior ndaj cilitdo banor të Korçës apo Tiranës.
Megjithse
është gusht, rrëke uji rrjedhin tërthor rrugës. Vend me ujë !
Të
përgatitesh për dimër, s'është kurrë herët.
Zbresin
tatëpjetë dy kuaj ngarkuar me dru zjarri.
Ngjitet
përpjetë autokolonë me pesë a gjashtë mushka dhe kuaj.
Nuk
i presin më drutë me sëpatë. Sëpatës i ka humbur bishti. Bishtit i ka humbur i
zoti. Mbi samarët e kuajve dhe mushkave duken moto-sharra të vogla që punojnë
me karburant të lëngët.
S'ka
më pyll e përrua. Ka fshat.
Më
këmbë para një porte metalike, devolli' i moshur me kasketë:
-Si
quhet ky vend ?
-Miras,
thotë, me një zë energjik që të tromaks.
-Më
gjej pak pekmez.
-S'ka
pekmez. S'bëjmë pekmez. Kemi bërë dikur pekmez panxhari. Tani s'bëjmë më.
-Po
çfarë bëni ?
-Bëjmë
bujqësi, blegtori, rrisim derra.
-Derra
në Devoll ? I dashur devolli', derrat nuk rriten në Devoll. Derrat rriten në
Mirditë.
Aty
devolliu i sertë zbutet pak. Nis e rrëfen meselenë e derrave në Miras. Pas
90-ës, thotë, disa djem të Mirasit shtunë sevda me çupat e Mirditës. I morën
për nuse. Nuset mirditore në Miras, nja 10 a 15, nisën një biznes fitimprurës,
rritjen e derrave. Derrat u shtuan. Tani derrat janë pjesë e ekonomisë së
Mirasit.
E
hanë apo s'e hanë mishin e derrit devollinjtë e Mirasit, a therin mish derri
nëpër dasma e gostira, energjiku me kapele nuk ma tha, as un' nuk e zgjata.
Disa
fshatra kristianë në ultësirën perëndimore dhe në jug, me rrugën mespërmes
fshatit dhe shtëpi në të dy krahët e rrugës, janë të vetmit fshatra në Shqipëri
që kanë një farë simetrie planimetrike.
Shumica
e fshatrave tanë janë një shtëpi këtu një atje, pa asnjë simetri, rrethore,
unazore, katrore, kuadratike, etj.
Mirasi,
apo Bozhigradi si i kanë thënë, nuk është as simetrik, as asimetrik.
Në
pikpamje planimetrike, Mirasi është një soc-fshat orwellian ku koha ka ndalur
andej nga vitet '70.
Mirasi,
me një shtritje gjatësore tejet monotone, duket si një gjarpër i lodhur shtrirë
nëpër fushë fill pasi ka gëlltitur një gic, dhe po e përtyp më nge' me acidet e
stomakut, dhe mijëra dhëmbët e vegjël.
Megjithse
Mirasi është një monotoni planimetrike dhe arkitektonike rrënqethëse, banorët,
miracakët, nuk janë të paduruar, nuk janë xerxele'. Janë të qetë, mikpritës, të
muhabetshëm.
Duke
kaluar nëpër Miras të duket sikur nga çasti në çast do takohesh me ca vajza të
buzëqeshura me shata e lopata në sup që po shkojnë nga leximi i Zërit të
Popullit në Vatrën e Kulturës, drejt e në fabrikë për të punuar për vitin 2050,
drejt e në fushë për ta tejkaluar planin e prashitjeve, drejt e në stallë për
të mjelë lopët me rendimente të larta, drejt e në zbor për ti derdhur armikut
plumb në gurrmaz.
Devolli
është absolutisht një Toskana e jonë, definitivisht më i bukur, më i ëmbël dhe
më i begatë se Toskana e Italisë.
Fshatrat
e tjerë deri në Bilisht janë ndryshe.
Kanë
vila luksoze, kangjella, basene.
Mes
sysh, mu në mes të Toskanës tonë, i tillë është edhe Menkulasi, i famshmi
katund i daullexhiut të baltës.
Bilishti
është më i lëvritshëm, më i gjallë se kunata e tij, Erseka serioze, dhe dajua
qefli, Leskoviku elegant.
Bilisht-Zëmblak,
me fusha të mbjella, plantacione të pafund mollësh, rrugët e drejta të
asfaltuara që të shpien nëpër fshatrat rrëzë kodrave, është një parajsë urbane-bujqësore
frymëndalëse.
Nga
me ja majt ?
Drejt
për në Korçë, apo djathtas rrëzë Malit të thatë për të dalë në Podgorie,
Petrushë, autostradë ?
Më
mirë nga e djathta. Mbretëria e pllaqive dhe Mbret Pojani.
Këtu
bëhet ç'bëhet.
Ai
me kasketë, ajo me shami, bujku me Zonjën mbi traktor venë e vinë nëpër ara.
Benza,
Opela, Mitsubisha, motorra, pompa, tuba, vegla.
Shembin
mure. Ndreqin çati. Sistemojnë avllira.
Pekmez
kurrkund.
Janë
këta të përparuar që kanë harruar pekmezin, apo jam unë i prapambetur që vdes
për pekmez ?
Podgoria,
kryeqyteti i Fushës së Korçës, si
Roskoveci i Myzeqesë, plot me shtëpi të reja.
-Pse
në Podgorie ka më tepër shtëpi të reja se në çdo fshat tjetër të Fushës së
Korçës ?
-Sepse
punojmë më tepër.
-Ta
besoj. Por nuk mjafton. Do keni ndonjë Kryetare si Majlinda e Roskovecit.
Ndryshe nuk është e mundur.
Në
autostradë, makinë e përplasur. Vaji derdhur në asfalt, si Pekmezi që kërkova
por s'e gjeta.