Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Sulltan Shishtaveci
E diele, 31.10.2021, 03:58 PM
Sulltan Shishtaveci
Nga
Edison Ypi
I
largët, i ftohtë, verior, malësor, kufitar, nuk lihet pa u pa Shishtaveci.
Shqiptari
që nuk shkon me pa Shishtavecin nuk është shqiptar, është parazit, zvarranik,
kërrmill, vemje, krimb, bacil.
Rruga
për në Shishtavec nis në lindje të Kuksit.
Humnera
shkëmbore ku gjarpëron rruga drejt Shishtavecit, është më madhështori dhe më i
bukuri kanion i Botës.
Sapo
ke hyrë në atë mrekulli që Zoti e ka bërë me dorën e vet për shqisat e tua,
ndjen një shqetësim, një preokupim.
Ku
po të degdis kali Suzuki ?
Ku
po të çon mushka Toyota ?
Ku
të ka sjellë gomari Benz ?
A
e meriton këtë udhëtim ?
A
ke Ftesë Hyjnore të kalosh këndej ?
A
i plotson kushtet psiko-fizike për të vazhduar ?
Zemra,
mushkëria, truri, a të punojnë siç duhet ?
A
je shpirtërisht dhe fizikisht i përgatitur për çfarë do shohësh, dëgjosh,
nuhatësh, prekësh ?
Në
ç'mënyrë do ta depërtosh luginën ?
Si
drejt një aventure që i dihet fillimi por jo fundi ?
Si
në një sallë koncerti ku luhet muzikë serioze që tallazit tabanin e shpirtit ?
Si
në një galeri arti ku ka vetëm kryevepra që s'mjafton jeta për t'i kqyrur ?
Nëse
kushtet nuk i plotëson, mos i lodh kot kuajt niponikë, as gomerët e nemces.
Kthehu nga u nise. Atje ku e meriton si ngordhalaq që je. Mes
thashethemexhinjve të qytetit dhe zvarranikëve të kafeneve të shtysh ditët duke
pritur të ngordhësh.
Nëse
kupton dhe ndjen, se kushtet i plotëson, ke trokitur në portën e duhur.
Vazhdo
rrugën mes shkëmbinjve.
Fluturo
drejt një qielli tjetër, një super-qielli më të kaltër e më të bukur se ky i
ditëve banale mes gazetave, televizioneve, pordhologëve të kudondodhur.
Përrenj
që zbresin plot shkumë nga majat e maleve.
Lëndina,
pyje, zgavra shkëmbore.
Kanioni
është i tëri një arenë lufte darviniane.
Çka
mbetet nga ky dyluftim, është një blerim alpin që s'ka penë, penel, pentagram,
që e kap.
Një
piktor gjenial ka shkundur penelin mbi faqet e maleve duke lënë mbi to splasha
me ngjyra, fshatrat mahnitës.
Thëllimi
të futet në mish.
Një
çoban, një fëmijë i vetmuar që shkon në shkollë, një kalimtar në hall të vet,
tre a katër fuoristrada që ngjiten me zhurmë në një serpentinë malore, janë
preludi i një simfonie madhështore që nis pas pak.
Pas
laryshisë natyrore marramendëse me përrenj, korie, pyje, kanioni shkëmbor jep
shpirt, mbaron, vdes.
Para
syve hapet një oqean me dallgë kodrinore me të ikë menia e Kres'.
Aty
ndodhet Ai.
Hirësia
e Tij Sulltan Shishtaveci.