E marte, 23.04.2024, 02:33 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Vendi im

E shtune, 23.10.2021, 03:59 PM


Vendi im

Nga Edison Ypi

Vendi im është i tëri një makth tronditës pafundsisht i bukur. Është e mërkurë, por të duket e premte. Pas së enjtes vjen e marta. E hëna zgjat tre javë. E shtuna dhe e djela mungojn? me vite ose nuk vinë kurrë. Kodrat i bien flautit. Liqeret luajnë në Harpë. Erërat në violinë. Lumi krrusur mbi piano. Interneti nuk është shpikur. Selfie s'bëhen. Televizor s'ka. Qiellin e prek me dorë. Lushnja me Elbasanin duke u puthur mbi një varkë në Liqerin e Belshit nën një muzg me dy hëna. Italia prapa derës. Gjermania përtej gardhit. Amerika bën muhabet me ca laçjanë. Elbasani po ha tavë dheje. Skrapari po ja lyp Kolonjës. Përmeti dhe Tepelena po bëjnë dashuri rrëzë një gardhi. Shkodra me pantallona të shkurtra dhe gjysmat e sisëve përjashta ta bën me dorë ta marrësh deri në Milot. Lezha topless po lan Benzin me ujë pusi. Puka me flokët e zeza që ja merr era ka ndalur anës rrugës se i është çpuar goma. Në qiell kullosin re si dele të bardha. Kopenë e reve e ruan një çoban nga Roskoveci i lartë sa Shpiragu, me kërrabë sa Tomorri, gunë sa Myzeqeja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora