Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Il sangue di Keda Kaceli
E diele, 23.04.2023, 07:57 PM
Il
sangue di Keda Kaceli
Nga
Edison Ypi
Po
mendoja për diktaturën, demokracinë, qesharakizmin demokratik, dramaticitetin
diktatorial, zinxhirat, torturat, burgjet, kur dëgjova nga televizori emrin e
një vajze;
Keda
Kaceli.
Mbajta
frymën. Nuk bëhej fjalë për vanitetet e zakonshme televizive që flasin për
vajza; modë, pasarela, diva, dieta, kirurgji plastike, fryrjen e buzës me
mishin e bythës, dhe as për pislliqe moralistike, por për diçka tjetër, krejt
tjetër.
Pasi
dëgjova çfarë kishte bërë Keda Kaceli, dola për një kafe.
I
thashë kafexhiut,
-Ke
dëgjuar gjë ti për vajza serioze që interesohen për burgje të diktaturës,
biruca, rrahje, pushkatime priftërinjsh ?
-Jo,
tha kafexhiu. Nuk kam dëgjuar për vajza të tilla. Kam dëgjuar vetëm për kurva
dhe karaputana të cilat në emër të vuajtjeve të diktaturës vjedhin miliona me
turlilloj mënyra që i shpenzojnë për të blerë apartamente të mëdha në qëndër të
Tiranës, makina të reja, vila në bregdet, hotele dhe restorante me çmime
astronomike, pushime nëpër ishuj ekzotikë.
-Po
për ndonjë libër që flet për priftërinj dhe burgje, ke dëgjuar gjë ?
Kafexhiu
ngriti supet.
U
hodh një thatuq me kasketë dhe shall rrotull qafës;
-Kam
lexuar unë, tha thatuqi, një libër madhështor me burgje dhe pushkatime. E ka
shkruar me kujtesë fenomenale, ndjeshmëri drithëruese dhe stil të lartë, një
prift i burgosur me dhjetra vite në burgjet më të tmerrëshme. Jashtëzakonisht
inteligjent dhe i përunjur prifti At Zef Pllumi. Libri titullohet "Rrno
për me tregue". Këtë libër e ka përkthyer italisht në mënyrë gjeniale me
titullin “Il sangue di Abele” një gocë e re që quhet Keda Kaceli.
Kaq
tha skilipeci, dhe u kthye për të rrufitur kafenë e lënë përgjysëm.
Dola
nga kafeneja.
Rrugës
takova një të përndjekur.
-Di
gjë ti, i thashë të përndjekurit, di gjë ti për përkthimin madhështor që Keda
Kaceli i ka bërë librit të At Zef Pllumit ?
-E
ke në terezi ti, tha i përndjekuri. Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme. Sot
jam, nesër s'jam. I kam ditët e numuruara. Mua më duhet kësti. A më ndihmon dot
ta marr këstin jashtë rradhe meqë vuaj nga sëmundja e pashërueshme ? Boll kam
vuajtur. Nuk dua të dëgjoj më për internime, pushkatime, priftërinj, burgje. Aq
më pak për libra dhe përkthime. Dua këstin.
Vazhdova
rrugën.
Ik
e ik takova doktorin erudit, Leonardo.
E
pyeta Leonardon për Priftin, librin, Keda Kacelin.
Doktori,
që mes tjerash, është edhe psikolog, shpërtheu në një ortek me superlativa për
librin, autorin, përkthyesen.
-Nga
i di këto ti Leonardo, i thashë ?
-Prit
se s'të kam thënë kryesoren; Është çështje gjaku.
I
pari gjak është gjaku i të parës viktimë njerëzore vllavrasëse, gjaku i Abelit.
Pas
gjakut të Abelit vjen gjaku i At Zef Pllumit, Menjëherë pas gjakut të At Zef
Pllumit, për nga cilësia dhe rëndësia, qëndron gjaku i Keda Kacelit. Pa këta dy
gjakra, pra gjakrat e At Zef Pllumit dhe të Keda Kacelit, gjakrat e shqiptarëve
të tjerë nuk do ishin gjakra, do ishin urina.
Gjaku
i Abelit, gjaku i Keda Kacelit, gjaku i At Zef Pllumit, janë super-gjakra që
kurrë nuk shterrin, vetëm rrjedhin.
Ti
me gjak Kede Kaceli. Keda Kaceli me gjak At Zef Pllumi. At Zef Pllumi me gjak
Abeli. Ju lutem mos u kuroni. Nuk na vleni të kuruar. Na duheni pak të sëmurë.