Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Surrati i shqiptarit
E merkure, 21.06.2023, 08:15 PM
Surrati i shqiptarit
Nga
Edison Ypi
Surrati
i grekut është pabesia.
Surrati
i serbit është viktimizmi.
i
italianit, kanconeta,
i
rusit, megalomania,
i
gjermanit, disiplina,
i
anglezit, përpikmëria,
i
turkut, rehatllëku,
i
arabit, nafta,
i
kubanit, sheqeri,
i
kinezit, orizi,
i
qenit, lejha
i
krimbit, zvarritja
i
kërrmillit, jargët.
i
gjarpërit, helmi.
e
kështu me rradhë secili surratin e vet.
Po
surrati i shqiptarit, cili është vallë surrati i shqiptarit ?
Në
dallim nga gjithë të tjerët që kanë 1 surrat, shqiptari ka disa surretër.
Surrati
i parë i shqiptarit është surrati i hajdutit. Shqiptari vjedh dhe rrjep vendin
e vet, ortakun e vet, mikun e vet, familjen e vet, babën e vet, madje edhe
surratin e vet.
Shqiptari
ka dhe surratin e spiunit. Emrat e një numuri sitesh në Internet si:
"Denonco", "Kallxo", "Trego", "Spjego",
"Vigjëlo" dhe të tjerë, të gjithë ekuivalentë me "spiuno",
e provojnë. Po nuk spiunoi dhe po nuk u spiunua, surratit të shqiptarit buka
nuk i hahet, uji nuk i pihet, kallami nuk i ngrihet.
Shqiptari
ka dhe surratin e vrasësit.
Kazmat,
sqeparët, tritolat, dinamitat, kalashnikovat, që mbushin përditë kronikat e
gazetave dhe televizioneve, a nuk janë prova ? Surrati i vrasësit, megjithatë,
në ndryshim nga surretërit e tjerë e ka një justifikim. Shqipëria është aq e
bukur dhe e pasur, rrjedhimisht dhe aq e dashur, sa turbullimi i mendjes në
momentin e vrasjes, surratit të shqiptarit i falet.
Surrati
i frikacakut është goxha tipik për surratin e shqiptarit. Veçse shqiptari nuk
është frikacak si frikacaku i botës, që është frikacak sepse është vrasës.
Shqiptari është vrasës sepse është frikacak. Ndjekja e zinxhirit surrat-pasojë,
pra të qënët frikacak së pari, pastaj vrasës, të nxjerr në përfundimin se
surrati i frikacakut, si nënsurrat i surratit të vrasësit, duke qënë surrat i
falshëm, nuk mund të konsiderohet gabim që duhet ndrequr, e aq më pak faj që
duhet ndëshkuar, por vlerë për tu mburrur.
Shqiptari
ka edhe surratin e dembelit. 99 % të trurit surrati i shqiptarit e përdor si të
punojë sa më pak dhe sa më keq.“Po të ishte e mirë puna punonte edhe prifti dhe
hoxha” thotë pa pik turpi surrati i shqiptarit për barinjtë e vet. Ose
"punë muti" thotë surrati i albanezit, për të mos zënë me dorë asnjë
punë.
Ç’nuk
bën surrati i shqiptarit për ta ruajtur të paprekur surratin e dembelit këtë
pasuri me vlera kombëtare. Për të mos punuar shqiptari, shan, pështyn, mallkon,
godet, rreh, plagos, vret, madje ndonjëherë bën dhe të pabesueshmen, punon.
Surrati
i shqiptari është i famshëm edhe për surratin e paçmuar të vetshkatërruesit, pa
të cilin Shqipëria nuk do ishte rrudhur gjeografikisht duke u katandisur e
rrethuar me vetveten, dhe nuk do ishte paksuar numerikisht. Gjithsesi, surrati
i vetshkatërruesit nuk është gjë fort e keqe. Është krasitje vitalizuese
darviniane. Pa të cilën surrati i Shqipërisë dhe surrati i shqiptarit do ishin
zhdukur qyshkur nga surrati i dheut.
Nuk
mund t’i mohohet shqiptarit as surrati i llapaqenit, pa të cilin, pra pa
përdorur llapën lëvizëse dhe pështymën lubrifikuese, çdo surrat vdes.
Disa
surretër të tjerë të shqiptarit janë;
Surrati
i skllavit.
Surrati
i dinakut.
Surrati
i delirantit.
Surrati
i rrenacakut.
Surrati
i konspirativit (që nuk duhet ngatërruar me surratin e spiunit)
Surrati
i palaços.
Surrati
i të çmendurit.
E
përveç tyre fatmirësisht sot shqiptari ka edhe surratin e Fesbukut që e freskon
hera-herës me selfie në nevojtore duke u rrujt ose foto në restorant duke
ngrënë si derr.
Së
fundi shqiptari po bën çmos të rimarri edhe atë që e ka pas me shekuj, surratin
e europianit.
Për
hajër.
Por
me një kusht.
Vetëm
nëse një mal me rrena bën një të vërtetë të vogël, dhe një oqean me të këqia
bën një të mirë të madhe.