E enjte, 10.10.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Këngë

E enjte, 15.06.2023, 07:55 PM


Këngë

Nga Edison Ypi

Ta bëjmë një Këngë.

Ti zërin, unë tekstin, përroi muzikën.

Ta marri era Këngën ta degdisi nëpër pllaja, lugina, male, kodra, dete, qiej.

Miliona njerëz në të gjithë planetin, do ta mësojnë përmendësh, do ta këndojnë dhe vërshëllejnë nëpër rrugë, rrugica, sheshe, aq e bukur do jetë kjo Këngë.

Ai zë, ai tekst e ajo muzikë, do ua ndali frymën dhe rrënqethi mishin të gjithëve përgjithmonë.

Të vetmuarit, fatkeqët, hallexhinjtë, zengjinët, fukarenjtë, eruditët, injorantët, të njohurit, anonimët, katunarët, qytetarët, por më së shumti të dashuruarit, do ja pëshpërisin njëritjetrit për të harruar dhimbjet, larguar sëmundjet.

Ajo këngë do bëhet sfidë për përbindshat e shenjtë të pentagramit dhe fytit.

Voce Zela, Frank Sinatra, Louis Armstrong, Ella Fitzgerald, dhe të tjerë, do ngrihen nga varri ta këndojnë këngën tonë.

Pastaj, të lehtësuar e të lumtur, të kërrusur e me baltë varri nëpër trup, ndërsa ata do ikin nga erdhën për të vazhduar gjumin e përjetshëm, ne do mbetemi të mrekulluar, derisa edhe ne të vemi te ata.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora