Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Luftrat tona
E hene, 24.07.2023, 08:00 PM
Luftrat tona
Nga
Edison Ypi
Luftrat
tona?
Cilat
luftra?
Kemi
bërë luftra ne?
Shqipëria
nuk ka bërë luftra.
Shqiptarët
nuk kanë bilanc luftrash. As të fituara as të humbura.
Shqiptarët
kanë vetëm bilanc pushtimesh të kollajta dhe çlirimesh të vështira, pa luftra.
Shqiptarët
nuk janë luftëtarë. Shqiptarët janë më tepër se luftëtarë. Shqiptarët janë
mbijetuesa.
Shqiptarët
janë njerëzit më inteligjentë dhe më vitalë të planetit. Ata kanë Histori të
kaluar dhe të tashme jashtëzakonisht interesante.
Shqiptarët
jo se nuk kanë mundur, nuk kanë dashur, apo nuk kanë ditur të bëjnë luftra.
Shqiptarëve nuk u ka dalë hesapi të bëjnë luftra.
Shqipëria
është e vogël, shqiptarët janë pak. Shqiptarët kanë nuhatur qysh herët se po të
bënin luftra ata dhe vendi i tyre do ishin zhdukur qyshkur pa nam e nishan.
Lufta,
si akt, si veprim, është punë si çdo punë të cilën shqiptarëve nuk u ka
interesuar ta bëjnë.
Mu
për këtë shkak Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve si bashkëveprim
ekuilibrues i energjisë me mosveprimin, nuk është e lavdishme, heroike,
luftarake, frikacake, por një zvarritje e pafundme, një tërhiq e mos e këput
llaftarisht interesante.
Nuk
ka luftra pushtuese dhe luftra mbrojtëse. Ato janë cilësime konvencione. Ka
vetëm luftë.
Pushtuesi
dhe i pushtuari gjithashtu nuk kanë ndonjë dallim thelbësor nga njëri-tjetri.
Kush
ka pushtuar, ka qënë gjithmonë i përgatitur që eventualisht edhe të pushtohet.
Kush
është pushtur gjithmonë ka ëndërruar të pushtojë.
Funksionimi
i një vendi ndaj luftrave, si "mbrojtëse" dhe "pushtuese",
është si funksionimi i mushkërisë, e cila nuk mund ta pastrojë dhe pasurojë
gjakun, vetëm duke marrë ose vetëm duke nxjerrë frymë, por vetëm duke i bërë të
dyja.
Përrallat
me shqiptarë qingja të pafajshëm që si të tillë nuk mund të bënin luftra
pushtuese por vetëm mbrojtëse janë rrena të neveritëshme.
S'ka
popuj trima dhe popuj frikacakë. Ka vetëm Histori të shkruar keq, që i bëjnë
popujt të duken të tillë.
Nuk
janë të ndryshëm popujt. Të ndryshëm janë Fatet e popujve që si valutat e
bursave vlerën e ardhme të të cilave nuk e parashikon dot askush.
Kështu
ka qënë dhe kështu do jetë.
Jo
me popuj që janë të tillë apo të atillë.
Me
rrethana të cilat për disa popuj janë të favorëshme, për të tjerë të
pafavorëshme.
Pohimi
se janë njerëzit ata që bëjnë rrethanat është një nga rrenat më të mëdha në
rrugën rraskapitëse të njerëzimit drejt progresit.
Rrethanat
që determinojnë fatet e popujve janë një
mpleksje marramendëse faktorësh të panumurt: subjektivë, objektivë,
gjeografikë, natyrorë, pasurorë, klimatikë, etj, mpleksje kjo që i kapërxen
shumfish aftësitë e mendjes njerëzore për t'i analizuar dhe nxjerrë përfundime.
Luftë
që e bëmë dhe e fituam kemi vetëm 1, Luftën e Klasave.
Pse
duhet të mburremi se kemi bërë gjëra të cilat bëmë shumë mirë që nuk i bëmë ?!