Kulturë
Eduard M. Dilo: Në kujtim të Mit'hat Abdyl Frashërit
E merkure, 04.10.2023, 07:50 PM
NË KUJTIM TË MIT'HAT ABDYL FRASHËRIT
Nga
Eduard M. Dilo
Eshtë
Tetor !
E
sa herë që vjen ky muaj na kujton shkuarjen në Amshim të shqiptarit të
madh" Babait të shqiptarizmës" Lumo Skëndos -Mit'hat Abdyl Frashëri.
Ishte
Ai që sa ishte gjallë shquante e shkëlqente me urtësi, matësi që tregonte në të
gjitha fushat njerëzore dhe kombëtare.
Ai
ishte një patriot dhe figurë e përmasave gjigande për kohën që jetoi.
Bir'
i denjë i atij Babai dhe po aq i denjë pinjoll i familjes elitare-themeltare
shqipëtare Frashëri.
Kudo
shkelqeu si vetë ai-duke u bërë shembëll e model frymëzues se si duhet të jetë
shqiptari i vërtetë, patrioti dhe luftëtari, shkrimtari dhe diplomati, si duhet
të jetë Njeriu.
Deri
në frymën e fundit ngeli "Shërbestari
i Shqipërisë", udhërrëfyes dritë -diellor për shqipëtarët e
vërtetë.
Para
ca vitesh kur eshtrat e tij preheshin këtu në New York, sëbashku me
organizatorin e gjithënjëshëm në këto vite të mergimit pas viteve '90-të
Z.Pellumb Lamaj, shkonim e vendosnim kurorë
e lule të fresktëta pranë varri të ku pushonte në përjetësi.
E
ndjenim detyrim shpirtëror dhe moral të shkonim pranë varrit të Tij, se ai gjithmonë " diti të qëndrojë në ballë të luftës
kur duhej që Shqipëria të delte nga gjendja Shoqërore e Mesjetës dhe të merrte
ndjenjë e shendet të ri".
Në
çdo kohë Mit'hat Frashëri do të kujtohet se historia jonë kombëtare ka
domosdoshmeri për figura të tilla gjeniale.
Eduard
M Dilo -të varri I M. Frashërit
Pellumb
Lamaj, Eduard M. Dilo
Ilir Mujo, Eduard M. Dilo, Edmond Sejko, Dalip Greca, Pellumb Lamaj, Dr.Skender Murtezani, Fatmir Mujo