Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Gjysmaku
E hene, 02.10.2023, 07:55 PM
Gjysmaku
Nga
Edison Ypi
Gjysmaku
ka shtat mesatar, shëndet mesatar, inteligjencë mesatare.
Gjysmaku
është mesatarisht i pasur, mesatarisht i ditur, mesatarisht i edukuar.
Gjysmaku
ulet në bankën e mesit të rreshtit të mesit, ka rezultate mesatare në mësime.
Gjysmaku
shtrohet në mes të sofrës, ha mesin e byrekut, e ngul pirunin në mes të tavës,
merr llokmën mesatare të mishit.
Gjysmaku
qëndron në mes të sallës, rri diku në mes të turmës, voton në mes të politikës.
Puna
që Gjysmaku di ta bëjë më mirë është shkatërrimi gjithçkaje të plotë.
Për
Gjysmakun, të gjithë janë të mirë, të gjithë janë të këqinj, të gjithë kanë të
drejtë, të gjithë e kanë gabim, të gjithë duhet të jetojnë, të gjithë duhet të
vdesin.
Gjysmaku
realizon plotësisht; gjysmën e natës, gjysmën e ditës, gjysmën e gjumit,
gjysmën e zgjimit, gjysmat e ambicjeve, gjysmat e pretendimeve, gjysmat e
qëllimeve, gjysmat e shpresave.
Aty
nga gjysma e jetës gjysmaku martohet dhe bën gjysma kalamajsh.
Turmat
e gjysmakëve që flasin përgjysëm për shtetin, punën, politikën, institucionet,
shoqërinë, janë moçali ku mbyten shpresat dhe idealet e gjithë të tjerëve.
Valangat
e gjysmakëve të Internetit dhe virtualitetit, janë gjysmakët emblematikë të
kohës sonë.
Të
shumtët e gjysmakëve që e kanë hak gjysmën e lekut janë ata që mezi thurin
gjysëm fjalie, mezi shkruajnë gjysëm rreshti, mezi përcjellin gjysëm mesazhi.
Dëmet
që shkaktojnë luftrat, janë të papërfillëshme para tmerreve që shkakton vëlla i
mesëm i Hiçit dhe Plotit, gjysmaku që e ka shndrruar botën në një oqean
budallallëku.