Kulturë
Përparim Hysi: Cikël me poezi
E hene, 09.10.2023, 07:27 PM
Cikël me poezi
Nga
Përparim Hysi
1.U rrite, moj Cigane, u
rrite !
U
rrite, moj Cigane, u rrite
Sa
vjen e feks si ylldrite!
T'u
rritën dhe qepallat me bisht
Pa
zë e më shpon "egërsisht"
Dukesh
si një lule e porsaçelur
Me
sy ma bën buza e qeshur
Të
shoh dhe nuk e kam kollaj
Mua
që dreqi të më hajë!
Nuk
e kam kollaj, se kam neps
Të
flirtoj me ty, është "punë me spec"
SE
ja tek vjen një çigan djalosh
Dhe
mua sikur më thotë:-Mbetshë shëndosh!!!
2. DY SY
Dy
sy shoh përballë(sikur duan të më përpijnë)
Se
po më hanë të gjallë, mua, burrin me thinjë!
Se
nuk jam më i ri, i kalova 80-vjeç
Por
ende"shoh me sy" si në "adoleshencë"
Turpi
më ka dalë dhe vështroj si i paturp
Jam
moshatar që turpin ha me bukë
Faj
nuk kam unë, por e kanë"dy sytë"
Ngaqë
s'duroj shumë, m'u liruan "burgjitë"
M'u
liruan "burgjitë" dhe duket ashiqare
Se
kurrë "dysyve", unë s'u bëj naze
Ngaqë
s'u bëj naze, unë i puth dy sytë
Ju
them"kësaj radhe", u
"ndreqën burgjitë".
3. Kur i shkruaje një
mikeje
Jo.Nuk
plakesh dhe hiç nuk e besoj
SE
shpirti dhe mosha e një gruaje duket në sy
Për
këtë që po të shkruaj, unë kam përvojë
Dhe
hiç nuk gabo; pra, mos dysho fare ti.
Ti
je si një trendafil apo tulipan
Dhe
ke një shpirt qelibar
Tek flas, jam transparent si xham
Se
nuk të llaston një si unë, moshatar.
Je
si një lule që kurrë nuk vyshket
Dhe
po të flas ashiqare
Je
si floriri që nuk ndryshket
Moj
mikja ime, zemërmadhe!
4.Kur shoh...
Kur
shoh femrat gjirin "lisho", sikur unë nuk
kam sy në ballë.
Sado,
tash, nuk u mbaj"iso", por kam
neps t'ua ha gjirin të gjallë
Gjiri
"lisho" mua më ndjellë, më
kujton djalërinë
Le
të vete në esfel dhe dëboj pleqërinë.
Se
marrë veten me të mirë dhe ndjej veten si dikur
Dua
të"kullos qelepir" dhe më bëhet mua, sikur...
Sikur
ja erdhi prapë fuqia dhe po nisem për"beteja"
Mblidhi
mendtë burri me thinja, ndryshe tash është"meseleja",
5. Sarhosh?
Kam
pirë sot , jam bërë"karroqe" dhe sebepi më je ti
SE
erdhe ti, moj e mira e kësaj bote dhe bashkë pimë të dy
NJë
gotë për ty, një gotë për mua, , , një
tjetër e kthej plot
Ke
ardhur ti që aq të dua dhe bota tjetër
botë
U
piva sot dhe jam sarhosh... e drejta:jam bërë xurxull!
Të
lutem gotat mos t'i numërosh! Të lutem, moj e bukur!
Dhe
kështu do rri:sarhosh, i dehur, të më dalë tym nga koka
Moj
mike e dashur më ke magjepsur, se ti je magjiplota!
Tiranë, 8 tetor 2023