Kulturë
Sotir Athanasi: Takimi i autorit me personazhin
E diele, 08.10.2023, 06:43 PM
TAKIMI I AUTORIT ME PERSONAZHIN
(1)
NGA
SOTIR ATHANASI
Treni
elektrik mbërrijti në Maruzi.
Tani
s'më ndalonte asgjë për të shkuar te shoku im restaurateur. Kisha me vete
buqetën me lule të freskëta dhe gazetën që mora te kiosku I shtypit të huaj në
Omonia. Bashkëardhetarin tim të braktisur nga gruaja, nuk e takova. Kurioziteti
më shtynte të dija, nëse e kishte zgjidhur të fshehtën e karficës- flutur,
ashtu siç edhe do të gëzohesha, nëse, flutura, do të rikthehej e do të ndalej
në jakën e këmishës së tij të bardhë e madje shumë të bardhë. . . .
Këto
bluja, por në Athinë kemi migruar e ku I dihet? Unë s'kam për t'a harruar (e
ndjekur ) rrjedhën e tij, siç nuk do të lë mënjanë, edhe fatin e
"Profesorit" të "Petro Nini"-t. . . .
Shtypa
butonin e ziles dhe kur dëgjova sinjalin, shtyva portën.
Katër
a pesë hapa më tutje, shokun tim e befasoi buqeta me lule. Mua, statujat.
-
Ç'e ke këtë orkide?
-
Ç'e kam! Po a nuk the se po punon me hyjnesha?
Ai
buzëqeshi. Unë vazhdova:
-
Njëra nga këto, sigurisht që është tokësore dhe do të bëhet, patjetër e jotja,
besoj.
-
Sikur të ndodhte kjo, ti do të ishe kumbari.
-
E pranoj sfidën, vetëm aman të bëhet.
Isha
tërësisht I befasuar nga skena e hapur përpara meje: një oborr me katër kolona
dhe po aq hyjnesha. Përveç kësaj, shitësja buqetën e kishte thurur të tillë që,
si bazë kishte një degë lisi. Anës e zbukuruar në një mënyrë të tillë që,
s'kishte se si të mos I binte në sy, mjeshtrit, shokut tim të fëmijërisë. Ai
duke njohur shpërfilljen time, tha:
-
Me porosi t'a kishe bërë, nuk do të dilte kaq e arrirë. A nuk ke dëgjuar, miku
im, se tradita e luleve të dasmës, është pikërisht e tillë? Dhe, a nuk vihej
mbi çatitë e shtëpive si shenjë gëzimi?
-
Pra, ardhja ime me këtë orkide, është ogur i mirë?
-
Le të shpresojmë, - tha ai. M'a mori buqetën dhe e vendosi te shtatorja e parë.
Gjithmonë
kur flitej për statuja, mendoja zymtësinë që vinte nga shekujt e lashtësisë,
mbuluar gjithashtu, me mykun që mbart vjetërsia. Por do të mjaftonin edhe vetëm
këto trupore në kolonën e rifreskuar nga
shoku im, që të ndërroja mënd për diçka tjetër. Së pari turpëronin
besimin tim të gabuar dhe së dyti, të bindesha për dritësinë që mbushte
habitatin.
Në
çdo kolonë, ishte gdhendur një shtatore femre. Një cohë e gjatë në mermer i
vishte ato hijshëm për të zbritur deri në fund të këmbëve, tek sandalet, ku dhe
qe, mbarimi I shtyllave. Tek ai cak, niste edhe borduri që I tregonte statujat
të hipur mbi piedestal.
Mua
më hipnotizuan. Kisha marrë trajtën e trupave që sodisja.
-
Këto janë KARIATIDHAT, - spjegoi shoku im. Kështu thirren edhe në anglisht, por
edhe grekët, kështu I quajnë: "Kariatidhes". Shqip, mund t'u themi:
"Grua prej mermeri". Ose "Bukuroshe e mermertë". Dhe, siç e
shikon, këtu kemi katër të tilla.
Ato
qenë vendosur: dy në të majtë dhe po aq në të djathtë. Hyjnesha e qosheve,
krahun anësor e kishin të ngrijtur lart.
-
Arkitrau I portës, duhet të jetë vendosur më vonë, - vërejti ai. - Ndryshe, do
të qe I pakuptueshëm pozicioni I tyre.
-
Ashtu mendoj edhe unë. Ky duhet të ketë qënë një kopsht I hapët dhe që, me
siguri, soditej nga distanca. Mbase fillimi a hyrja e një lulishteje. Këto
perëndesha nuk mbajnë kot në dorën e tyre nga një shportë me lule, simbol ky,
që të grish të hysh, a si në vënd të përshëndetjes për mirëseardhje.
-
Është shumë i drejtë mendimi yt.
Kariatidhes
janë përdorur për herë të parë në arkitekturën greke në lashtësi. Shëmbullin më
tipik për këtë, është EREKTUMI I ATHINËS.
-
Të jenë kaq të vjetër këto? - shqeva sytë unë.
-
Aspak! Ky stil, rinisi të shfaqej në Rilindjen Greke, aty nga fundi I viteve
1880-1890, natyrisht edhe më pas. Kurse ky atelje, duhet të jetë ngrijtur rreth
vitit 1900.
-
Pse je kaq I sigurtë për këtë datim?
-
Sepse, rreth këtij viti, mjeku amerikan me origjinë austriake, KARL
LANDSTEINER,
duke studiuar IMUNOLLOGJINË, krijoi sistemin e klasifikimit të gjakut në katër
grupe: A.B.AB dhe 0 (Xero.)
Kësisoj,
skulptori që njihte, jo vetëm anatomisë, por edhe fiziologjinë e trupit të
njeriut, karakteristikë kjo, për të gjithë njerëzit e racës së vetë.
-
Ku, padyshim, bën pjesë edhe ti, - e ndërpreu unë,
Ai
buzëqeshi.
-
Edhe kështu mund të thuhet, por desha të nënvizoj se, skulptori I këtyre
hyjneshave, ka njohur në detaj, fiziologjinë e organeve funksionale të njeriut.
Se, ndryshe, s'kishte se si të informohej për këtë zbulim të ndodhur gjashtë
muaj përpara se ai të përfundonte kariatidhën e kreut. Kam bindjen se ai ka
qënë një humanist.
-
Edhe unë,dua të besoj se ai, bënte pjesë në grupin e atyre, për të cilët,
NJERIU, vihet në qëndër të GJITHËSISË, si I vetmi burrim vlerash të vërteta.
-
Pse? Ekzistojnë të dhëna që flasin për rryma, grupe dhe nëngrupe të
antivlerave? - pyeta unë dhe ai, në vënd të përgjigjes, më tha:
-
Largoju dhe shikoji nga distanca këto hyjnesha se, nuk të kam thirrur për
diskutime pa bereqet.
Unë
bëra atë që më tha.
Statuja,
në shportën e së cilës, ishte vendosur buqeta, ngjante plotësisht e vërtetë.
Dora që mbante atë ishte e krisur në llërë dhe kjo e bënte, jo vetëm të
njëmendtë, por edhe tejet jetësore, deri në masën që, kur e vura re, ndjeva një
lëndim në shpirt.
-
Si e prerë shpate, sqaroi shoku im.
Unë,
pa Ia ndarë sytë, tunda kryet me keqardhje.
-
Janë të katërta të goditura në të njëjtin vënd.
-
Si është e mundur?
-
Ja që ëahtë- tha ai dhe pas një grime, shtoi: - I dëgjove mbrëmë lajmet?
-
Jo, pse?
-
Në Top Channel, më duket, ishte intervistuar një familje nga Elbasani.
-
Pastaj?
-
Tre fëmijë të një vatre, shtatëmbëdhjetë vjet më parë, se kaq ishte fëmija më i
madh dhe dy të tjerë, pas tij, njëra vajzë, kishin lindur pa dritën e syve.
-
Edhe rrufeja, nuk bie dy herë në të njëjtin vënd, - përfundoi ai.
-
Kjo vlen edhe për këto hyjnesha, - thashë unë.- Duket si punë fantazmash që ka
kërkuar gjakun e tyre. Shoku im resraurator, qeshi me shpoti:
-
Po atyre të verbërve, fantazma ua thithi dritën e syve?
Qeshi
sërish, por me dhimbje:
-
Po të qe gjellë skulptori dhe të na dëgjonte se si arsyetojmë kaq pa të keq,
kaq profan e kaq larg njohurive më minimale, ai do të gajasje. Më e pakta do të
na konsideronte trashtinë. Se e tillë është sjellja jonë.
Në
fillim, edhe unë rashë në kurthin e ngrijtur kaq natyrshëm. Vërtet, këto
kolona, pas tërmetit, morën krisëm. Madje për njëherësh, mëndja të shkon, jo te
djallëzia, as te mashtrimi e aq më pak, te pabesia tinzare.
Prandaj,
nisa që shkakun t'a kërkoj jashtë tyre. Te nëntoka. Thellë, në brendësi të saj.
Trualli
duhet të ketë ndonjë damar, a burim nëntokësore, I cili, herë zihet e herë
lëshohet. Sipas llojit të lëkundjeve, intensitetit të tërmetit dhe shtresave të
nëndheshme, - mbylla unë arsyetimin e një profani. Shoku im sërish qeshi.
-
Arsyetimi yt, miku im, mund të bindë këdo, jashtë fushës. Kurrësesi
specialistët e saj. Pse godinat për rreth, nuk e kanë ndjerë tronditjen?
Qëndresa e tyre stoike, flet edhe për atë që, zona, është e mirëstudiuar.
Atëhere,
mëndja të shkon te skulptori. Te një veprim i tij tinzak. Mbase te një prapësi,
por jo trill, ndonëse me 'të ngjan. Te ndonjë dhelprëri, por jo nga ligësia.
Atëhere pyetja shtrohet:
-
Çfarë e ka zëmëruar autorin në punën e tij, bërë me aq talent e përkushtim sa (
le t'a quajmë kështu, edhe pse me dhimbje), që të ndyje veprën e tij? Se, duhet
të pranojmë që, tërmete kanë rënë edhe më parë në këtë shekull e ca. Dhe duhet
të më besosh miku im, se unë jam I vetmi restauruese në gjithë këtë CENTAUR për
këto KARIATIDHA. Është e mundur që llërët e këtyre HYJNESHAVE, të mos jenë
prekur nga..., tehu I shpatës?
Sigurisht
që jo. Por ato janë "mjekuar" vetëm nga ustallarë të punës me allçi.
Argument më të mirë kam gjurmët e gipsit që i gjeta, me të hyrë në këtë KABINET
HYJNESHASH.
Seç
ka një përkesë me rastin e Elbasanit. Edhe më parë, kemi dëgjuar që aty të
lindin qingja me dy kokë, e viça me pesë këmbë.
Këto,
miku im, duhet të kenë qënë sinjale që dërgon Universi për..., RESTAURATORËT e
MJEDISIT. Por, fatkeqësisht, këto thirrje për KUSHTRIM, në rastin më të mirë, i
shihnin ustallarët e punës me gips e jo pushtetarët. Atëhere UNIVERSI, dërgoi
një tjetër sinjal. Lindi një njeri, pa dritën e syve. E kjo, s'bëri asnjë
përshtypje, ndonëse qe fatkeqësi. Universi e përsëriti, me durim kumtin. Por njerëzit,
të verbuar e shurdhuar, nuk dëgjonin kambanat që binin. Akademikët, pas rënies
së tyre si gjethet e vjeshtës, u fosilizuan.
-
Besoj do të ketë dalë ndonjë usta allçie që të ketë dhënë këshillën e duhur, të
paktën asaj familjeje që të largohej nga Elbasani dhe. . .
-
Po. Harrova të të them:
Familja,
bëri edhe një fëmijë të katërt pasi qe larguar nga Elbasani. Ky e kishte DRITËN
e SYVE.
-
E mora me mënd.
-
Edhe te këto Hyjnesha, ka diçka binjake me atë që folëm.
Ty
të shkoi mendja për fantazma. Dhe me të drejtë. Kjo, ngaqë, shumë gjatë jemi
ushqyer e bombarduar madje, me rite e bestytni. Logjika aty të shpie. Por
fantazmat kanë tjetër kafshim dhe lënë tjetër gjurmë. Që, gjithsesi, duhet të
ishte krejt i ndryshëm nga ky teh shpate, kame, apo. . .
Mua
më duket se, jo Universi, por vetë SKULPTORI, na jep sinjalin për të na
tërhequr vëmendjen që, jo vetëm t'a shikojmë skulpturën , si vepër artistike,
por të mësojmë diçka nga historia e një dashurie që zë fill këtu, me këtë masë
të mermertë. E kjo, patjetër që duhet të ketë të bëjë me ndonjë ndodhi
toksore..., gjaku.
Unë
mbeta si I hutuar.
Ne
ishim ndarë që pas mature. Unë vajta ushtar dhe tani kishim, mbase më shumë se
një
dekadë
emigracion. Shkurt ishim degëzuar. Unë e dija që ai ishte i talentuar në
pikturë, por nuk më shkonte mëndja se kishte mbase më shumë talent në
skulpturë. Për më tepër, kaq i studiuar .
"Ai
nuk e ka harxhuar kohën kot në Akademinë e Arteve", do të thoshte për 'të
im atë.
Bënte
piktura nudo që hyjnizonte format anatomike dhe harmoninë përpjesëtimore të
këtyre linjave, seksualizmi I të cilave, kënaqte syrin e soditësit deri në
emocion.
Dhe
ja tani: ai fliste për skulpturën. Për këto kariatidhën që, po t'a zbërthejmë
fjalën në etimologjinë e saj, siç edhe bëjnë gjuhëtarët, do të përkthehej, jo
vetëm çfarë është shkruar në fjalor, por diçka tjetër. Fjala greke KARIATIDHË,
përbëhet nga dy fjalë: KARDHJA, që do të thotë në shqip ZEMËR, dhe ADHJA, që në
shqip do të thotë BOSH. Pra KARIATIDHË, do të thotë ZËMËRBOSH Dhe shoku im, për
të cilin, krenohem, thotë se:
Skulptori,
me prerjen e damarit, ka dashur të shprehë pikërisht të kundërtën e saj.
Saktësisht atë që: këto hyjnesha, jo vetëm se nuk e kanë zemrën bosh, por,
përkundrazi. Plot dhe të plagosur. Madje një gjë e tillë, duhet kërkuar në një
tronditje të thellë shpirtërore e cila, padyshim që, ka të bëjë me gjakun. Si e
qysh, do t'a shohim
Nuk
mund të rri pa nënvizuar se: merita e restauratorit, qëndron në zbërthimin e
domethënien së kësaj prerjeje. Saktësisht, në llërë si pjesën më funksionale të
krahut si dhe sensuale të saj.
Ky
detaj është shekspirian. Si shamia e humbur e Otellos. Kjo gjetje tejet e
shkëlqyer, si edhe po aq madhështore, është meritë e veçantë e skulptorit
persian - NADIR. . . . .
SHOKU
im u ul te këmbët e kolonës:
-
Çfarë sheh këtu?- më pyeti dhe tregoi me dorë atë që mund të quhet,
"prerje tërthore" në sandalen e skulpturës.
-
Një krisje.
Ai
tundi kokën që unë të vazhdoja arsyetimin.
-
Një plasë, ose një e krisur në qelq. Sërish tundi kryet.
-
Një krisje në lëkurën e një fruti shumë të pjekur.
Ai
miratoi dhe I ndriti, jo vetëm shikimi, por edhe nuri.
Kjo
më bëri të kuptoj se, isha futur tashmë në botën artistike të restauratorit.
-
Qershi krapje, qershi krisje, kokrave të së cilës, kur piqen, u pëlcet pak
lëkura.
Ai
thirri:
-
Kjo është!
Toni
I zërit të tij, duhet të qe, mbase I ngjajshëm me atë që mendohet për Arkimedin
kur thirri: - - -EUREKA! Dhe tha, po me
atë ton:
-
Aty ndalu! Kjo ka shumë vlerë.
Së
pari të mos harrojmë se jemi në skulpturë. Ndryshe do të qe, po të kishim
përpara një pikturë. Ngjyrat e saj, patjetër që do të na orientonin edhe drejt
tejet mistakes.
Pra:
t'i fole,për qershi krapje, apo për qershi krisjeje, kokrave të së cilës, u
pëlcet pak lëkura. Kështu nuk the?
-
Po.
-
Dhe ato kanë ngjyrën e . . .
-
Gjakut, padyshimin më të vogël.
-
Pra: Je I sigurtë se kjo krisje është shënjë e. . .
-
Gjakut që kërkon të na i japi skulptori. Për këtë nuk kam asnjë mëdyshje.
Portreti
I shokut tim u rigjallërua:
-
Të lumtë, miku im! Ja pse të kam thirrur.
Unë
vazhdoja të ishe sërish i befasuar.
-
Kemi zbuluar, sëbashku, pjesën e parë të së fshehtës.
-
Pse? Beson të ketë edhe një të dytë?
-
Po dhe mbase më e vështirë. Kot nuk e kam quajtur këtë KODI DA VINÇI. Por së
bashku, kam bindjen se do t'ia dalim.
Ecim
më tej. Ai vendosi gishtin te fillesa e krisjes, të cilën unë e quajta: nerv,
ose bisk.
-Jo,
- tha ai.- Pse të mos e quajmë nepërka, ose n e p ë r k ë r i m ?
-
Pse?
-
Se ajo, hamendësoj, ka të bëjë me dashurinë. E kjo ngjason me shpërthimin e
luleve në mbarim të shkurtit. Ato gënjehen. Dimri, jo vetëm s'ka ikur, por në
një rikthim tinzar, paraqitet edhe më i egërsuar: me acar e ngrica. Gonxhet e
sapo çelura zihen në befasi. Për pasojë, kemi vyshkjen e ngrirjen e tyre.
-
Edhe kështu mund të merret. Por ky shpjegim, nuk më duket i natyrshëm. I
kërkuar, po. Vetëm në qoftëse, duam të kapim peshkun dhe pastaj të shohim nëse,
në barkun e tij, është hunaza magjike.
-
Pikërisht për këtë aludova dhe unë.
Ai
u ngrit për t'u ulur te kolona e dytë. Dhe tregoi. Kë do të pyesni Ju?
Vetëtimën,
Pikërisht
atë vijë gjarpërushe nga e cila, kërkonte të zbulonte dritën e fortë, që kishte
flakëruar, në qiellin e hyjneshave. Kërkonte të kapte të pamundurën:
shkrepëtimën.
-
Po tani?
Shkoi
tek e treta dhe më në fund, tek e katërta: E njëjta gjurmë! E njëjta vetëtimë!
E njëjta rryfe!
-
Vetëm rastësore, s'mund të jenë ato.
-
Po çfarë?
-
Nuk e di. Edhe dielli nuk e nxjerr kokën në të njëjtin vënd e në të njëjtën
orë, të nesërmen. E jo më katër ditë radhazi. Kjo për shkak të rrutullimit të
Tokës në një periodicitet kohor.
-
Atëhere? - lëshoi pyetjen dyshuese shoku im:
-
Është një klithmë që del nga skulptori. Një brengë që ai kërkon t'a ndajë me
ne, të mëvonëshmit. Por kujt, miku im? Gjithkujt? Jo. Absolutisht, jo. Vetëm
atij që e meriton t'a dëgjojë këtë histori. E ky dikush, nuk duhet t'i përkasë
racës së punës me allçi. Për më lart duhet të ketë menduar, me të drejtë ai.
-
Këtë kam kuptuar edhe unë. Prandaj dhe të thirra. Jo për të më ndihmuar në
pastrimin e tyre. Absolutisht. Por për të arsyetuar mbi 'to. Jemi përpara një
të fshehte, sa të bukur, aq edhe të dhimbshme.
Dhe
ai vazhdoi, pa më lënë hapsirë për të pyetur:
-
Ajo që kam studiuar më thotë se : tremijë vjet përpara Krishtit, në Egjiptin e
lashtë, u shpikën shenjat, të cilat u shfrytëzuan për mbishkrimet zyrtare, por
që u përdorën edhe në objektet monumentale fetare. Egjiptianët I mendonin tepër
figurative dhe me fuqi magjike. Për ne, ka më tepër rëndësi figuracioni.
Nëpërmjet tij mund të shprehemi. Të tregojmë një histori të trishtë. Të
kumtojnë diçka për pasardhësit. Ai mori një revistë të ilustruar dhe tha:
-
Për shëmbëll, këtu janë shënuar tri motërzime të alfabetit në heroglife.
-
Si u zbuluan ato?
-
Krejt rastësisht. Një ushtarak francez, gjatë pushtimit të Egjiptit nga Napoloni,
gjeti një copë bazalti të zi që i dha çelësin e hieroglifeve. Ky u quajt: GURI
I ROZETËS.
Aty
qenë tri mbishkrime: greqisht, në gjuhën demotike, egjiptiane dbe në gjuhën
demotike egjiptiane. Guri, që nga viti 1820-të ndodhet në Muzeun e Londrës. Dhe
të mos harrojmë, se këto kolona, janë ngrijtur, pas kësaj date.
-
Që do të thotë?
-
Se skulptori e ka njohur këtë gjuhë.
-
Po sikur ky gur me vlerë për arkeologjinë të binte në dorë të ndonjë merhumi
egjiptas?
-
Aty ishte, pse s'ra?
Unë
ngrijta supet.
-
Se nuk e la Universi të ndodhte një gjë e tillë. Në Univers, nuk mund të ketë
asgjë RASTËSORE. Edhe në teorinë e KAOSIT, thuhet se veprojnë ligjësi. Por
neve, duke mos I njohur ato, themi: JANË KAOTIKE. Por, le të mos shkojmë kaq
thellë.
-
Nuk më thua? - ia ktheva unë me stilin greqisht: - Fërkimin e këtyre mermerëve
e ke nisur nga lart - poshtë, apo nga e kundërta?
Ai
qeshi.
-
Do të thosha se kështu ndodh, kur masazhi I gruas nis nga këmbët e saj.
-
Po, se zbulohet nepërka. Këtë do të thuash?
-
Mbase do të qe më ndryshe, po të filloje nga kreu. Do të të trulloste bukuria
dhe kur të zbrisje deri në tring-trin-gë, do të ishe I lodhur. Sytë mbase nuk
do të t'a kapnin atë . . ., nepërkën.
-
E cila, aty dremit. Po, a fle,
megjithatë?
Befas,
u ul te këmbët e hyjneshës: - Afrou, - më tha.
Unë
I shkova pranë.
-
Skulptori duhet të ketë qënë duke punuar këtu. Në këtë pozicion. Ai duhet të
gdhëndte sandalet. Punë që kërkonte vëmëndje dhe mprehtësi. I lodhur. I
djersitur. Flokët I kanë zënë sytë. Edhe pluhuri deri në qepalla. Pse jo? Deri
në qerpikë. Është plotësisht i zbardhur. Kjo e bën më fisnik, po aq sa edhe
madhështor si të kishte mbërritur në habitatin e këtyre hyjneshave. Në një
shoqëri tepër të merituar, por edhe të papritur e të gatshëm edhe për ndonjë
gabim. Se:
Puna,
me gjasë, s'po I ecte dhe aq mirë, siç ndodh rëndom përpara zbulimeve
befasuese. Se diçka e jashtëzakonshme kërkon të vejë në provë. Kë? Meritën.
Nëse je ti njeriu përkatës që duhet t'i besohet ai zbulim. Atë sekret. Se përpara
tij ndodhemi.
Ishte
kjo arsyeja që e angazhonte si përpara një detyrimi. Përqëndrimi kishte arritur
cakun e tejmë, tek skaliste kujdesshëm atë vënd, ku do të linte shënimet e
brengës së tij. Kumtin për vuajtjet e shpirtit. Dhe, a ishte aq I aftë për të
përcjellë atë këngë të dhimbshme të ngjajshmëve të tij?
Mjeshtri,
këtu duhet të ketë qënë, shoku im, ndërsa, një mizë, grenxë, a bletë, iu
ngatërrua nëpër leshra. Por mund të ketë qënë edhe një televalë ajo që ia
rrëmujosi veprimet. Në fund, duhet pranuar se, dikush duhet t'i jetë afruar e i
ka dhënë lajmin tronditës. Pas kësaj, ai, me vetëdije, ia ka hedhur shtatores
skarpellën. S'është e vështirë që pas kësaj të besojmë se, ajo vajti dhe
shënjoi llërën e krahut dhe jo gjetiu. Se me gjak kishte të bënte edhe kumti .
Shoku
im i futur e madje i zhytur në arsyetimet e tij, si ndonjë aktor e regjisor
njëherësh, mua më ngjau se e përfytyronte skenën dhe më tha me një ton të
prerë:
-
Shiko majtas, lart, tani!
Unë
bëra atë që më tha. Befasia Ishte e plotë. Çudia e madhe.
Tre
metra më tej, një kafaz hekuri rrethonte për gjysëm atë që mund të quhej
ballkon. Ai kishte dalë jashtë projeksionit të murit, vetëm njëzetë centimetra.
Pas
qelqeve, një perde tyli. Thekët e tisit binin mbi flokët e një vajze, a gruaje
të re, vetëm për një a dy sekonda, se pastaj, u zhduk.
Qe
nëpërdukur silueta e një femre të re në moshë. Por qe gjithashtu një kapje
përgjimi.
Largimi
i saj I menjëhershëm e shtonte edhe më tepër hamëndësimin. Ktheu krahët e
brishtë dhe shpinoren thuajse të hapur fare deri në bel. Gjithsesi, edhe në atë
grimë të kohës, syve të zjarrfiksit, s'mund t'i shpëtonte. Ishte e njëjta femër
që kisha parë javën e shkuar te këpucari. Zëri I saj atë ditë, më kujtonte
jehonën që përcillte një vajtim a logori. Ja tani dhe portreti i dikuj në
trajtë disi të lakuar, që, gjithsesi, shëmbëllente me dikë. Mos qe fantazmë që
zhdukej dhe rishfaqej në kohë të përshtatshme vetëm për të?
Pyetja:
" ku e kam parë, që e martë e mira ", nuk më shqitej nga mëndja. Siç
duket e paskam thënë edhe me zë, krejtësisht pa vetëdije, prandaj shoku im tha
duke treguar skulpturat:
-
Ja ku e ke parë.
Unë
u hutova. Ai vazhdoi:
-
Gjithmonë kam menduar në të njëjtën mënyrë, ashtu si edhe tani. Mbase është
mbesa, apo stërmbesa e këtij modeli në katër kopje.
-
Domethënë se nuk kam gabuar, ndonëse e pashë vetëm pak sekonda. Por nuk e
kuptoj: çfarë bënte dhe pse iku.? Ai ngrijti supet. Shpërfillja e tij nuk më
pëlqeu:
-
Përgjonte?
-
S'e besoj.
-
Vëzhgonte punën tënde?
-
Nuk m'u duk!
-
Po çfarë pastaj?
-
Ajo sikur na studionte.
-
Kë?
-
Mbase jo të dyve.
-
Po kë?
-
Më duket se ty.
Pse
detyrohemi të vihemi në të tilla prova përzgjedhjeje, o Perëndi? A ka njeriu
xhanëm, forca kësodore që të përballojë këto dy ndjenja?
-
Ajo sikur na studionte.
-
Kë?
-
Mbase jo të dyve?
-
Por cilin?
-
Më duket se ty.
Unë
qesha: - Është marrëzi, - thashë me pastërti. - Ja ke futë kot, plako!
Pamja
e tij si e vrarë në shpirt, nuk I largohej edhe pas kësaj. Duhet thënë që unë
vëzhgimin e kisha të mësuar, qoftë edhe në distancë, kurse ai, si talent e
kishte të lindur dhe nuk gabonte lehtë. Nga ana tjetër, që të jem i sinqertë
edhe mua, në atë grimë të kohës, më ngjau se vështrimin nga unë, vajza largoi.
Po ku e kisha parë që, e martë e mira, e marrtë!
-
Nuk më thua, sa kohë ke që punon me këto skulptura?
-
Tri javë.
-
Dhe, vajza lart, s'ka zbritur asnjëherë poshtë, por është mjaftuar si edhe aty
më parë, të vëzhgojë punën tënde si nga maja e Olimpit?
-
Javën e parë zbriste çdo ditë, madje më sillte edhe kafe.
-
Pastaj?
-
Pastaj e preu si me thikë.
-
Pse?
-
Nuk e di.
-
Mbase ka keqkuptuar ndonjë sjellje tënden? Se ju piktorët, se si i picëroni
sytë edhe kur shikoni e flisni me tjetrin.
Ai
heshti. Rrudhi buzët. Shikimi I tij, diç ironizonte. Unë këmbëngula thjesht me
vështrim.
-
Nuk mund t'a kuptoj, - tha më në fund, kur pa se tek unë, veç befasisë,
s'kishte asgjë të turbullt. - Largimi I saj, nuk e shfaqëson sjelljen tejet
miqësore të fillimit. Qe një natyrëshmëri e pashoqe. Vetëm, në qoftëse e ka
detyruar dikush.
-
Kush ?
Ai
ngrijti supet.
-
Di të zbërthesh hieroglifet, - ngrijta unë më në fund zërin, - dhe s'je në
gjëndje të shkopsitësh një marrëdhënie të tillë?
-
Me hieroglifet e kam të lehtë. Ato vërtet janë thjesht simbole dhe nuk flasin,
veçse duhen zbërthyer. Por është gjuhë e vdekur dhe nuk t'a marrin për të keq
edhe sikur të gabosh. Kurse, zonjusha lart . . ., apo. . .? - Mirë e the:
zonjusha lart. A ka të dashur?
-
Nuk e besoj. Do t'a kisha parë.
-
Qënka cingël ?
Shoku
im më në fund buzëqeshi.
-
Mos po luani me cilngla?
-
Mbase.
-
Jo mbase. Por këtë thuaj.
Ai
iu shmang përgjigjes. Shkoi sërish në fund të kolonës dhe tha:
-
Këtu duhet të ketë qënë skulptori dhe është befasuar nga dalja e saj në
ballkon.
-
Si ne tani.
Ai
vazhdoi: - Duhet t'a ketë pritur gjatë këtë çast, artisti.
-
Si t'i më duket.
Ai
buzëqeshi hidhur për ngjajshmërinë. . Në ketë mes duhet të qe futur patjetër
dyshimi. Ai që përcaktojmë, aq natyrshëm me fletët e " lule deles ":
më do, s'më do.
-
Ajo, me patjetër, duhet të ketë qënë modeli I tij.
-
Ashtu si dhe ti që ke pritur dy javë për të takuar derivatin e modelit.
Ai
vazhdoi spjegimin: - Nuk dihet sa vazhdoi pozimi. Ashtu siç mungojnë shkaqet e
largimit të kësaj shtojzavalle, a këtij fluturimi Qiellor. E mbase edhe
degdisja në ishujt e panumërt të Greqisë.
-
Mos e dhëntë Zoti në rastin tënd.
Ai
tundi kokën: - Të lumtë goja, - tha dhe vazhdoi arsyetimin: - Nuk dihet
gjithashtu, si u kthye. Çfarë kishte ndodhur që zbuti zëmërimin e atyre që e
larguan.
-
Asgjë, - thashë unë. -Thjesht ardhja ime.
-
Po a ishte kthyer në kohë, apo ishte e vonuar e madje, tepër e vonuar?
Megjithatë, ai duhej të gëzohej që ajo, më në fund, erdhi.
Tanimë,
ai qe në mbarim të punës së tij, edhe pse e kushte përfunduar, pa e patur atë
pranë. . .
-
Këtu pra, duhet të ketë qënë gdhëndësiartist dhe e ka vërvitur tutje skarpellën
e tij duke thirrur: - Epitelus, që në shqip thuhet me tri fjalë: "më në
fund".
-
Po. Epitelus. Ajo u kthye.
Nuk
pati kohë të shihte ku goditi dalta e tij që latonte mermerin. I mbetën sytë
tek ajo. Pse ishte kaq e zbehtë? Apo I dukej atij nga lodhja e një pune tejet
raskapitëse? Por mund të ketë patur edhe merakun nëse, do t'a gjente artistin
me daltën e tij që I çukisnin veshët, po aq sa edhe zëmrën, aty te bregu I atij
ishulli. Ajo përgjonte me gjasë, kthimin e zogjve nga shtegtimi t'i sillnin
ndonjë lajm. Por edhe t'i shpinin sinjalin se ajo nuk ishte aspak mirë dhe për
më tepër, po vuante.
Sytë
e skulptorit që dinë të fiksojnë detaje nga më të papërfillëshmet, nuk mund të
gaboheshin kurrë për 'të:
Vështrimi
I saj qe I trishtuar. Syve të saj, sikur u mungonte drita. Nuk rrezatonin
ndriçim. Brënda tyre, ndryhej vuajtja.
Shoku
im pas këtij "bombardimi", heshti. Ai fliste sikur të kishte qënë I
pranishëm në ngjarje e në këtë rrëfim imagjinar e tejet të dhimbshëm. Fliste si
të qe vetë skulptori. Por mbase përshkruante zanën që u shfaq në ballkon në atë
grimë të kohës, si meteor. Ai fotografoi shpirtin e saj.
-
Po, - tha
U
ul sërish te këmbët e shtatores. Te prerja tërthore e atyre sandaleve dhe me
majën e një vegle si bisturi, shkëputi pjesën sipërfaqësore, si të qe kapaku i
çajnikut dhe e përmbysi atë. Me një lente, tepër zmadhues në dorë, tha: - Shiko
këtu!
Pjesa
e brëndshme rruante të ndryrë sekretin. Ai më tregoi dhe mua më dukej se po
shihja një hartë detare të Kolombit, a Magelanit
-
Në shekullin e XV-të e më pas, - nisi të shpjegojë shoku im, si skolastis që
ish e me stilin e petagogëve të Akademisë së Arteve, ku edhe kishte dhënë mësim
për gati pesë vjet, në pikturën fetare, mori rrugë e përhapje ajo që quhet
DIPTIK. Parapëlqehej piktura e gravuar VIRGJËRESHA me FOSHNJEN. Në anën tjetër,
vihej portreti I porositësit.
Ai
leu me ngjitës atë copë mermeri dhe unë vura re se, duart po i dridheshin teksa
bënte këto veprime.
-
Nuk ndjehesh mirë?
-
E jam pak i lodhur, - m'u përgjigj.
Por
unë e kuptoja se ajo s'qe aspak thjesht lodhje. Se mbase sfilitje ajo qe. Se i
ngjante asaj kur na dridhet buza, syri, zemra. Dhe këto fërgëllima e kanë
prejardhjen në shpirt e jo në trup.
-Tani
që dimë se çfarë është diptiku, që dimë gjithashtu, sekretin e Gurit të
Rozetës, tani që njohim hieroglifet, nuk është e vështirë të spjegojmë,
historinë e dhimbshme të dashurisë së kësaj hyjneshe. Një histori, tejet
njerëzore dhe një sakrificë skajore për të përballuar.
Ai
e përmbysi "kapakun e çajnikut":
-
Edhe diçka tjetër : - Ajo ç'ka e bën këtë rrëfim, krejt të veçantë, është fakti
se, skulptori I këtyre mermereve, ishte persiani NADIR. Arkitekt dhe skulptor.
Tridhjetë vjeçar. Brun. Trup hedhur dhe me një mjekër të spikatur e të vogël,
fisnike.
Unë
do t'i deshifroj të gjitha këto dhe detyra jote është t'i shkruash ato për
lexuesin.
Shoku
im, sapo e kishte shpallur qëllimin pse më kishte thirrur, kur nga një deriçkë
e vogël, në cepin e kësaj shtëpie-kështjellë, doli më në fund, buzagaz dhe me
një veshje për të qënë si për xhiro,
Vajza
që u fsheh aty më lart, te qelqet e ballkonit, pas perdeve.
Ishte
po ajo zonjushe që pashë rrëmbimthi te këpucari dhe që më kujtonte një portret
të njohur. Po cilën? Atë vajzë me flokë të zinj e të derdhur atyre supeve
delikate. Me atë çantë plot sqim, ku e kisha parë? Por, s'pata kohë të vrisja
edhe ca mëndjen, se ajo, tek po afrohej me atë hijeshi që të jep zgjidhja e një
enigme, aty lart, në ballkon, fytyrëqeshur, m'u drejtua mua, plotësisht e sigurtë:
-
Ti duhet të jesh Albani!
Brënda
sekondës e përfytyrova ikonën e saj të gjakosur dhe që thërriste aty në
autostradë: "Separakallo poli voithiseme"!
("Ju
lutem shumë, ndihmomëni !!!)
Ishte
ajo vajzë që duke qënë e bllokuar dhe e plagosur brënda BMV-së së saj, me
përgjërim, kërkonte ndihmë në atë karambolin për të cilin lexuesi është njohur
në tregimin e botuar në këtë Portal të nderuar Elektronik dhe që titullohet:
Midis dy dashurive (2): VIA DEI. Ishte vajza me sybajame dhe portret
trëndafili, miqt e mi.
Prandaj,
pa ngurruar, ndonëse tepër I habitur me këtë përkesë ngazëllenjëse, thirra:
-
Ana! O Zot, ANA?!?
-
Po, - tha ajo dhe më përqafoi. Të njëjtën gjë bëra dhe unë.
Shoku
im, jo vetëm që u befasua, por pse të mos e themi, u xhelozua . Sigurisht, keqkuptimi
do ta errësonte deri në nxirrje, për disa sekonda atë.
-
Më ke shpëtuar jetën, - nxitoi të thoshte ajo.
-Jetën
mbase jo. Por krahun, jam I sigurtë që po. Ty të ishte prerë arteria, - I
thashë unë me një ndjenjë tepër të afrueshme dhe çuditërisht, kisha hyrë në
rolin e atij që i dha ndihmën e duhur Anës. Tanimë isha bërë njësh me
personazhin tim dhe ndjeja lodhjen e saj dite të vrerosur e tejet cfilitëse.
Kështu, me të drejtën e shpëtimtarit, ia kapa krahun te llëra.
Ishte
një veprim I shpejtë instiktiv, që e bëri atë të qeshë po me atë shtysë të
vetvetishme dhe po me atë nuhatje femërore të natyrëshme e të përkorë. Si
njeriu që, në këtë mes, e meritoja këtë buzëqeshje. Te krahu, kishte mbetur një
gjurmë fare e pakuptueshme e qepjes dhe ca muskuj të fortë e si të mpirë. Kjo
qe e gjitha.
Ajo
buzëqeshi sërish mbasi kreva unë ekzaminimin.
-
Më ke borxh kryqin që kushedi se ku do të ketë rënë, - më tha.
Ajo
më fliste me "Ti" dhe po kështu I përgjigjesha dhe unë si të ishim dy
miq të vjetër edhe pse kishim ndënjur bashkë rreth pesëmbëdhjetë minuta dhe po
kaq vite afërsisht në një udhëtimi si të dalur nga sheshi i luftës.
-
Edhe ti më ke borxh, u kujtova unë të them, se m'u përfytyrua skena e
tamponimit të damarit.
-
Çfarë? - tha ajo.
-
Dy riska bukë të lyera nga të katër anët me gjalpë.
Kjo
bëri që të dy të shkriheshim së qeshuri.
Shoku
im qe ende I bashkangjitur kuartetit skulpturor. Ai ishte I vuvosur. Unë nxorra
portofolin:
-
Ne shqiptarët I lajmë borxhet në vënd.
Hapa
me kënaqësi një shami ia tregova dhe triumfalisht, thashë:
-
Ja ku është KRYQI I ANËS!
Në
ato dy fjalë ishte edhe muzikaliteti brënda atij filmi që, prindërit e mi e
kishin parë dikur dhe e kujtonin me mall.
Atë
çast mendova shprehjen e tim eti:
"Çdo
brez Anat e veta ka, por mbase edhe kryqet, në çdo brez, një Anë kanë".
Anës
I ndritën sytë:
-
E pabesueshme! Fantastike. Katapliktiko!
(e
habitshme, e mahnitëshme).
Kryqin
me sinxhir që ia kisha lënë në dorë, ajo i gëzohej si një zbulumi.
-
E di që është komplet flori?
-
Si jo?
-
Po Ç'them dhe unë?!?
Ajo
që ka më tepër rëndësi, është fakti se, e kam të gjyshes. Dhe ajo, kujtim nga
nëna e saj. Modeli i këtyre kariatidhave. Fytyra iu trëndafilua:
-
Është një histori që zë fill këtu e njëqind vjet më parë.
Unë
pashë shokun tim. Ai tundi kryet sikur donte të më thoshte: "- E sheh? A
nuk kam të drejtë për datimin?
Ndërkaq,
ANA më la në dorë sërish kryqin me një gjest, tepër fin:
-
Vendosma ! - më tha dhe më erdhi fare pranë.
Mua,
më doli në shteg, jo vetëm shpjegimi përpara shokut, për t'i shkrirë gjakun e
ngrirë tanimë në damarët e tij, por edhe për t'a ndihmuar atë të gjente veten
në ç' pozicion qëndronte me Anën. Rasti ishte ideal. " Si I zbritur nga
Univers"i, - do të thoshte për 'të shoku im.
-
Gimi!- Iu drejtova unë. Kam më shumë se një dekadë që e mbaj në portofol këtë
kryq. Dhe. . . , më beso! E kam tepër të vështirë, t'ia vendos në qafë Anës.
Unë atë e përfytyroj të gjakosur. Prandaj, bëje t'i këtë punë që, "VIA DEI
"-n e ke lexuar thjeshtë si tregim.
Atij
I shkriu menjëherë gjaku. E mori varësen në dorë dhe nisi sakaq të hapë
mbërtheckën e sinxhirit. Por s'e kishte dhe aq të lehtë.
Ajo
uli kryet dhe unë vura re qafën e hijshme. Ishte e para herë që shihja hiret e
saj si femër.
Ai,
me duart që I dridheshin , ia qarkoi nën gushë. Flokët ia ngrijti me dorë dhe
ajo, sikur iu var mbi supe e tij. Ai drejtoi kryet si për të rregulluar
frymëmarrjen dhe të dy, u panë sy më sy. Qe një dialog vështrimesh. Soditje.
Kundrim I ndërsjellë.
Vështrimi
i tij thoshte:
-
"më ke lënduar në zemër "!
Vështrimi
i saj:
-
E di! Po edhe unë kam vuajtur dy herë më shumë se ti
Vështrimi
im bluante:
-
Ja për çfarë ia vlen të shkruaj"!
Se
mendoja që këtu mbyllet ky episod idili. Por, jo.
Agimi
u mat të largohej.
Ana
e ndali dhe i tha: - Prit, Gimi!
Ai
shtangu.
-
Kështu nuk të thirreshin edhe bashkatdhetarët?
Ai
pohoi I befasuar. Por edhe si i nderur në çengel.
Unë,
përkundrazi, isha I mrekulluar.
-
Gimi-mu! ( Gimi im!) Këtë kryq që ma vendose në qafë, e kam të stërgjyshes
sime, - I tha dhe u kapërceu një grimë herë si të përcillte atë lëmsh mbetur në
fyt dhe me sytë mbushur lot nga përmallimi, tha:
-
Është e mundur të përsëritet historia?
-
Po, - tha Agimi. - Dhe përsëritja bëhet me spirale.
-
Atëhere po të them se:
-
Kryqin në qafën e saj, e ka vënë skulptori i këtyre kariatidhave.
-
Duhet t'a kishim marrë me mënd.- thashë unë.
-
Edhe ai, qe I huaj: persian.
-
Ashtu !?! - shpreha unë habinë
Agimi
nuk foli. Thjesht buzëqeshi ëmbël.
Ajo
nuk vuri re fare heshtjen e tij që kaloi me atë shprehjen e gëzueshme si edhe
përvijimin shpresëdhënës që I mori portreti , pas së cilës, pritej një befasi.
-
Dhe tani, - vazhdoi Ana, - pas më shumë se një shekull, historia përsëritet.
Një restauratorit monumentesh, sërish I huaj, ia vendos në qafë, stërmbesë së
saj të njëjtin kryq. -O Zot, o Zot, o Shën Mari! Si t'a spjegoj , - përfundoi
ajo.
-
Di unë të tregoj e mbase edhe të zbardh këtë rebus, - tha Agimi. Ai shtriu
krahun përpara saj, në një gjest kalorësiak:
-
Më lejoni, zonjushe Ana, të rithem se: historia përsëritet, madje me spirale!
Ajo I futi krahun atij.
Ai
e tërhoqi atë dhe u ndal te kariatidhave e parë. Hoqi buqetën me lule nga
shporta dhe ia vendosi përpara duarve:
-
Këto janë për Ju. Domethënë për Modelin. Ajo i mori dhe e falenderoi.
Ai
u ul te këmbët e hyjneshës dhe me veglën-bisturi, që e nxorri nga një këllëf
meshini, hapi "kapakun e çajnikut".
Deri
këtu, unë e kisha të shuar kuriozitetin. Befasia dhe mahnitja do të vinte më
pas. Atëhere kur, Agimi po me atë mjet tepër të hollë, hoqi fundin e
"çajnikut".
Rreze
drite dolën nga ajo sandalle e hyjneshës. Ana lëshoi një klithmë habie. Unë,
gjithashtu, mrekullinë me sytë e mi, pashë.
Shoku
im, mbante në duar, një varg diamantesh që reflektonin si të porsadala nga
dyqani i bixhuterive.dhe tha:
-
Historia përsëritet, zonjushë! Ju kishit të drejtë. Këtë varg me diamante e
kishte patur, padyshim, stërgjyshe juaj në gushë.
Pas
kësaj, ai ia vendosi në qafë Anës gjerdanin me diamante. Ajo e puthi gjatë në
buzë.
Kur
u shkëput, u kthye ai dhe bëri të njëjtën gjë.
-
Më duket se duhet të nis përgatitjet e kumbari, - thashë unë që s'mund të mos
përfshiheshin në ngazëllimi e atyre përqafimeve spërkatur nga vrulli I
dëshirave e hoveve të ndrydhur.
Vura
re se më kot një flutur kërkonte të ndalej mbi atë tufë luleje që Ana ende e
shtrëngonte në njërën dorë, si buqetën e nuses në dasëm.. . . Flutura u ngrijta
lart.
Unë
ndoqa me kujdes trajektoren e saj. Ajo u ndal në qelqen e atij ballkoni ku më
parë sytë më panë Anën.
Aty,
mbi një karrocë invalidi, një zonjë e moshuar, po na sodiste e përmalluar.
Befas,
diçka vezulloi në ato xhama si një vetëtimë dhe unë ktheva kryet për të parë
burimin e kësaj flakërime.
Qe
vargu I diamandtë në dorën e Anës. Ajo po I tregonte gjyshes së saj, e cila e
shihte nga qelqet pas atij kafazi.
Shihej
shkoqur një demostrim e po kaq çiltas vazhdimi I një bisede bërë më parë për
ato dy sende: KRYQI dhe DIAMANDET.
Dhe
qe I natyrshëm, shpërthimi shpirtëror I Anës. Madje, edhe flaka e saj
përvëluese e ngazëlluese e cila, fatkeqësisht, u shua shpejt.
Në
dorën e zonjës, mbi karrocën e invalidit, u tund vetëm një herë një zile nga
ato të shekullit të kaluar, pastaj ra në dysheme me zhurmë. Krahu që e mbante,
u lëshua. Trupi I zonjës shkoi pas dhe rrotat u xhirruan duke e shpënë
flokëartën edhe më në thallësi të errësirës. Ana klithi:
-
Nëna, Gimi! Nëna ! Nëna ime!
Ajo
u turr me vrap drejt shkallëve duke e tërhequr me njërën dorë shokun tim dhe në
tjetrën, shtrëngonte orkidën e luleve.
Më
dukej se tersi në këtë mes isha unë. Prandaj mbeta aty me mendimet e mia:
Isha
nisur që javën e shkuar për të ardhur këtu dhe lulet e blera për t'i sjellë te
këto Hyjnesha, përfunduan te një I vetëvrarë në Rrugën ERMU. Dhe ja tani! Mos,
o Zot....!
Fundja,
pse duhet të mendoj keq? A nuk u bëra unë nxitësi që të shpërthente dashuria e
dy të rinjve? Dhe kjo, mbase mund të mos jetë gjithçka, por edhe pak, nuk duhet
të quhet. Pastaj, pse u dashka të fajsohem që, janë kaq pranë e pranë: gëzimi
dhe hidhërimi, dita dhe nata; jeta dhe pasjeta. Veç kësaj. . . , të mos
harrojmë se, edhe orkida ime ndolli lidhjen midis dy të rinjve.
Zonjën
në ballkon Ana e kishte gjyshe, por gjithmonë e thërriste NËNË. E kishte bërë
zakon që në moshën pesë vjeç. Atëhere kur I humbi të dy prindërit e saj në një
aksident automobilistik. Kësisoj, Ana ia zvogëlonte disi vitet që I kishte
kaluar të nëntëdhjetë e pesat.
Mjekët
thanë se kishte pësuar goditje nga ajo që auhet EUSTRES. Shkaqet? Dihen. Gëzimi
I madh dhe I befasishëm. Ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Jeta e
saj, që prej dy javësh, mbahej me oksigjen. Kur pa nga lart se Anës i erdhi
KRYQI I humbur, si dhe Gjerdani i Diamandtë, të cilën e dinte se qe fshehur
diku, brënda shtatores dhe që, s'guxonte t'ia besonte askujt këtë sekret, ndjeu
një gëzim tejet, apo skajisht të madh dhe. . . , shkëputi instiktivisht
oksigjenin.
Dhe
s'është aspak e pazakontë kur kemi dëgjuar se ka nga ato çaste në jetën e
njeriut kur plotësohet një dëshirë që duket e parealizueshme. Atëhere ai nuk e
do më vazhdimin e jetës. Për më tepër, të pakuptimtë vazhdimin e saj me...,
aksigjen.
Kaq
duhej që natyra të bënte punën e saj me këtë zonjë flokëartë. Mjekët kishin
plotësisht të drejtë kur thanë se, "kemi të bëjmë me një EUTANAZI
PASIVE". Ja pra, miqt e mi, pse Ana jetonte midis dy dashurive. Ajo ishte
e dyzuar. Shpirti I saj qante për atë që NËNA e saj, me sot e nesër, përgatitet
për "udhëtimin e gjatë te Zoti". Nga ana tjetër, po ky shpirt, qeshte
e gëzonte për një tjetër dashuri të 'sapo lindur'.
Kjo
e dyta, ia dridhëronte zemrën , por në një farë mënyre e njolloste të parën e
përlyente atë. Pse deturohemi të vihem në të tilla prova përzgjedhjeje,o Zot!
A
ka njeriu xhanëm, forca kësodore që të përballojë këto dy gjëndje?
Mora
sërish trenin elektrik për te "Omonia".
Pas
kësaj, nuk do të doja fat më të madh se sa lajmin për kthimin nga Shqipëria të
gruas së bashkëatdhetarit tim të braktisur për shkak të kësaj prove tepër të vështirë
të DY DASHURIVE. Veç kësaj, Profesorin "Petroninas", nuk e pashë. Në
vëndin e tij të shitjes si kullureshitës. Te cepi i atij spitali, ca pëllumba
çukisnin thërrmijat
"Duhet
të vij tjetër herë që t'a takoj", mendova duke ecur mes këtyre shpendëve
të bardhë.
SOTIR ATHANASI
[ Ju lexuat një fragment nga Trilogjia "Midis dy
jetëve" publikuar në Amazonë nga Shtëpia Botuese Planetare GLOBEEDIT ].