Kulturë
Albert Zholi: Flet Prof. Dr. Lush Susaj - Mësuesit e as profesorit nuk i shkon kostumi i patronazhistit
E marte, 10.10.2023, 07:43 PM
Flet Prof. Dr. Lush SUSAJ:
Urime
studentë të dashur, vetëm juve mund të ndryshoni universitetin dhe Shqipërinë
-
Mësuesit e as profesorit nuk i shkon kostumi i patronazhistit, as i
oportunistit, as i servilit partiakë, as i militantit, as i grevëthyesit
-
Rinia shkollore dhe universitare, është e ardhmja e shtetit dhe kombit
shqiptarë
Intervistoi
: Albert Z. ZHOLI
Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde
dhe jo tre raunde siç ishte në vitin e shkuar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit,
Evis Kushi, miratoi në shtator udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe
regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar
disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. Regjistrimi u bë online për
dy raundet e para, dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë
mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të
vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e
gjitha kuotave. Një tjetër risi është dhe aplikimi i procedurave të barabarta
të regjistrimit për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së
mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj. Kandidatët e regjistruar me
diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30
prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara
fillimit të sezonit të dytë të provimeve. Po ashtu, në udhëzim është e përcaktuar
që viti i ri akademik do të nisë më 2 tetor. Gjithashtu në disa dega të cilat
janë konsideruar prioritare nga strukturat e ministrisë, por që kanë humbur
interesin e studentëve gjatë viteve të fundit, do të ketë bursë sa paga
minimale, 40 mijë lekë të reja. Jashtë këtyre risive, cili është realiteti i
Universiteteve dhe cili është interesimi i vet studentëve këtë vit akademik? A
ka degë që po mbyllen? Po kushtet cilat janë? Përgjigjet do ti gjeni në këtë
intervistë..
Keni
rreh 25 vjet pedagog Në fillim të këtij viti Akademik çfarë do tu uroje
studentëve shqiptarë Brenda dhe jashtë Atdheut?
Së
pari zoti i ndihmoftë nxënësit dhe studentët hyjnorë të Shqipërisë… Në
këtë fillim tëkëtij viti akademikë(2023-2024), për çdo nxënës dhe studentë të
Shqipërisë, do të doja të përcjell urimin që buron nga zemra e çdo prindi,
mesuesi dhe profesori. Është urimi për një vit të mbarë e me plotë mirësi e
suksese për rininë shkollore dhe universitare. Rinia shkollore dhe
universitare, është e ardhmja e shtetit dhe kombit shqiptarë. Prandaj
ndjeshmëria dhe kujdesi shoqërorë e shtetëror për shkollat dhe universitetet e
Shqipërisë, janëparësore dhe detyrimi më i madh ndaj prosperitetit dhe çështjes
sonë kombëtare. Sikurse edhe çdo goditje ndaj arsimit, është goditje direkt e
në trurin dhe zëmren e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Hipokrizia dhe
mungesa e gjatë e kujdesit për sistemin tonë arsimore, e për universitetet në
veçanti, është krimi dhe gafa më e madhe politike e shoqërore e këtyre 30
viteve, e sidomos e këtyre 10 viteve të mbushura me propagandë dhe konspiracion
të pashëmbulltë. Propaganda ipnotizuese e dekurajuese është bërë dhe po bëhet
në shërbim të një imazhi me arritje imagjinare e periferike. Qëllimi i vetëm ka
qenë dhe është krijimi një fasade të rremë, përballë korrupsionit, nepotizmit
dhe varfërimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe meritokracisë së shkollave
dhe universiteteve tona.
-Vihet
re se po bie numri i studentëve madje në disa Universitete po mbyllen disa
degë. Aq më tepër interesi për degën e mësuesisë ka aaritur në nivele të
papërfillëshme. Pse po ulet interesimi i studentëve për shkollën e lartë?
Cilat janë arsyet kryesore? Pse shumica e studentëve duan të studiojnë jashtë
vendit?
Kjo
vjen për shkak të politikave tepër të gabuara arsimore, dhe të nepotizmit dhe
korrupsionit në të gjithë sistemin arsimorë të vendit, ndaj vihet re qartë se
rroli i shkollës duket që është zbehur aq shumë. Tashmë jo vetëm qënuk
funksiononrroli edukues, por kuptohet se është goditur rendë meritokracia,
profesionalizmi dhe mësimi i profesionevebazike për rininë.
Të
gjithë jemi dëshmitarë të faktit të njohur, ku emigrantët e viteve 1990-1999,
ishin më të kualifikuar, e për këtë shkak sot ata janë integruar e bërë
shembull i mirë qytetarie, por edhe përsonazhe të rëndësishme të bisnesit,
profesionistëve dhe tëshoqërive e vendeve ku emigruan. Sikurse jemi edhe
dëshmitarë të asaj që ka ndodhur pas vitit 2009, e sidomos në këto 10 vitet e
fundit (2013-2023), ku Shqipëria po eksporton fuqi puntore dhe rini të pa
arsimuar e të pakualifikuar sa duhet. Nga ku burojnë edhe mjaftë fenomene
negative, të cilat po e cënojnë imazhin e Shqipërisë, duke prodhuar edhe
etiketime të pamerituara për emigracionin shqiptarë.
Unë
do të vazhdoj të flas dhe të reagoj për shkollën dhe universitetet shqiptare.
-Ju
gjithmonë keni folur për këto çështje. Ende ka problematika që ju shqetësojnë
dhe ju prishin qetësinë duke qenë vet pedagog?
Kjo
pasi jam i vetëdijshëm për rëndësinë që ka reformimi i sistemit tonë arsimorë,
tashmë i prapambetur e jashtërenditjes dhe sfidave bashkëkohore të zhvillimit
dhe tregut të punësimit rajonal e botërorë. Këtë realitet, më shumë se askush
tjetër e ka përjetuar dhe po e përjeton rinia shkollore dhe studentore, ndaj të
cilës kemi detyrimin e madh kombëtarë për të kultivuar reagimin ndaj së keqes,
e jo nënshtrimin, servilizmin dhe hipokrizinë ndaj vlerave njerëzore e
akademike. Mësuesit dhe profesorët e Shqipërisë, kudo që punojnë, duhet të
mëkojnë edukatën dhe dashurinë për profesionet dhe për Shqipërinë, e jo
servilimin dhe korrupsionin për klanet nepotiketëqeverisje apo partisë së
radhës. Mësuesit e as profesorit nuk i shkon kostumi i patronazhistit, as i
oportunistit, as i servilit partiakë, as i militantit, as i grevëthyesit, e as
i përçarësit të protestes studentore e akademike sikurse ndodhi në vitet
2018-2019, dhe tani në vitet 2022-2023. Mësuesit dhe profesorët duhet të
kultivojnë e të mbështesin reagimin e rinisë shkollore dhe universitare, kjo
për shtetin dhe të mirën e Shqipërisë.
-Për
çfarë ka më shumë nevojë sot, shoqëria shqiptare dhe aq më tepër sistemi ynë arsimor?
· Shoqëria
dhe sistemi arsimorë ka nevojë për meritokraci dhe demokraci studentore…
Misioni
hyjnorë i mësuesve dhe profesorëve është që të edukojnë qytetarinë,
profesionalizmin, meritokracinë dhe shpirtin krijues e reagues të rinisë. Unë
jam i sigurtë në faktin që, nëse administrata e politizuar do të vazhdojë të
veprojë sikurse deri më sotë, duke përçarë dhe duke mbytur reagimin dhe
protestat studentore e akademike, situate arsimore dhe shoqërore do të
përkeqësohet edhe më shumë. Duke rrezikuar të degradojë deri në absurditet, në
analfabetizëm funksionalë, e në emigracionin masiv të elitës, të
profesionistëve, të fuqisë puntore, e rrjedhimishtë edhe të konsumatorëve
jetëdhënës të vendit.
Unë
mendoj që përtej demagogjisë me arritje imagjinare e fiktive, është koha
për reformimine menjëhershëm ligjorëtë sistemit tonë arsimorë. Kjo duhet të
bëhët përmes ligjeve që mundësojnëlindjen dhe funksionimin real tëdemokracisë
studentore dhe akademike në hapësirat e shkolles dhe universiteteve tona.
Kështu do tëmund të risjellimedhe njëhërëshkollën dhe universitetet
nëfunksionin historikë të tyre, duke i shndërruar nga qëndra të nepotizmit,
punësimit dhe patronazhimit partikë e politikë, nëvatrat e edukimit qytetarë e
profesionalë të rinisë dhe popullit shqiptarë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund
të shpëtohet sitemi ynë arsimorë dhe universitarë, e do të mund të ndalet
largimi i mëtejshëm i maturantëve dhe rinisë drejtë shkollave dhe universteteve
të rajonit.
Pavarësisht
nga ajo që ndodhi nga përçarja dhe mbytja politike e protestes studentore të
viteve 2018-2019, dhe më pas edhe e protestës akademike të viteve
2022-2023,analiza me bën të besoj në faktin që vetëm demokracia studentore dhe
akademike është ajo forca që mund të bëjë ndryshimin e situatës kënetë ku e ka
katandisur korrupsioni, nepotizmi dhe politiizimi sistemin tonë arsimorë e
shoqërorë. Vetëm demokracia studentore do të mund ta shëmbëpërtokëautokracinë
universitare, dhe të gjitha bordet, sistemet dhe klanet e korrupsionit dhe
tënepotizmit që kanë uzurpuar e paralizuar shkollat dhe universitetet.
Studentët e protestes së vitit 2018 dhe fillim vitit 2019, u ngritën për ta
shpetuar Shqipërinë nga ajo që do tëvinte më pas. Sikurse dihet, politika dhe
administrata e korruptuar, nepotike dhe e politizuar, e shtypi protestën për të
zgjatur jetën e sistemit të korrupsionit, e jo për të zgjidhur problemet e
studentëve dhe të stafeve pedagogjike. Koha tregoj që mbytja e protestes
studentore, duke përdorur edhe një pjesë të stafit pedagogjikë, ja ka shtuar
edhe më shumë plagët sistemit arsimorë dhe vuajtjet Shqipërisë. Në këtë
kontesktë, unë mendoj qëështë koha që të gjithë ata mesues e pedagogë qëmenduan
dhe punuan kundër reagimit studentorë dhe akademikë, të kuptojnë qëmisioni dhe
rroli ynëështë tu shërbejmë studentëve, e jo partive dhe klaneve të
korrupsionit. Rroli dhe nderi i mesuesit dhe profesorit, është dhe duhet të
jetë qëndrimi në të njëjtën gjatësi vale me endërrën dhe interesat e rinisë
studentore, e jo me valën dhe interesat afat shkurtëra të ministrave dhe shokve
të partisë. Studentët kërkuan meritokraci dhe verifikim të plagjiaturave në
sistemin arsimorë dhe kudo në administratë, e përkundrejtë premtimeve
demagogjike, nuk u bë asgjë. Përkundrazi situataështë agravuar edhe më
shumë.Studentët kërkuan përfaqësim real në strukturat drejtuese e menaxhuese,
dhe morën si përgjigje fiktivitet, mashtrim dhe përkeqësim tëmëtejshëm.Studentët
kërkuan kushte më të mira studimi, fjetje, ushqimi, aktivitetesh kulturore e
sportive, ndërsa morën demagogji, takime dhe konferenca me foto të sforcuara, e
asgjë më tepër.Studentët kërkuan rregull, kulturë dhe dije, ndërsa edhe në
katër vitet pas protestes, morën vetëm pallavra dhe ndërhyrje sipërfaqësore
qeverije. Studentët kërkuan shumë, por realisht nuk u bë asgjë për përmirësimin
real e të prekshëm të kushteve të mësimit dhe jetesës së tyre në Shqipëri.
-Në
këto kushte ju personalisht si keni punuar me studentët tuaj? Çfarë fryme u
keni përcjellë?
Për
këto e shumë arsye të tjera, gjithnjë kam menduar e punuar për të patur
studentë të ditur e reagues, e jo për të krijuar studentë servila, gojëkyçur e pa
shtyllë kurrizore. Është shumë e rendësishme që të kuptohet fakti që mësuesit
dhe pedagogët e Shqipërisë, duhet të ndihen e të mbetën përjetë mirënjohës dhe
borxhëlinj ndaj rinisë shkollore e studentore dhe prindërve të tyre investues,
e jo kurrë ndajë piramidave autokratike, e as ndaj ministrave dhe partive të
radhës. Në këtë kontekst, përveç urimit për nxenësit dhe studentët e
Shqipërisë, kam edhe një urim dhe lutje për të gjithë kolegët e mi: Mesues e
pedagogë të Shqipërisë, Zoti ju nderoftë e jua ndriçoftë mendjen dhe zëmrën
tuaj për të punuar në shërbim të edukimit dhe të rikthimit të shkollës dhe të
universiteteve tona në shërbim të rinisë shqiptare, dhe të zgjidhjes së
problemeve të Shqipërisë. Shqipërisë do të mund tëja shlyejmë borxhin, vetëm duke
punuar seriozishtë për edukimin dhe të ardhmën e rinisë shkollore dhe
universitare në Shqipëri.