Kulturë
Xhevahir Cirongu: Skënder Kapiti, nacionalizmi dhe “Triumfi i Kombit”
E merkure, 18.10.2023, 04:32 PM
Skënder Kapiti, nacionalizmi dhe “Triumfi i Kombit”
Nga
Xhevahir Cirongu
Po
ta lexosh librin “Triumfi i Kombit” të Skënder Kapitit dhe publicistikën e tij,
atë e karakterizon fryma e thellë kombëtare dhe nacionalizmi.Skënder Kapiti
është nacionalist dhe veprimtar nacionalist por edhe si shkrimtar, mendimtat e
publicist është kombëtar e nacionalist.?
E
takoj shpesh Kapitin dhe ai për nacionalizmi thotë dhe vlerëson se nacionalizmi? ? është “Shpirti i
Kombit”. Ai ka shkruar kryeveprën madhore nacionaliste ”Triumfi i Kombit” të
cilin shumë analistë e kanë quajtur projekt i Bashkimit Kombëtar.?Frymëzimin dhe brumosjen nacionaliste ai e ka marrë nga
prindërit e tij, nga historia e Rilindjes shqiptare, nga? luftrat 35 vjecare? 1878-1912 në Kosovë për
liri,pavarësi e shtet kombëtar gjithshqiptar. Ai edukatën dhe formimin
nacionalist e ka marrë nga edukata e trashëgimia familjare dhe nga qëndresa
mbinjerzore e popullit heroik të Kosovës gjatë?
këtyre 150 viteve kundër shovinizmit, barbarisë e genocidit
sllavo-serbo-ortodoks.Ai porosit? se nëse largohesh nga
nacionalizmi atëhere humbet tradita dhe kërcënohet kombi.
Ka
kundërshtuar regjimin komunist sepse komunizmi ishte antinacionalist dhe
internacionalizëm antishqiptar, e po kështu ai thotë se demokracia jo
nacionaliste e globalizmit kërcënon kombin, sidomos kombet e vegjël.
Është
shumë kritik i politikës dhe i mediave, gazetarise e televizioneve të Tiranës
që sipas tij janë bosh në nacionalizëm.?
Se
çfarë është nacionalizmi, patriotizmi dhe politika e ka përkufizuar mjaft mirë
studiusi i politikës, moralit, fesë , historisë, nacionalizmit, psikologjisë
dhe sociologjisë? Skënder Sadri Kapiti në
veprat e tij “Njeriu filozof, etik dhe politik”, “Moralokracia” dhe “Triumfi i
Kombit”si projekt i integrimit dhe bashkimit kombëtar ku për patriotizmin thotë
se:?
“Patriotizmi
është dashuria për jetën, familjen, atdheun dhe popullin e vet të cilit i
përkasim; është detyrimi, përgjegjësia e sakrifica për ta, po që dhe atdheu,
shteti? e populli duhet të jenë si prindër për
bijtë dhe bijat e veta dhe se kombi,? shoqëria dhe atdheu
duhet të respektojnë e të jenë mirënjohës, të përjetësojnë e të lartësojnë
shëmbullorët e vet vepërmirë”.?
Por
duke parë mer vëmendje se si sillet e vepron politika shqiptare e këtij
tranzicioni Kapiti krejtësisht të kundërtën argumenton për politikënt. Ai? thotë për politikën shqiptare si korrupsion e cila
përderisa ka si qëllim vetëm pushtetin ose pjesë të tij thotë se ajo ,pra
politika, është korrupsion dhe punon pandershmërisht dhe spekullon, manipulon e
mashtron me patriotizmin si dhe me demokracinë e me moralin, dhe ilaçi më i
mirë për ta kuruar politikën e keqe është ndëshkimi dhe dëbimi i saj nga
pushteti.Sipas S.Kapitit patriotizmi kombëtar dhe demokracia e vërtetë janë
ilaçet që e kurojnë politikën po që po sipas tij patriotizmi dhe demokracia? janë dy moralet apo dy vyrtyte deficitare të mëdha për
pothuajse tërë politikën kudo shqiptare.Në një shkrim publicistik të S.Kapitit
me titull “Politika është korrupsion” ai citon të ketë thënë për të se :
“Politika jonë e keqe përzgjedh, seleksionon, heton dhe vigjëlon për të
përjashtuar prej vetes, prej punëve të shtetit dhe prej pushtetit
profesionalizmin, moralin, ndershmërinë dhe patriotizmin si dhe atë pjesë të shoqërisë
me individë të? këtillë pasi ajo
xhelozon për ta , dhe ajo ,pra , politika e keqe ruan dhe mbron ndytësinë,
injorancën, hajdutërinë , korrupsionin dhe tradhëtinë e vet duke i bërë dëme të
mëdha kombit, integrimit dhe prosperitetit të shoqërisë”.
Në
kohën e regjimit komunist Kapitët kanë kundërshtuar reformat e atij regjimi:
ishin kundër kolektivizimit të tokës, të tufëzimit të bagëtive, kundër? ideologjisë e politikës së?
vetizolimit nga perëndimi dhe kunder politikës antiamerikane të ishdiktaturës
komuniste, dhe si e tillë kjo familje nuk është parë kurrë mirë dhe është
persekutuar nga politika? e atëhershme e
komunizmit. Kapitët haptazi e kundërshtonin regjimin komunist në Shqipëri si
një regjim johuman dhe antiperëndimor të dëmshëm kombëtarisht dhe aspak e
interesuar për shqiptarët në trojet etnike jashtë Shqipërisë , gjë e cila? vëllezërve dhe familjes Kapiti u kushtoi shumë rëndë dhe
shtrenjtë politikisht dhe jo vetëm atëhere po dhe pas rënies së komunizmit.Edhe
pas komunizmit Kapitët , sidomos intelektuali Skënder KAPITI ka qenë kritik i
ashpër i politikës së tranzicionit në Shqipëri kundër të rrënimit të gjithçkaje
të ndërtuar nga puna dhe djersa e popullit shqiptar; kundërshtuan reformat
pseudodemokratike shumë të dëmshme dhe? me pasoja të rënda
kombëtare dhe? ekonomiko-sociale;
privatizimet korruptive, shkatërrimin e ndërmarrjeve? me stratëgji kombëtare, minierat, energjitikën dhe krimin
me trashëgiminë historike dhe të territorit.Kapiti thotë se nuk ka nacionalizëm
të majtë e të djathtë. Nacionalizmi është virtyti më i lartë i antarit të
kombit.?
Politika
pa nacionalizëm , pra pa interesin kombëtar parësor, dhe politika e cila nuk ka
mbi gjithcka dhe të parën Shqipërinë ajo është?
politikë që bie në korrupsion dhe? shkon? në tradhti.?
Durrës, 17 tetor 2023