E marte, 06.05.2025, 01:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Endësi i fjalës

E marte, 17.10.2023, 05:38 PM


Atdhe Geci

ENDËSI I FJALËS

-Kosovë, ti je zjarri që ndezi Prometheu

Fol muzë e ngadhnjimit të fjalës

fletë e çdo dite, muaji dhe viti

kjo kohë më bën të vetë digjem

për gjuhën kozmike të të parëve

Rritu bimë e gjuhës dhe e artit

ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës

je shpërthim i flakëve të shpirtit

je lavdi e kraharorit të përgjakur

Me gjakun vullkanor të poezisë

nga një luftë e kam në secilin

varg, ky libër është pasioni im

një i urtë e me urtësi kombëtare.

Atdhe ngre diellin tënd me duar

jepi kahe himnit të ribashkimit

në çdo epokë ne qemë në luftë

dhe arenë gjaku e perandorive.

Në një ditë të lashtë të Atdheut

rendja kundër frymës së vjetër

Shqipëri, kryengritëse e këngës

mblidh fletët që kohrat t´i dogjën!...

2

Nuk ka paqe për lumin me vaj

nuk ka paqe për lumin e ndarë

  rënët do të bëhen më të rinj

kur liria flet shqipen e flamurit

Rritu furi e këngës së dardanëve

bjeri grusht rrenës    lavdëruar

në katër anët po zien këngë e re

Kosovë, je zjarri që ndezi Prometheu...

Ekziston  populli, ekzistojmë  ne

ekziston gjuha ekziston dhe fjala

po deshëm t´i mbijetojmë kohës

duhet të ecim  me    barabartët

Shqipëri e tokës, e diellit, e detit

  pasqyrë  i shoh armiqtë e mi

kjo jetë vërtet qenka një përrallë

Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm  libri  flet  dhe bën dritë,

vetëm libri e mbushë të vërtetën

e shtatzanë e lë lirinë e shkelur!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx