Kulturë
Sevdail Hyseni: Ah (Ti) Sari
E diele, 22.10.2023, 10:50 AM
Sevdail Hyseni
Satirike
Ah
(Ti) Sari
Para
se të jepte shpirt Ahtisari,
I
doli si engjëll karshi shqiptari:
-
Ju merituat më tepër pavarësi,
E
mbetët të ndarë me Shqipëri.
E
ashtu të ndarë e të katandisur,
Me
kaq titullarë e kryeministër.
Po
shkoj me sy të hapur në varr,
Si
s’bëra më shumë për shqiptarë?
Sa
keni harxhuar mund e energji,
Për
t’ju njohur Evropa me Serbi.
Me
pas punuar si duhet për unitet
Do
t’ishit të bashkuar për 15 vjet.
Por,
ja që lakmia ka ngjyrën e ftoit,
-
Njëri i bie thumbit e tjetri patkoit.
A
e dini ç’ka thotë Ramë Tiramani?
-
Me një “lugë” ujë nuk bëhet nami!
Pastaj
me vrull shpërthen Prishtinalia
Pa
mua ore, s’bëhet dot Shqipëria!
E
ashtu të ndarë edhe të përçarë,
Nuk
më bëni nder as mua në varr!
Mos
besoni fort n’Borrell dhe Lajçak,
Këta
dhe të tjerët, s’janë burra aspak.
Mbani
mend, kumbarën e pavarësisë:
-
Mos bëni hajgare, me vlerat e lirisë!
(Karikatura marrë nga
interneti)