Kulturë
Hivzi Muharremi: Ngërthim i frymës ekspresivo-fantastike
E marte, 24.10.2023, 07:54 PM
NGËRTHIM I FRYMËS EKSPRESIVO – FANTASTIKE
Ekspozita
Retrospektive e piktorit, profesorit Haxhi Kastrati, u hap në Galerinë e Artit
“Vilson Kilica” Fier me rastin e 68 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të
krijimtarisë artistike
Nga
Prof. Dr. Hivzi Muharremi
Piktori
akdemik, Haxhi Kastrati është një nga individualitetet, krijuesit me vlera të
vecanta dhe me një krijimtari shumë të begatë, i cili që nga përfundimi i
studimeve postiplomike dhe shkollës doktorale në fushën e pikturës në mënyrë të
pandërprerë e ka vazhduar punën në rrugëtimin e tij artistik jo vetëm në numrin
impozant të realizimeve artistike, por në cilësinë e veprave të cilat e
spikasin dhe vecohen në çdo fazë të krijimtarisë së tij artistike, kreative në
lëminë e pikturës. Është pjesmarrës i shumë ekspozitave të përbashkëta me karakter
kombëtar dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ato të organizuara nga Shoqata e
Artistëve Figurativë të Kosovës, nga Sallonet Pranverore, ekspozitat vjeshtore
e deri të ajo e Bienalit të vizatimit. Gjithashtu ka hapur edhe shumë ekspozita
personale si në Kosovë ashtu edhe jashta Kosovës. Kjo është ekspozita e 26
përsonale e autorit.
Është
laureat i disa shpërblimeve si: Cmimin e parë për pikturë në Galerinë e Armatës
Popullore të Jugosllavisë në Beograd (1990), cmimin e parë për pikturë në
Ekspozitën e Nëntorit në Prishtinë (1999), cmimin e Shoqatës së Rajonit të
Pejës (2002), Shpërblimin e parë për pikturë në Ekspozitën e Asociaciont të
Artistëve Vizual të Kosovës Prishtinë (2020) dhe të tjera.
Autori,
në ekspozitën retrospektive para artdashësve të Fierit prezantohet me mbi 70
vepra, duke filluar nga punimet e hershme pas përfundimit të Shkollës së Mesme
të Arteve, Fakultetit të Arteve në Prishtinë si dhe gjatë studimeve
pasdiplomike në Universitetin e Arteve në Beograd. Kjo është nisma e
krijimtarisë së piktorit e cila nga kjo fazë e deri me sot në mënyrë të
paprajshme do ta fillojë shtegtimin e tij në botën e artit me një bagazh
frymëzimesh nga ambienti autokton me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejt ka
qenë i lidhur dhe i mishëruar me motivet
dhe imazhet e nduranduarta duke filluar nga vispamjet e Grykës së Rugovës e
deri tek lashtësia e trashëgimisë kulturo-historike të Pejës dhe Dardanisë në
përgjithësi.
Faza
e parë e krijimtarisë së artistit fillon
pas përfundimit të shkollës së mesme të arteve, Pejë si dhe gjatë përfundimit
të studimeve në Fakultetin e arteve –Prishtinë 1974 -1978. Kjo fazë kryesisht
karakterizohet nga fryma e introduktit ekspresiv me primesa të abstraksionit.
Në këtë fazë autori rëndësi të madhe i kushton kompozimit, formës dhe koloritit.
Në këtë trikonomi mbarshtrohën tablotë e fazës së parë kryesisht të imazheve të
trajtuara nga nënqielli kosovar, përkatësisht nga flora e fauna e Bjeshkëve të
Nemura, përkatësisht Alpeve shqiptare.
Faza
e dytë e rrugëtimit artistik fillon gjatë qëndrimit dy vjecar në Akademinë e
Arteve në Beograd si dhe të studimeve pasdiplomike në klasën e profesorit
Stojan Qeliq 1979 – 1981.
Në
këtë fazë që i përket abstraksionit fantastik fillon opusi krijues i veprave në
frymën e ekspresionizmit fantastik nën përkujdesjen e profesor Stojan Qeliqit.
Duhet theksuar se veprat e mentorit të tij kryesisht i takonin stilit abstrakt
të formave gjeometrike, gjë që tek piktori Kastrati nuk kishte kurfar ndikimi.
Ai përkundrazi filloi të kërkojë formën e stilit autokton, stilit
ekspresivo-fantastik. Në këtë fazë artisti e fillon qasjen më serioze të
krijimtarisë së tij duke pretenduar gjithnjë në përsosjen e tij artistike. Kjo
ju mundësua nga Qeveria Francese me ndarjen e bursës së shtetit franqes 1985/
1986, ku Kastratit i mundësohet qëndrimi në Francë për subspecializim në Ecole
des Arts, Marsej. Gjatë qëndrimit në Marsej , Haxhi Kastrati e filloj përsosjen
e artit të tij duke kultivuar ekspresionizmin abstrakt. Në këtë fazë fillon
përsosja artistike e autorit. Në përkujdesjen e profesorit Camaret. Gjatë
qëndrimit si bursist i Qeverisë Franceze Kastrati pat rast në mënyre imediate
t’i kundrojë veprat e shumta të stileve dhe periudhave të ndryshme historike në
ambientet e muzeve, galerive si në Francë poashtu edhe në Spanjë. Këto vizita
në këto qëndra kulturore Kastratit i mundësuan një kreativitet shumë më të
lartë artistik, gjithnjë e më shumë duke e përsosur frymën e introduktit
ekspresivo-abstrakt.
Nga
vitet 2012/ 2013 fillon faza e kërkimeve të hapësirave të reja në krijimtarinë
e tij artistike. Kjo periudhë njihet si faza e “Transformimit” të këtyre
formave të gjetura nga natyra. Kjo fazë kryesisht mbështetjen e ka gjatë
studimeve pasdiplomike dhe në ato doktorale që i ka përfunduar në Beograd. Në
këtë fazë Haxhi Kastrati e fillon ciklin e skulpturave të pikturuara. Këto
skulptura janë të marra nga natyra, mirëpo piktori gjatë përpunimit, të
transformimit këto forma i jetëson me përdorimin e ngjyrave dhe përsosjen e
kompozicioneve me ndërhyrje të caktuar. Këto skulptura janë të punuara në
materiale të llojllojshme të drurit në ndërhyrje të pëdorimit të materialeve të
ndryshme të metalta, litarëve me një qëllim të caktuar që veprat artistike të
begatohen me një strukturë të ngjeshur me disa forma të paraqitura në forma relievore.
Në këto autori i jap rëndësi depërtimit të dritës dhe hijës si dhe
drejtpeshimit kompozicional.
Gjatë
periudhës më të brisht të Kosovës të periudhës së okupimit nga agresori famkeq
serb, kur e tërë Kosova u boshatis. Ketë fat e përjetoi edhe Kastrati i cili në
vitet 1999-2000 qëndroi si refugjat në Fier. Kjo perudhë kryesisht
karakterizohet me imazhe dhe frymëzime të përjetura gjatë luftës, gjatë dëbimit
masiv nga vatrat e tyre. Në këtë fazë reflektojnë shqetësimet e këtyre
ndodhive, përkatësisht ngjarjeve gjenocidale. Pra, shpirti ekzaltues i artistit
në një atmosferë të tillë filloi me një hov të madh t’i shpërfaq në kompozimet
vijuese me një shqetësim akoma më të theksuar ekspresiv. Posacërisht në këtë
fazë të krijimtarisë së Kastratit reflekton teknika e kolazhit. Efektin më të
madh përmbajtësor dhe kompozicional autori e arrin përmes futjës së lodrave
fëmijërore të aranzhuara dhe të sistemuara në vet konceptin kompozicional. Këto
vepra zgjojnë emocione të cdo kundrues i veprave artistike, emocionon për
momentet më drastike dhe tragjike që e përjetoj e tërë popullata e Dardanisë
antike nga egërsirat sllave të zbritura nga malet e Karpateve.
Në
vitin 2015 – 2018 Kastrati filloj të punoj ca punime në teknikën e artizanateve
me ngjyra të quajtura Ebru. Në këtë teknikë autori përdor një kolorit specifik
autokton të ambientit tonë, ngjyrat e folklorit të nënqiellit kosovarë.
Piktori, Haxhi Kastrati që nga vijimësia e krijimtarisë e gjithnjë deri me sot
është gjithnjë në hulumtime, kërkon hapësira të reja artistike me materiale të
ndryshme artistike. Kështuqë synimi i tij është begatimi duke i dhënë një jetë
më të lumtur e më të hareshme këtyre shprehjeve universale në artin e sotëm
bashkëkohor.
Në
fazën e tashme Kastrati vazhdon kultivimin e shprehjës ekspresivo-fantastike.
Këto forma burojnë nga begatia natyrore të peizazheve, të trevave dukagjinase,
nga Bjeshkët e Nemuna- Alpet shqiptare që janë të pasura me forma të ndryshme
nga flora e fauna. Gjithashtu ndikim të madh në opusin krijues të autorit ka pas
edhe Trashëgimia kulturo-historike si: kishat, xhamiat, kullat e dukagjinit,
qilimat, kostumet etj. Ngjyrat e autorit kryesisht janë të marruna nga natyra
si dhe kostumografia e veshjeve nga periudha ilire e deri me sot. Pra, autori
është kultivues i frymës së introduktit ekspresionist që nga faza më e hershme
e deri me sot i mbetet besnik këtij stili artistik
Piktura
“Jetë” e Haxhi Kastratit paraqet shqetësimet dhe frymëzimin e kohës së tashme,
ku frymëzimin kryesor e gjenë në natyrë, në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Gjatë
realizimit të veprës, piktori rëndësi të madhe i ka kushtuar elementit të
baraspeshës kompozicionale, paraqitjes së formave dhe trajtave në mënyrë
ekspresive dhe fantastike. Të gjtha këto figura burojnë nga bjeshka dhe shpërfaqen
në sfondin kompozicional, duke përfituar një begatshmëri strukturale
koloristike, kryesisht të atyre të mërdhezta (kontrastive). Në këtë dikitomi të
ngjyrave kontrastive dhe formave autori e arrinë mbarshtrimin maestral të
kompozimit në frymën e ekspresionizmit abstrakt. Vepra kompozicionale “Jetë”
realizohet pas një përvoje të gjatë profesinale artistike të piktorit Haxhi
Kastratit.
Deri
në realizimin e veprave nga cikli i fundit “Konstruktivizmi Abstrakt”, autori,
është dashur t’i prek shumë karakteristika të izmave të artit modern, duke
filluar nga ekspresionizmi, fovizmi, surrealizmi... e deri të abstrakcioni
gjeometrik që përfundon me punimet e realizuara nga cikli “Rrufeja”. Ky cikël.
Padyshim, që do jetë një imperativ në shpirtin ekzaltues të Kastratit për
depërtim të mëtutjeshëm në synimet e tia drejtë pleksjes së frymës abstrakte.
Një karakteristikë që reflekton në këto tabllo është trajtimi i elemtit të ngjyrës, e cila në
shumë cikle do t’i bëhet element parësor gjatë sendërtimit të veprave. Në këtë
cikël ajo bashkë me elemtin e formës do t’i bëhet pjesë përbërëse e kompozimit.
Kjo, padyshim, vie në shprehje pas ndërmarrjeve të shumta eksperimentuese.
Këto
vepra nga cikli i fundit janë, në nivel të duhur të shkarkuar nga elementet e
shumta kompozicionale, janë më poetike, shprehin vispamjet e bukura të
peizazheve te dukagjinit, me një kolorit intenziv, më të ciltër, me strukturë
të theksuar të akordeve koloristike të së kuqës, oker dhe ngjyrës blu. Në këto
tabllo autori i gërsheton të gjitha shqetësimet me pamjet idilike të imazheve
dhe motiveve që në mënyrë të pandërprerë i ka trajtuar që nga faza e parë të
krijimtarisë e deri në këtë të ciklit të fundit të abstrakcionit. Pra, këto punime në aspektin e domethëniës
përmbajtësore koinsistojnë dhe janë vazhdimësi të cikleve më të hershme të
opusit mjaftë të begatë të krijuesit Haxhi Kastrati.