Kulturë
Tahir Bezhani: Portreti i një gruaje fisnike
E merkure, 25.10.2023, 06:55 PM
KOHA
NXJERR NË PAH VLERAT E NJERËZËVE TË DËSHMUAR
Portreti
i një gruaje fisnike, shembull vlerash
nëpër kohë
NGA
TAHIR BEZHANI
Lufta për lirinë e
Kosovës në fundvitet e shekullit të kaluar, ishte e vetmja luftë që këtij populli
ia solli lirinë e vonuar me shekuj. Pas gjitha atyre katrahurave, nuk kanë
kaluar shumë vite për t’u harruar, dhe nuk mund të harrohet kurrë, nga se e
paguam shumë shtrenjtë me gjakun e derdhur
pafaj të këtij populli. Patëm
fatin e zi që të kemi luftëra me një armik barbar i cili
gjithmonë ka qenë i uritur për tokat tona, i etur për gjakun tonë....
Lufta edhe
sakrificat gjithë popullore e viteve
1998/99 ishte shembulli më i mirë para botës se një popull që e dëshiron
lirinë, nuk e kursen as jetën. Në këtë kuptim,
secili në mënyrën e vet, u përpoq të japi kontributin për lirinë e kësaj
toke, shpesh e larë në gjak pafajësie.
Në këtë kuptim, e
tillë ishte Fatmire Berisha-Thaqi, një nënë trime e fisnike nga fshati Rogovë,
komuna e Gjakovës, e cila gjatë luftës,
në fund janarin e viti 1999, përjetoi
tmerrin dhe mynxyrat e soldateskës
serbosllave. Rrëfimet e kësaj burrëreshe për përjetimet e ngjarjeve të
luftës, janë rrëqethëse edhe pas kaq vitesh
të ikura.Duke iu lutur që të na rrëfeji për përjetimet e saja në luftë,
pa hezitim pranoi, por se në fillimin e rrëfimit, në fytyrën e saj ndërroheshin
ngjyra ylberi fytyrës, nga emocionet që
përfshinin qenien e saj .
Ishte data 29
janar 1999 rreth orës gjashtë të mëngjesit, ditë e premte, ditë pazari në Rogovë
të Hasit- filloi rrëfimin Fatmire Berisha-Thaqi, e mbërthyer nga emocionet.
Kishte dy ditë që dëgjoheshin të shtëna armësh në drejtim të Bishtazhinit,
Godenin dhe Rogovës. E dinim se po
luftonin djemtë tanë, trimat e lirisë, por nuk dinim se si ishte gjendja
momentale e tyre.
Më kujtohet si
sot, atë ditë, me 29 janar 1999 atë mëngjes të kobshëm, pushoi zjarri në hyrje
të fshatit tonë, Rogovës. Pas një intervali kohor, në oborrin e shtëpisë sonë,
u futen rreth njëzet ushtarë të UÇK-së. Morën pozicionet luftarake në oborrin
tonë, ndërsa ne, grarimi i shtëpisë, u gjendem në një pozicion ku ndihma jonë
ishte e domosdoshme për trimat tanë. I vërejtëm se ishin të plagosur në luftime
paraprake. Në atë moment,e di kur gjyshja ime
u ka thënë policëve serb:
“Dilni jashtë
oborrit tim, shkoni në punën tuaj. Këtu nuk është askush i huaj...! “Sapo
filluam ofrimin e ndihmës sonë ushtarëve
të UÇK -së, atë mëngjes të hershëm, për derë të oborrit u futen policë serbe, të cilët e kishin lidhur axhën
tim afër tregut. Tërë kohën e kishin rrahur deri në oborr. Pastaj erdhën edhe
disa të tjerë, u bënë shumë. Ne kuptuam se policia kishte vëzhguar me saktësi
pjesëtarët e UÇK-së dhe pa vonesë, është
hapur zjarr nga të dyja palët. Kam dëgjuar
kur policia serbët ka kërkuar të dorëzohen, por ushtarë e UÇ K-s, hapën
zjarr dhe me sytë e mi pash kur u vra një polic i armikut.
Situata acarohej
në çdo minutë, të shtënat ishin të shumta, ndërsa ne, gjinia femërore, shikonim
të tmerruara ngjarjen. Pas një kohe
pushoi zjarri, por mjerisht, të gjithë pjesëtarët e UÇK-së mbetën të vrarë, ranë heroikisht në oborrin e shtëpisë sonë...
Pas këtij rrëfimi prekës, të dhimbshëm, Fatmires iu
mbushën sytë me lot. Paraftyroi skenen e rastit. U freskua me gotën e ujit që
kishte para vetes, ndërsa kafeja ishte ftohur, e harruar mbi tavolinë. Pas një pushimi të shkurtër, iu
lutëm që të vazhdojë me ngjarjen, rrëfimin emocional për të gjithë neve që e
dëgjonim.
Pastaj, pastaj
filloi ai represioni ndaj familjës sonë, ndaj granimit, siç e kanë zakon shkiet,
duke na goditë me ç’ka kishin në dorë, me çfardo mjeti, shkelma, pendreka,
shkopinjë, shpulla. Mua me goditën në kokë, nuk di me ç’ka, dhe humba ndjenjat
për pak kohë. Gjyshës ia patën thyer krahun, në fillim kur reagoi “që të dalin
nga oborri”. Tërë ditën, nga mëngjesi e deri në orët e mbrëmjes nuk e ndalen
represionin ndaj neve. Na thonin, “ju iu keni dhënë bukë UÇK-së, duhet vrarë të
gjithëve!....” Ajo që më lëndoj më së tepërmi, deri në shpirt, ishte goditja me
shqelma e foshnjës sime në djep, e cila tek sa kishte mbushur katër javë. Këto
lloje veprimesh i bëjnë vetëm njerëzit pa shpirt, me epshe gjenocidiale…
Policia kërkonte
burra nëpër shtëpi, por nuk e hetuan se ku e kishim fshehur axhën Shefqet,
nën divanat e dhomës, mbuluar me gjësende të ndryshme. Kishte hapësirë
për frymëmarrje mjaft. E shpëtuam!...Të gjitha këto ngjarje i përjetova në
shtëpinë e babës, Avdi Berisha, aty më zuri ngjarja e hidhur. Pasi ikën policia
serbe, të nesërmen kemi pastruar oborrin e shtëpisë. Kemi hequr gëzhoja me
kova, kemi parë shumë gjak, kemi parë tmerr.Nuk harrohet kurrë ajo ditë e 29
janarit 1999…
Pas kësaj ngjarje
të rëndë e të paharruar, familja u shpërnda gjithandej kah mundi e kah dinte,
ndërsa mua me ndihmën e OSEBE-së, me bashkuan me familjen e burrit. Ikëm pastaj
për Durrës, ku ndejtëm deri në qërshor 1999, kur u çlirua Kosova pas
intervenimit të NATOS.
DEKORATA E PRESIDENTES MË SOLLI
GËZIMIN MË TË MADH NË JETË
Pas atyre
ngjarjeve të rënda e të tmershme të luftës së fundit,jeta filloi t’i rikthehet normalitetit,
anise me shume vuajtje, mërzi, dhimbje të papërshkruara për secilin prej nesh.
Në çdo përvjetor të kësaj ngjarje historike të ndodhur në Rogovë të Hasit, komuna e Gjakovës, më
intervistonin gazetarë televizionesh të ndryshme. Tregoja ngjarjen ashtu siç
kishte ngjarë, siç e kishim përjetuar të gjithë.
Me gjasë rrëfimet e mia para mjeteve të informimit, dikujt ia kishin tërhequr vëmendjen për një fashitje dhimbjesh që kisha përjetuar, por si kishte vajtur puna, nuk dija asgjë.
Me 17 janar 2023 me
ftesë të Presidencës shkova në Prishtinë.
Pasi u futa brenda, një zyrtar i
Presidencës, më komunikoi arsyen e ftesës dhe në emër të presidentes, zonja
Vjosa Osmani, më akordoi dekoratën e lartë, me
motivacionin:
“ PËR SAKRIFICEN E JASHTËZAKONSHME,BETEJEN PËR DREJTËSI DHE KONTRIBUTIN E
VEÇANT NË MBROJTJEN E SË VËRTETËS DHE ZBARDHJEN E KRIMEVE TË KRYERA GJATË
LUFTËS NË KOSOVË”.
Kjo dekoratë
vlerësuese më bëri të ndihem shumë e
lumtur, e gëzuar dhe krenare. Dëshiroj që këtë moment vlerësues nga Presidentja,
ta ndaj me të gjitha nënat e Kosovës, të cilat humben më të dashurit e tyre,
ose përjetuan tmere të papara lufte nga një polici e ushtri barbare serbe.
Kurrë më mos ndodhtë luftë në këto troje
tona!
Lavdi dëshmorëve
të kombit!
Kështu e përfundoi
rrëfimin e saj gruaja fisnike e trimëreshë, nga Rogova e Hasit, komuna
Gjakovës, e cila përjetoi tmerin e ngjarjeve të luftës në Kosovë, posaqërisht
ato të dates,27,28 e 29 janar 1999, ku u vranë shumë trima të lirisë së
Kosovës.
Gjakovë,21 Tetor 2023