Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Jamarbër
E hene, 30.10.2023, 08:47 PM
Jamarbër
Nga Edison
Ypi
Ku
takohet rruga “Fortuzi” me bulevardin “Zogu I”, mbi një bordurë betoni me pranë
një shishe raki dhe një paketë DS, rri ulur Madu, Jamarbër Marko.
Po
kalon Llozi.
-Madu,
si po të duket ky llozi ?
-Shembja
e xhamive, profanimi i kishave, harrimi i historisë, para këtij janë hiçasgjë.
Zinxhiri
hiqet zvarrë duke kërcitur hallkat.
-Madu,
a ta kujton zinxhiri Spaçin?
-Është
drejtor drejtorie në ministrinë e llagëmeve. Ka grada shkencore, tituj, është
Qytetar Nderi i katër qyteteve.
Kalon
Rrogozi.
-Madu,
e njeh ti këtë, ku punon ky, kush e thuri këtë?
-Posi
s'e njoh. Me këtë kemi shtruar rrugën e progresit dhe labirintat e
administratës. I ka dalë kashta fije-fije. Mpleksja e të shkuarës me të tashmen
e ka mbuluar me një këllirë që s'ka sapun që e lan këtë.
Erdhi
Sqepari
-Madu,
çne ky këtu?
-Është
skalitës, është poet, shkrimtar. Shkruan pocaqira tranzicioni trazuar me
sherbet moderniteti, hedhur dhjamë pluralizmi, tundur në katruve balte, mbyllur
me tapë supermarketi.
Po
marshojnë Tytat. Janë ndryshkur, por vjaskat u ndrisin.
-Madu,
po këta?
-Tirana
i përket një kontinenti të fundosur që nuk e përmban asnjë hartë. Këta janë
cironka që u duket vetja balena. Kujdes se të vrasin.
-Madu,
kush është ky çengeli ?
-Eshtë
kushëriri i Umberto Ekos. Janë fis të shkarësh si Erazmusi i Roterdamit. Ka
harruar të vdesi.
Një
i pastrehë.
-Madu,
e njeh ti këtë?
-Unë
jam vet një si ky. Unë që gjith ditën pi raki dhe tymos DS, unë që Arbër jam e
Arbër do jem, tani kur nuk më lejohet që, dhe as dua të më kujtohet më, ajo që
askush nuk e kupton dot pse, me libër shtëpie e karta identiteti, qeverira e
parlamente, votime e numërime, ju pështyj në.