| E marte, 31.10.2023, 06:06 PM |
Mihal Gjergji
VDEKJA
E XHELADINIT
Një
kal’ çapitet nëpër lumë
E
tingujt tok me natën zbresin
Ky
shteg’ i verbër dallgë e shkumë
Bashkon
dy brigje, ndarë me shekuj
Besomëni,
plaket dhe floriri
Si
kjo çepe e sertë kaçaku
Nuk
di se ç’brengë e djeg te gjiri
Ç’mandat
të zezë na sjell së largu?
Ju
sosën udhët e mërgatës
Shtëllungë
e jetës fillin mblodhi
Dhe
brof mbi dallgë në gji të natës
As
hëna s’pa me trimin ç’ndodhi
Si
murgu te ikona ndalem
Të
shoh një gjurmë a shenjë të trimit
Orfeu,
thonë, këndon me vargje
Të
fundit fjalë të Xheladinit!
Tiranë, Tetor 2023.