Kulturë
Albert Zholi: Liceu i Korçës, historia specifike e arsimit në Shqipëri
E diele, 29.10.2023, 07:32 PM
Liceu i Korçës, historia specifike e arsimit në Shqipëri
-1115
studentë morën mësim nga institucioni i njohur arsimor
106-vjet-25
tetor 1917 – 2023
Përgatiti:
Albert Z. ZHOLI
Sot është 106-vjetori i themelimit të Liceut Francez në Korçë. Ky
institucion i arsimit të mesëm hapi dyert me vendim të qeverisë së Republikës
Autonome të Korçës. Në vitin 1921 u emërtua si “Liceu Kombëtar i Korçës”.
Veprimtaria e tij do të shtrihej përgjatë periudhës së parapushtimit italian,
deri në vitin 1939. Liceu i Korçës ishte një shkollë e mesme, e
financuar nga qeveria shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat
evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939. Përveç lëndës së
gjuhës shqipe, lëndët e tjera të programit mësimor, kryheshin në frëngjisht. Liceu hapi dyert e tij
më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome
të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku
të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës
shqipe. Lidhja e Kombeve dërgoi një komision të përfaqësuesve nga fuqitë e
ndryshme në rajon. Në nëntor 1921, Lidhja vendosi që kufijtë e Shqipërisë duhet
të jenë të njëjta si ato që kishin qenë në vitin 1913, me tre ndryshime të
vogla, që favorizonin Jugosllavinë. Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez
(Liceu Kombëtar Shqiptar) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e
financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat
evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939.
Historia
Sipas
historianit Niko Kotherja: “Liceu vazhdoi rrugëtimin e tij në godinën e
ish-gjimnazit grek të Korçës, aty ku sot ngrihet shtatorja dhe varri monumental
i heroit Themistokli Gërmenji. Viti shkollor 1921 do ta gjente Liceun në
godinën e dhuruar nga mirëbërësit drenovarë Kostandin dhe Erakli Duro. Me
dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e arsimit kombëtar, filantropi Thoma
Turtulli dhe bashkëshortja e tij, Athina Frashëri Adamidi, financuan më 1934
ndërtimin e një godine të re, ku vijoi rrugëtimin e tij Liceu Kombëtar. Kjo
shkollë u ngrit mbi bazën e programeve mësimore franceze, një stafi pedagogjik
shqiptaro-francez, në bashkëpunim me intelektualët arsimdashës korçarë.
Programi përmbante lëndë mësimore, themel të arsimimit të përgjithshëm, si dhe
gjuhët klasike, si latinishtja dhe greqishtja e vjetër”. Më pas Niko Kotherja
shkruan: “Gjuha e përdorur ishte frëngjishtja, me përjashtim të gjuhës shqipe,
që jepej si gjuhë e veçantë. Në mesvitet ’20, në programet mësimore u vendos
dhe gjuha gjermane. Liceu i Korçës ishte një shkollë e mesme laike, me karakter
kombëtar, ku mësonin bashkërisht djem e vajza, pa dallim shtrese shoqërore apo
besimi fetar. Periudha e studimeve ishte 9 vjet. Në tri vitet e para
zhvilloheshin lëndët e formimit të përgjithshëm, në vitin e katërt bëhej ndarja
e nxënësve në dy degë: – Dega Klasike, që përfshinte shkencat humane. – Dega
Reale, ku përfshiheshin shkencat e natyrës. Drejtor i parë u caktua Vital
Gerson, ndërsa në vitin 1920- 1921 u caktua drejtor veterani i arsimit Thoma
Avrami. Deri më 1921, kjo shkollë njihej me emërtimin “Lisea franko-shqiptare”
dhe prej këtij viti u njoh me statusin e Liceut Kombëtar. Në historinë e Liceut
mbeten të paharruar emrat e profesorëve francezë Leo Monbanyrant, Viktor
Coutan, Leon Perret, Xavier de Caurville, Andre Bregault, Jean Meyer, Jacques
Vincler dhe Baylle – Comte. Respekt dhe përulje të veçantë meritojnë figurat e
ndritura, që vunë themelet e Liceut, si Mihal Ballkameni, dr. Haki Mborja,
Nikuca Ballamaçi, Sotir Papahristo, Kostaq Cipo, Kostandin Zega etj. Me punën e
tyre të vyer e me pasion ata rrënjosën në zemrën e liceistëve dashurinë për
dijen, dashurinë për vendin dhe popullin. Në Liceun e Korçës regjistroheshin
nxënës nga e gjithë Shqipëria, madje dhe nga Kosova. Prej vitit 1917 e deri më
1943, në Liceun Kombëtar morën mësimet 1115 studentë që vinin nga Shkodra,
Mirdita, Dibra, Lezha, Mati, Kruja, Durrësi, Kavaja, Tirana, Elbasani, Lushnja,
Gramshi, Pogradeci, Fieri, Berati, Skrapari, Vlora, Himara, Delvina, Tepelena,
Kolonja, Bilishti, Përmeti, Gjirokastra, Saranda dhe Konispoli”.
Profesorët franceze të Liceut
të Korçës:
Xavier de Courville, doktor i Letrave (Paris
Sorbonne, 1943), specialist në historinë e teatrit të shekullit të 18-të. -
Drejtor i grupit teatror "The Little Scene" (1920-1930), themelues i
Teatrit Arlequin (1930), pastaj profesor letrash në Shqipëri (1932-1939), autor
i transmetimeve lirike në radio, ai rifilloi me gruan Jacqueline Casadesus
Arlequin Teatri në 1941, u bë Micropéra në vitin 1954. Docteur ès lettres
(Paris Sorbonne, 1943), spécialiste d'histoire du théâtre du 18e siècle. -
Directeur de la troupe théâtrale "La petite scène" (1920-1930),
fondateur du Théâtre Arlequin (1930), puis professeur de lettres en Albanie
(1932-1939), auteur d'émissions lyriques à la radio, il reprend avec son épouse
Jacqueline Casadesus le Théâtre Arlequin en 1941, devenu Micropéra en 19.
·
Drejtori i parë ishte Vital Gerson.
·
Një tjetër profesor ishte ish oficeri Recoing, që punonte mbi baza vullnetare.
·
Në vitin 1920 çifti Joinon;
Profesor Roland (kimi) ; L’Eglise (muzike)
·
Në vitin 1921 drejtor teknik i Liceut ishte Leon Monbouyran – profesionist,
energjik, i ndershëm. Shteti shqiptar i jep titullin “Mësues i Popullit”.
·
Në vitin 1924 shërben si drejtor teknik për një kohë të shkurtër Victor
Coutant, ish drejtor i Liceut të Gjirokastrës, i cili u mbyll. Për pak kohë
drejton edhe mësuesi Oddes. Në vitin 1925 – 1926 drejtor teknik ishte Jules
Bailly Comte – brilant, vdes papritur më 1928. Për punën e tij vetëmohuese i
akordohet dekorata më e lartë “Urdhri i Kalorësit të Skënderbeut” dhe më pas
“Mësues i Popullit”. Së bashku me këtë drejtor kaq të aftë punuan profesorët G.
Limbour, M. Journe, Oddes, A. Marfort.
·
Pas vdekjes se tij drejtojnë Liceun drejtorët Joseph Deslions dhe Leon Pereti
një nga drejtuesit më të suksesshëm, së bashku me të shërbenin profesorët Andre
Bregeault, Jean Bigou, Pierre Saint-Genez, Francois de Laur, M. Maraval,
Celestine Daniele, Cavalier, Paul Boy sidhe mësuesit e fillores Rene Granier
dhe Lucien Gavlier.
·
Në vitin 1933 vdes Leon Perreti, edhe këtij drejtori i akordohet dekorata e
larte “Urdhri i Kalorësit të Skënderbeut” dhe më pas “Mësues i Popullit” pas 40
viteve.
·
Ndërkohë vijnë profesorë të rinj si Robert Berjeaud, Jean Mejer e Ravignet. Më
vonë derisa pushtuesit italianë, pushuan nga puna dhe përzunë nga Shqipëria
profesorët franceze, Liceu u drejtua nga një tjetër profesionist i shquar si
Xavier De Courville, me ekipin e tij i përbërë nga profesori i talentuar i
pianos dhe gjuhës frënge Jacques Ëinckler (Venkler). Për punën e mirë dhe të
shkëlqyer profesori dhe drejtori De Courville, ashtu si paraardhësit e tij do
të dekorohej nga mbreti Zog me dekoratën “Urdhri i Kalorësit të Skënderbeut”
dhe më pas “Mësues i Popullit” pas 40 viteve, ndërsa mësuesve të tjerë të
sipërpërmendur ju akordua titulli “Mësues i Merituar”.
·
Në vitin 1936 numëroheshin mbi 550 liceista nga të cilët kishin marrë
bakaloreatin vetëm 197 studentë. Më 1939, kur Liceu u mbyll nga italianët ku
ishin bakaloruar 256 liceista, prej të cilëve 105 kishin studiuar në Francë.
Përfaqësuesi i Francës në Shqipëri do të shprehej për këtë Lice: “ Kjo është
një vatër jo vetëm e mendimit të Francës, por edhe të ideve liridashëse, në
krahasim me prirjet ultranacionaliste agresive të pushtuesve italianë.