Kulturë
Fran Luli: Klajd Kapinova - Mes Kryqit dhe Atdheut
E marte, 31.10.2023, 08:37 PM
“Mes Kryqit dhe Atdheut”, të autori Klajd Kapinova përjetësohen figurat e shquara të fesë katolike dhe kulturës shqiptare
(Parathënie)
Nga Fran Luli
Libri, që po u paraqitet lexuesve ka vlerën e vet të madhe
për të njohur edhe më mirë disa figura të shquara të fesë dhe të kulturës
shqiptare, veç atyre shkrimeve, që janë bërë nga autorë të ndryshëm për disa
nga këto figura, ndonëse këto të fundit kanë pasur trajtim të pjesshëm, sipas
qëllimit të këndvështrimit të kësaj apo atij shkruesi.
Autori i, librit të pranishëm “Mes Kryqit dhe Atdheut”, Klajd Kapinova, i ka vënë vetës detyra të
tjera, më një hapësirë paraqitjeje më të gjërë të këtyre figurave, duke
përjashtuar këtu dom Ndre Zadejën, për të cilin ka një monografi dy pjesësh,
kryesisht me shkrime të vetë Zadejës, pa shumë analiza e komente.
Për këtë a atë shkrues, për këtë a ato shkrime, diçka
esenciale, duhet veçuar, se sa herë të bëhen objekt studimi dhe trajtimit
klerikët tanë dhe historia e gjatë e kishës shqiptare, të gjitha penat, të
djeshme dhe të sotme, kanë pasur kurdoherë çfarë të shkruajnë.
Asnjëherë studiuesit nuk duhet të kenë mbetur të kënaqur
plotësisht me artikuj dhe monografitë e tyre. Dhe kjo është e kuptueshme dhe e
pranueshme, sepse të merresh me jetën dhe veprën e klerikëve tanë dhe të vetë
kishës, do të thotë të besh historinë e gjatë të vetë popullit dhe të vendit të shqiptarve, të përshkruash vetë kulturën e këtij
populli, si drejpërdrejtë ashtu dhe tërthorazi.
Për këtë të fundit, flet sidomos vetë literature jonë e
vjetër, rreth së cilës, prof. Eqrem Çabej (1908-1980) ynë i ditur, njohës i
mirë i gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndër të tjera shkruante: “Si shumica e literaturave t’Europës, edhe
literatura shqiptare fillimet e saj i ka me përmbajtje fetare”.[1]
E, vetëkuptohet që
kur themi literaturë, bëhet fjalë për kulturë. Rikujtojmë në këtë mes, që vetë
dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është pikërisht “Formula e Pagëzimit” (më 8 nentor 1462)
e imzot Pal Engjëllit.
Po kështu, vepra e
parë e shkruar dhe e botuar në gjuhën shqipe, është përsëri me karakter fetar,
“Meshari” i dom Gjon Buzukut (në vitin 1555), bile shkruar edhe me motivin
patriotik, “prej dashurisë së Atdheut
tonë” (Buzuku: “në së dashunit së
botësë sonë”), ku fjalën “botë”, ky dhe ndonjë tjetër, e përdor me kuptimin
“Atdhe” (Patria).
Trajtimi dhe, veçanërisht, mbrotja e jetës dhe e veprimtarisë së klerit
shqiptar është mjat e vështirë dhe serioze, si nga ana e historisë së gjatë të
tyre, ashtu dhe nga kalvari i pafund në të cilën kaluan klerikët tanë.
Këtu nuk është fjala
vetëm për ato 40 vitet e mohimit të fesë dhe e mbylljes së institucioneve të
saj prej regjimit ateist, vite, që domosdo, përbajnë atë natën e gjatë të
errësirës, pus të zezë, por edhe për periudhat e tjera të historisë kishtare
shqiptare, ku duhen veçuar sidomos atë kohën e gjatë të mesjetës, ku
veproi fuqishëm lufta kundër ikonave, ikonoklastia, lufta e ashpër e
skizmatikëve kundër kishës katolike, skizmë, që çoi deri edhe në rrënimin e
mjaft kishave dhe manastireve, sidomos në Veri të vendit.
Aty shtohet ai vrull i fuqishëm i sundimit turk 5 shekullor,
i cili veproi në Shqipëri në shumë plane: politike,
ekonomike, ushtarake, por, mjerisht, edhe në psikologjinë dhe në ndërgjegjën
fetare të popullit shqiptar.
Këtu nuk mund të harrohet kurrësesi vdekja e parakohshme e
Pjetër Bogdanit, i cili u mbyt ose më mirë të themi e mbytën në lumin Drin, dhe
s’ishte një vdekje aksidentale.
Nuk duhet harruar vdekja dhe përndjekja e vazhdueshme e imzot Pjetër Bogdanit në shërbimin e tij
fetar nga politika e ngushtë serbe dhe turke, i cili pati dhe raste të mbyllej
edhe me vite të tëra nëpër shpella. Edhe sot kemi toponimin “Shpella e Bigdanit” në Rrjoll të
Mbishkodrës e cila flet gjithçka. Dhe pasoja e rënda të pashlyeshme, dihen
mirëfilli, ku më se 2/3 e popullsisë e islamizuan.
Vetëkuptohet, pastaj se ç’hoqi e, më shumë, ç’do të ketë
hequr kleri katolik dhe ai ortodoks gjatë këtyre qindravjeçarëve, ku edhe
objektet e shumta të kultit po atë fat të zi patën, me shndërrimin e kishave në
xhami dhe mjat të tjera të rrënuara përtokë, krejtësisht të shuara.
Por, falë qëndresës së një pjese të popullit dhe të
meshtarëve të tij, mjaft kisha ortodokse në Jug të vendit vazhduan jetën e
tyre, duke na ruajtur, veç të tjerave, edhe mjaft objekte të rëndësishme të
artit tonë të mrekullueshëm kishtar, të cilat sot ngrejnë kryet lart dhe
qëndrojnë si përmendore të fuqishme përpara historisë, kulturës dhe fesë
kristiane të vendit tonë.
Kishat katolike në Veri, vërtet, që pësuan më tepër rrënime,
por vetë ky rrënim flet për lashtësinë e tyre, ku shati i arkeologut ka vepruar
dhe duhet të veprojë edhe më tepër për të zbuuar, jo vetëm muranat, por dhe
objektet e tjera të artit të tyre, mbuluar nga shekujt e gjatë.
Ato objekte kristiane, që u takojnë kohëve të mëvonshme,
bile, edhe ato të malëve tona, përsëri duhen gjurmuar si më të reja e si më të
lehta në kërkim, ku janë zbuluar dhe duhet të zbulohen mjaft piktura, skuptura
me afreske të ndryshme bizantine dhe romake, një pjesë e të cilave ende mbetën
ndër disa muze të vendit, ndonëse janë pakësuar dhe demtuar shumë kohët e
fundit.
Këtyre mangësive dhe kufizimeve të drejtim të kërkimit
arkeologjik, u ndihmojnë, domosdo, të dhënat dhe burimet historike, të cilat
për jetën dhe veprimtarinë kishtare janë të bollshme, një pjesë e mirë brenda
bibliotekave dhe arkivave të vendit, pjesa tjetër jashtë vendit, veçanërisht në
Vatikan, Venedik e Napoli. Natyrisht, që kërkime të tilla janë bërë edhe në të
kaluarën, sidomos nga të huajt, si: albanologu patër Fulvio Cordignano (1887-1952),
patër Danjel Farlati (Daniele Farlati
Society of Jesus 1690-1773) e Koleti,
Stefan Gaspri, Eman Armao, etj.
Por, vetëkuptohet, një punë fort më e madhe, e vazhdueshme,
sistematike dhe serioze duhet të ndërmerret prej vetë shqiptarëve, meshtarë e
shekullarë, për të hartuar një histori sa më të plotë kishtare shqiptare me një
jetë dhe veprimtari kaq të gjatë të krishtërimit ndër trojet tona, për të
cilin, mjaft popujt na e kanë lakmi. Kjo histori do të plotësonte fort mirë
gjithë historinë e përgjithshme të Shqipërisë.
Duke u kthyer më për së afërmi librit të Klajd Kapinovës, do
të verejmë se aty ka përpjekje të mira nga autori për të nxjerrë sa më mirë në
dritë figurat dhe personalitet fetare, të cilat i kanë marrë në studim autori.
Vepra nis me Malësinë e Madhe, shikuar në një plan të gjërë:
si një trevë e madhe, që ka kontribuar fuqishëm në drejtim të luftës dhe
përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe pavarësi nga sundimi i gjatë turk,
udhëhequr e frymëzuar prej trimit fatos të Hotit, Dedë Gjo’ Lulit. Këtu vihet
mirë në dukje lidhjet e shumta dhe të ngushta të Dedës me klerikët shqiptarë të
kohës, të cilët ndihmuan dhe frymëzuan me fjalë e me kryq luftarët e lirisë.
Mos të harrohet se këto lidhje shihen edhe në fund të jetës
e të veprimtarisë së Dedës dhe të klerikëve, duke pohuar vetë mons. Zef Simon
ipeshkëv në këtë mënyrë “apo si vepruen
ma vonë komunistat, tuj nxjerrë prej varrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons.
Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzit, Mons. Benardin Shllakut
e At Gjegj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit,
eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një
monument”.[2]
Dhe a s’është sot paradoksale dje krejt e habitshme, që e
gjitha Shkodra nuk ka asnjë rrugë a rrugicë, asnjë objekt tjetër të madh as të
vogël me emrin e këtij Njeriu, kur atje në Tiranë së paku një rrugë është me
emrin e Dedë Gjo’ Lulit.
E, pra, françeskanët e djeshëm e paskan pasur ndër mend t’i
ngritnin një permendore bile!? Po vetë patër Gjergj Fishta o.f.m., që i thuri
mbi 800 vargje në “Lahutën e Malëcisë” këtij Heroi, mos bëri gabim!?
Më tej, Kapinova vë ne dukje kontributin e madh të klerit
shkodran në Kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe në Memorandumin e Gërçës, duke
ia bërë të ditur edhe diplomacisë evropiane të kohës, mbështetur, domosdo, në
mjaft burime historike.
Vend të rëndësishëm në këtë kapitull, autori ynë i ka lënë
polemikës me dy historian, që kanë trajtuar Kryengitjen e Malësisë së Madhe dhe
ngritjen e Flamurit të parë shqiptar në Majë të Deçiqit, pas pesë shekuj
robërie, më 6 prill 1911.
Autori kritikon ashpër mungesën e seriozitetit shkencor të
këtyre historianëve, Xhevat Repishtit dhe Gazmend Shpuzës, ndonëse të dy
shkodranë dhe njohës të ngjarjeve dhe momenteve të rëndësishëm historike në
trajtimin e problemeve kyçe të luftrave dhe përpjekjeve të shumta të popullit
për liri e pavarësi.
Për çudi veçanërisht G. Shpuza, ndryshe ka shkruar për
Kryengritjen në vitin 1967 e ndryshe krejt në kohën e fundit. Si ka mundësi, që
i njëti autor, për të njëjtën ngjarje, në një hapësirë kohore jo shumë të
madhe, të mbaj qëndrim mjaft të lëkundur e bile të kundërt, duke kundërshtuar,
kështu, edhe vetën e tij me një kontradiktë të ashpër?
Po tjetri Xh. Repishti, si guxon të verë në pikëpyetje, e
bile të mohoj ngritjen e Flamurit të vitit 1911? Si u bie ndesh dhe mohon
gjithë atë literaturë të pasur dhe burime të shumta historike të atyre kohërave
e të atyrë të mëvonshmeve për dëshminë e vërtetë të Flamurit tonë?
Por, autori i librit “Mes Kryqit e Atdheut”, për Repishtin
reagon, veç të tjerave, edhe kështu: “ndonjë “doktor” i shkencave historike vë
në dyshim (për të mos thënë se lë të nënkuptosh se a është ngritur ndonjëherë
Flamuri Kombëtar me 6 Prill 1911 në Bratile të Deçiqit) se ku dhe si është
shkruar ky dhe ai fakt në fjalë!!!?” Dhe menjëherë bën pyetjen, që s’do fare
përgjigje për çdo atdhetar dhe shqiptar të ndershëm: “Kështu nderohet simboli i
kombit nga vetë shqiptari!?”.
Polemikë bën autori me këta e të tjerë studiues dhe përsa i
pëket lidhjes së klerikëve me Dedën e me luftarët e lirisë dhe veçanërisht, me
kontributin e madh e të pamohueshëm të këtij kleri në këtë ngjarje të shënuar
të historisë sonë kombëtare.
Autori mohon kategorisht dhe e shpreh me ironi të theksuar
ato epiketet e turpshme, që iu vunë priftërinjve tanë nga regjimi ateist i 50
vjetëve, si kleri “antikombëtar”, “reaksionar”, njerëz në shërbim të të huajve,
në shërbim të Vatikanit, apo të Austro-Hungarisë e sa e sa akuza e proçka të
tilla të shemtuara.
Autori për këtë e për të tjera, shkruan: “Në gjakun e komunistëve ishte asimiluar aq
shumë fanatizëm dhe urretje ndaj katoliçizmit, se petku i meshtarit u krijonte
tërbim deri në sadizëm, prandaj edhe salvimi ka enë më i rrepti dhe më i
tmerrshmi se në gjithë vendet e ish-kampit socialist, dhe ëpr më tepër i
pakrahasueshëm disa herë në atë çka u realizua barbarisht në Shqipërinë martire.”
Në veçanti, për rolin e mamdh, që ka luajtur Austro-Hungaria
në formimin e intelektualëve shqiptarë, në fushën e fesë dhe kulturës, Kapinova
shkruan: “Për të parë veprimtarinë “armiqësore” të imperialistëve
austro-hungarezë, ndaj Shqipërërisë si armiq të jashtëm të saj, për hir të
interesave të padronëve të tij, kleri katolik, sipas “historianit” Shpuza, edhe
kësaj here iu “kunvervu” lëvizjes sonë kombëtare. Mirëpo, këtë mendim të
“historianit” nuk e ka prof. dr. Uran Asllani, i cili, argumenton shkencërisht:
“Në sajë të këtij programi politik e
klerikal të Perandorisë së Hasburgëve, gjatë kësaj periudhe u përgatitën
personalitetet klerikale, por edhe politike, shoqërore, arsimore, të cilat do
të luanin role të rëndësishme në historinë e kombit tonë.” Ku ka veprimtari
antikombëtare dhe reaksionare të këtyre prelatëve, kur lexojmë fjalët e
historianit patër Marin Sirdani o.f.m.:
“Bashkë me malësorët ishin edhe të gjithë
famullitarët e tyre, …qi kshillojshin nalt moralin, me shpresë me fitue prej
asajë lufte të drejtat jo vetëm për ato male, por edhe për Shqipninë mbarë”.
Një analizë të hollë, për kontributin e klerikëve tanë në
drejtim të lëvizjeve çlirimtare të popullit, duke ndjekur gjallërisht binomin
“Fe e Atdhe”, na e jep patër Konrrad Gjolaj o.f.m., i veçuar mirë në librin e Klajd Kapinovës, ku ndër të tjera, patri
i mençur, shkruan: “A nuk ishin
Françeskanët tonë përkrah Dedë Gjo’ Lulit, që nën zhgunat e tyne, ndër ato
gjokse që ma vonë pritën plumbat e komunistëve, futën në Shkabë dykrenare që u
valëvit ndër ato Bjeshkë kreshnike?...”
Në përfundim të kontributit të këtij kleri, në problemin
madhor të çlirimit të vendit nga zgjedha e gjatë otomane (turke) dhe të mohimit
të lloj-lloj akuzave e farsave ndaj klerit katolik prej disa historianëve,
autori i librit shkruan: “Të gjithë sa u
thanë më sipër, hedhin poshtë falcifikimet e pretendimet e tij (Gazmend
Shpuzës - shënimi im F. Luli) për rolin
gjoja negative që ka luajtur klerik katolik në lëvizjen kombëtare, argumente të
cilat shformojnë “mendimet” më tepër të fabrikuara dhe të njëanshme…”.
Një artikull të ngjeshur autori ia ka kushtuar Kishës
Katedrale të shën Shtjefnit të Shkodrës (1858), si më e madhja kishë në vend
dhe si kryqendër e hierarkisë kishtare shqiptare, me një histori rreth 150
vjetësh. Klajd Kapinova, është përpjekur të hyj sa më thellë në historinë e
ndërtimit të kësaj kishe, fatin, që pësoi ajo më vonë, mjerisht e fatkeqsisht,
duke u kthyer në pallat sporti prej kazmës së mësuesve të sistemit ateist
5-vjeçar, rindërtimin e plotë të saj pas viteve ’90 dhe vendosjen e 7
këmbanave, natyrisht, mbështetur edhe në studimin serioz të historianit Gjush Sheldia, “Kryeipeshkëvia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufragane”.
Për përfundimin e punimeve, autori shkruan: “Si datë e
përurimit mbahet 7 prill 1858”. Pastaj hyhet në hollësi të këtyre punimeve,
kontributin financiar e material që njerëzit kanë dhënë për ndërtimin e Kishës
dhe ngritjen e këmbanave dhe të kompanjelit, si dhe të lterit të madh e të
tjerëve më të vogël.
Autori vë në dukje se për anën figurative dhe përgjithësisht,
për artin e bukur kishtar, kanë marrë pjesë artist të njohur, si: Kolë Idromeno, me të jatin Arsen Idromeno,
Simon Rrota, Pjetër Marubi. Autori ynë edhe në historinë e lashtë të
kishave të Shkodrës, ku shkruan: “Rezidenca
Ipeshkvnore e Shkodrës ose siç njihet ndryshe si shtëpia e ipeshkëvit, që
përmendet si domus episcopate zë fill në vitin 1521. Ajo gjendet në qytet,
afër kishës katedrale kushtuar shën Shtjefnit protomartir e cila përmendet në
vitin 1403…” dhe na vë në dijeni: “Arqipëshkëvi
i parë i kryeipeshkëvisë së Shkodrës ka qenë Bassus, rreth vitit 387 mbas
Krishtit”.
Në një pikë të veçantë, autori trajton proçesin shkatërrues
të kumbanares së kësaj kishe (më 1967), kthimin e këtij institucioni të
rëndësishëm fetar në pallat sporti, rindërtimin e kumbanares dhe pajisjen e saj
me 7 këmbana. Me të drejtë, autori thekson: “Tempolli i Zotit shndërrohet në
pallat sporti. A nuk flet kjo mjaft për veprën “satanike” të atij viti të
mbrapshtë, të vitit 1967”, ndërsa patër Zef Pllumi, për ato ditë të zeza të
mbylljes së Kishës, ndër të tjera, thekson: “Kje data 19 mars afër orës 5 mbasdreke, e Diela e Larit (dafinave) dhe
fillonte Java e Mundimeve; të dielën tjetër me 26 t’atij mueji ishin Pashkët,
të cilat nuk u festuan ma, pse java e Mundimeve për Kishën e besimtarët vazhdoi
e gjatë: për 24 vjet rresht” (sipas librit të Klajd Kapinovës).
Për ndërtimin e kumbanores së rrënuar dhe për pajisjen me 7
këmbana, ka kontribuar totalisht financiarisht bashkëatdhetari ynë Kolë Preka
Cacaj nga Trieshi (Tivari), me banim në Neë York (SHBA). Vetëm për 7 këmbanat
dhe 4 sahatet janë investuar rreth 70.000 dollarë amerikanë.
Ishte pikërisht kjo Kishë, në të cilën Papa Gjon Pali II
shuguroi katër ipeshkëvij shqiptarë më 25 prill 1993, si: imzot Frano Illia,
imzot Zef Simoni, imzot Robert Ashtën dhe imzot Rrok Mirditën.
Pikërisht, ky Papë, i cili, edhe pse kishat tona ishin
mbyllur, atij i qante zemra për komunitetin katolik shqiptar, ku autori i
librit shkruan: “Selia e Shënjtë gjithnjë
ka ndjekur me vemendje të vazhdueshme mbi atë çka ka ndodhur në Shqipëri dhe në
veçanti për udhëheqësit shpirtëror të popullit shqiptar dhe për vetë këtë
popull martir”, duke cituar edhe disa fjalë të Papës: “Kisha heroike në
Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga
dëshmia e martirëve të saj, siç e kam kujtuar gjatë vizitës baritore në
Arkidioqezën pulieze të Ontrantos në tetor 1990, ka ndarë deri në pikën e
fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit…”.
Regjimi komunist ka vepruar jo vetëm në objektet e kultit,
por edhe mbi bibliotekat dhe arkivat e kishave dhe kuvendeve françeskane,
biblioteka aq të pasura, sa që ishte një krim jashtëzakonisht i madh dhe një
humbje e pazëvendësueshme për kulturën tonë në përgjithësi, ku me mijëra libra
fetarë e shkectore, të fushave nga më të ndryshme, ose humbën, ose u bllokuan
për të mos qarkulluar, ose ranë në duart e individëve për të mos u shfrytëruar
nga masa e lexuesve.
Fatkeqsisht, edhe edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar
10 vjet, nga liria e fesë dhe e besimit, fondi i asaj pjese të literaturës së
kishës, që ka mbetur, përsëri nuk është tërhequr nga hierarkia kishtare, por ka
mbetur ndër bibliotekat dhe institucionet shtetërore. Për këtë humbje të madhe
të literaturës, Kapinova shkruan: “Një
fat të tillë të zi, do të kishin kishat dhe kuvendet e tjera në Shqipëri, ku
ekzistonin qendrat e kultit kristian dhe literature e pasur e krishterë
botërore.
Breshëritë komuniste u
drejtuan edhe kundër asgjësimit të bibliotekave shekullore me vlera të
pakrahasueshme të Kuvendit Jezuit, Kuvendit të Provinçës Françeskane, Muzeve të
Kolegjës Saveriane e Provincës Françeskane, që përbënin koleksione të rralla
arkeologjike, etnografike e numizmatike.”
Problemi i literaturës kishatare dhe përgjithësisht, i
trashigimisë kulturore, që kishte kisha shqiptare, është mjaft serioz dhe
delikat, problem jo shumë i trajtuar nga shtypi i këtyre viteve të fundit, por
që kurrsesi s’e ka lënë pas dore autori i këtij libri të ri.
Duke hyrë tek disa figurat e shquara të disa klerikëve tanë,
të trajtuara në këtë libër, vërejmë se autori ka bërë përpjekje për të gjurmuar
këto figura, natyrisht, me ato material dhe burime që atij i kanë rënë në dorë,
të cilat, si për çdo shkrues, nuk janë të plota, për disa arsye objektive. T’i
mbrosh me konserguencë dhe përgjithësi fugurat e klerikëve tanë, është mjaft e
vështirë. Vështirësia qëndron në disa pika: njohja e jetës së tyre me hollësi
mbetet relative, mbasi duhen burime më të sigurta rregjistrat kishtare janë të
pjesshëm, arkivat janë të mangët, ku një pjesë zhdukur ose demtuar, ndërsa
pjesa tjetër gjendet në arkivat shtetërore; aktet dhe dokumentacioni ndodhet më
tepër në institucionet dhe organet gjyqësore (një punë të mirë në këtë kërkim
kanë bërë sidomos Pjetër Pepa dhe Uran Asllani); analiza e veprave të shkruara,
është një punë jo aq e lehtë për çdo lexues, gjë që varet nga niveli kulturor
dhe formimi i përgjithshëm i shkruesit; njohja e teologjisë dhe literaturës
kishtare kishtare nuk mund t’u takojë çdo studiuesi.
Me gjithë këto kufizime, njohja dhe mbrojtja e figurave të
tilla mund të bëhet deri-diku, duke shfrytëzuar shtypin e kohës, sodomos atë
kishtar, duke u lidhur me bashkëkohësit dhe të afërmit, ndonëse këto duhet të
jetë mjaft racionale dhe të matura, nëse duam të bëjmë diçka serioze, që t’i
qëndroj kohës dhe njerëzve.
Ndër këto figura të analizuara në këtë libër, për mendimin
tonë, duhen dalluar disa nga të tjerët. Kështu, në radhë të parë vijnë në
vështrim nha katër a pesë personalitete të mëdha klerikësh të shquar në
veprimtarinë e gjërë fetare, por edhe kulturore e shkencore-letrare, si: patër
Vinçenc Malaj o.f.m., mons. Simon Filipaj, imzot Frano Illia, dom Ndre Zadeja,
të cilë me veprën e tyre janë bërë tashmë e më parë të njohurn për lexuesit e
besimtarët.
Figura të tjera janë dalluar në veprimtarinë dhe
përkushtimin fetar, si: dy imzotët Zef Gashi, Zef Skana. Vend të veçantë nderi
zë Nënë Tereza, brenda Shqipërisë dhe në të gjithë botën, si Nëna më e Madhe
për besimtarët, të varfërit, të sëmurët, murgesha hyjneshë, regjinesha për të
gjithë fetë dhe njerëzimin, Zoja e dytë pas Zojës së Bekuar, Ëngjellesha e
Rojës e të gjithë njerëzve, si vetë Engjëlli i Rojës.
Sipas renditjes në librin e Kapinovës, vjen në vështrim dom
Ndre Zadeja, meshtari i vuajtur e i përvuajtur, i butë dhe i ëmbli, si Jezu
Krishti zemërbutë e i përvujtë. Është quajtur poeti i ëmbëlsisë, por unë e quaj
edhe prifti i ëmbëlsisë, sepse para se të ishte poet i afrimuar, ishte prift,
me fjalët e ëmbla të mësimit të fesë. Vargje e tij të ëmbla e të thuara me art
e mjeshtëri, kurdoherë me limë në dorë, na kujtojnë dom Ndre Mjedën, po i atyre
anëve të Zadejës.
Autori, i ka kushtuar një ndër artikujt më të gjatë këtij
meshtari e poeti, të cilin e quan “Bilbil
i gojëtarisë dhe shpirtëbutësisë së krishterë”. Ai u pushkatua barbarisht,
sit ë kishte bërë sakrilegjet më të mëdha kundër njerëzve, por veç asgjë më
tepër kishte kundërshtuar idetë komuniste ateizmin dhe anatemën e regjimit
50-vjeçar. Dhe autori i librit shprehet kështu për atë krim: “A mund të vritet zemra e butë e një meshtari
karizmatik, që nuk e njihte në asnjë drejtim armën e urretjes vrastare, por
predikonte gjithnjë urtësi, paqe, mirësi midis njerëzve…”
Poeti Zadeja, është autor i mjaft krijimeve artistike, ku
dallohen: “Ora e Shqypnisë”, “Rozafa”, “Hija e zezë”, “Rrethimi i Shkodrës”,
“Ruba e kuqe”, duke lënë në dorëshkrim, sipas Kapinovës veprën “Shpella e
Bigdanit” si dhe disa poezi: “Mizhika”, “Piktura”, “Natyra e Zojës”, “Falni”,
“Të kryqëzuemit”, “Kunora e bylbylave”, “At Gjergj Fishta”, etj.
Siç shihet, krijimet e Zadejës kanë tematikë të ndryshme,
nga vetë prodhimtaria e madhe e poetit. Aty dallohen, sidomos dy motive, si ai
patriotic, përmes 5 krijimeve të para dhe ai fetar në poezitë e fundit, duke
ndjekur kështu binomin e njohur “Fe e Atdhe”.
Studiuesi akademik Zef
Mirdita, nga ana e tij, për kontributin e klerit në fushën e kulturës, në
lidhje me poemën “Kunora e bylbylave”, shkruan: “Poema liriko-filozofike anon kah vargu popullor, duke zbritur në
trualllin konkret të jetës me elemente didaktike”.
Për melodramën “Ruba e kuqe”, që flet për ngritjen e
Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deçiq nga trimat e Dedë Gjo’ Lulit, mjaft
studiues kanë dhënë mendimin, se ajo ka një motiv patriotik të fortë patriotik,
duke u paraqitur Zadeja, me letra në dorë, si një atdhetarë i flakët, gjë, që
vërehet edhe tek “Rrethimi i Shkodrës” e ndonjë tjetër krijim.
Për Nënë Terezën, Klajdi nuk është e para herë, që shkruan,
me gjithë përkushtimin e tij të madh. Por, kësaj here ai domosdo zgjatet nga
vetë përmesat e librit. Me saktësi, në mënyrë kronologjike, në fillim jep datat
dhe çastet më të rëndësishme të jetës e veprimatrisë fetare bamirëse të kësaj
Nënë të Madhe të përbotshme, të cilat Klajdi s’ka përtuar t’i ndjek, ku ka
mundur ndër shkrime të ndryshme nga shtypi i kohës. Më pas jep çmimet e shumta
dhe medaljet e pakursyera, që i kanë ofruar institucionet, shtetet,
personalitetet e mëdha nga e gjithë bota.
Me mjaft interes janë vlerësimet, që i kanë dhënë Nënë
Terezës figura dhe personalitete të shquara e të larta nga bota mbarë, ku po
rendisim disa prej tyre, si: Papa Gjon Pali II: “Nënë Tereza shënoi historinë e shekullit tonë. Ajo mbrojti me kurajo
veten. Ajo u shërbeu të gjithë qënieve njerëzore, duke i inkurajuar dinjitetin
dhe respektin e tyre”, Bill Clinton, President I SHBA-së: “Me vdekjen e
Nënë Terezës bota humbi njerin prej gjigandëve të epokës sonë, që ishte në të
njëjtin kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë”, Presidenti i Italisë
Oscar Luigi Scalfaro: “Nënë Tereza është mbretëresha e mëshirës dhe e
përkshtimit botëror njerëzor”; Helmut Kohl, Kancelari i Gjermanisë: “Nënë
Tereza ishte një shembull i mirësisë e humanizmit të të krishterëve dhe jo të
krishterëve, shembull se si duhet të kalojmë këto aspekte të jetës”; Zhak
Shirak, President i Francës: “Nënë Tereza mishëronte për mrekulli atë dhunti me
atë virtyt të solidaritetit që sot është një nevojë për botën moderne. Tashmë
bota ka më pak dashuri, më pak mëshirë, më pak dritë”; Toni Bler, Kryeminsitër
i Britanisë së Madhe: “Bota do të trishtohet nga vdekja e Nënë Terezës”; Kofi
Anan Sekretari i Përgjthshëm i OKB-së: “Nënë Tereza, e cila kishte vizituar dy
herë Kombet e Bashkuara, ishte një shembull brilant bamirësie, gatishmërie dhe
bote shpirtërore.”
Nga bota shqiptare, po veçojmë këtu, edhe disa, si: imzot
Rrok Mirdita Arqipeshkëv i Arqipeshvisë Tiranë-Durrës: “Nënë Tereza është një
nga personalitete më të mëdha, që populli shqiptar ka dhënë, në këtë shekull,
për të mos thënë edhe gjatë historisë së tij”; imzot Nikë Prela Ipeshkëv i
Kosovës në pension: ”Ajo lufton kundër luftës, që u tërbua kundër jetës. Ajo
është ndërgjegja e njerëzimit. Ajo është ambasadorja e së vërtetës dhe e dashurisë,
e drejtësisë”; imzot Frano Illia, Arqipeshkëv Metropilitan i Arqipeshkvisë
Shkodër: “Një grusht plakë më çudit dhe
lëkund botën! Jo, jo nuk është plaka që ka që ka ndonjë fuqi në vetvete, por
është Zoti, që me anë të kësja plake të pafuqishme i bën punët e mëdha… Ajo
është vegël e Zotit, vegël e lirisë dhe e arsyeshme, e, si e tillë, njerëzore”;
Rexhep Meidani President i Shqipërisë: “Bij e shquara me zemër të madhe, kësaj
titaneje të shpirtit njerëzor, me dhembje të thellë e devocion për veprën e saj
hyjnore, përkulem ne emër të të gjithë shqiptarëve”; prof. Martin Camaj: “Nënë Tereza është legjendë e gjallë. Luftare
kundër mjerimit njerëzor”; prof. Mark Krasniqi, akademik: “Simbol i
traditës sonë”; Imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës: “Do të mbetet në kujtim të
përhershëm deri sat ë ekzistojë njerëzimi” (të gjitha këto vlerësime, nxjerrë
nga libri i Klajd Kapinovës).
Dhe këto e të tjera si këto, të shkruar për Nënën e Madhe,
Klajdi i shpreh me emocione, gjë, që shihet edhe në bisedat e tij të lira. Jo kot
ky autor i ka kushtuar asaj afërsisht, po aq faqe sad he çdo figure tjetër
klerikësh.
Duke kaluar tek prelatët kishtarë të së sotmes, vërejmë se
vendin e parë autori ia ka lënë imzot Frano Illisë, jo for si kryeparë i
hierarkisë kishtare, por më tepër si kryeparë i veprimtarisë meshtarake dhe
kulturore bile si një kërkues dhe studiues shkencor, veçanarisht në kulturën
popullore, aq të pasur e të vlerë, duke u renditur, kështu, përkrah at Shtjefen
Gjeçovit o.f.m., dhe të tjerëve në fusha të tjera.
I shkolluar brenda seminareve dhe kolegjeve të Shqipërisë,
por edhe jashtë saj, në Gjenevë të Italisë, i lauruar për teologji. Edhe ky
veprat i ka me karakter fetar dhe shkencor, ku për të parat flasin shkrimet:
“Testamenti i ri” (përkthim), “Jeta e Krishtit”, “Papa Vojtila”, “Shën
Françesku i Asizit”, ndërsa për të dytat: “Kanuni i Skanderbegut”, “Illyricum
Sacrum” (Vol. VII), “Zakonet e Kurbinit”, “Toponomastika e Jubanit”. Nuk duhen
harruar edhe veprat letrare “Dava” (roman), me karakter historik.
Kapinova në plan të parë, me të drejtë, ka vënë veprën
kapitale me karakter etnografik “Kanuni i Skanderbegut” të imzot Illisë, vepër
simoter me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” të atë Gjeçovit, bile me material më të
pasur. Autori i bën një analizë të hollësishme “Kanunit”, sipas pjesëve,
krerëve e shpesh sipas neneve, që janë me mijëra e mijëra, duke dhënë edhe
emërtimet e pjesëve e të krerëve, në mënyrë që lexuesi të informohet sa më mirë
për këtë vepër.
Për disa pjesë të “Kanunit” autori jep vlerësimet e duhura,
ku, midis të tjerave ai shkruan: “Duke e studiuar me vemendje këtë vepër
kapitale, rezulton se vend kryesor kanë zënë: “famija dhe organizimi i saj,
ndëshkimet dhe gajet dhe dëmet. Këto pika janë trajtuar me hollësi nga vetë
rëndësia dhe problematika e tyre në shoqërinë tonë, të cilat mbetën nyja kyçe
edhe në ditët e sotme, natyrisht në shfaqje të ndryshme të kohëve më të vona.
Më poshtë Kapinova, vë në pah vlerat e mëdha gjuhësore e,
veçanërisht, leksione të këtij “Kanuni”, duke u mbështetur edhe tek punimi ynë
për “Fjalorët e Kanunit të Skanderbegut” (dorëshkrim), duke e ndarë atë në disa
pjesë, si: leksiku, sintagmat, frazeologjitë, fjalët e urta e proverbat,
përshëndetjet dhe ngushëllimet. Për çdo pjesë, autori i librit jep shembuj
konkretë.
Kapinova, nuk lë pa trajtuar dhe punën e madhe të
disavjetëshme të mons. Illisë në hartimin e veprës, si dhe pengesat,
vështirësitë dhe peripecitë e tjera, që ka kaluar Monsinjori për të ndjekur,
ruajtur dhe botuar veprën, duke kaluar dekada të tërë.
Dhe këto vështirësi, patjetër, ishin ato të sistemit politik
të mbrapshtë të së kaluërës 50-vjeçare. Shumë e sorollati Insituti i Kulturës
Popullore, natyrisht, i orientuar nga “lart” për t’a diskutuar veprën e tij,
por, më në fund, në vend që të miratohej botimi i veprës, u gjet një “botim”
tjetër, siç i referohet Kapinova vetë mons. Illisë. “Ajo mbledhje (përfundimtare për miratim-F.L.) nuk u ba kurrë, por në vend të saj u ba nji tjetër, tuj m’u vu hekurat
e tij më plandosë në burg me 23 shtator 1967…”.
Se sa vuajti ky Njeri në burg dhe sa e hëngri atë ulli, na e
shkoqit Kapinova kur thekson: “Pas tetë
muajve me radhë në hetuesinë dhe burgun e Tiranës, në 25 prill 1968, sentencës
së pritur të dënimit me vdekje, do t’i jepnin perfundimin me motivacionin “për
spiunazh në favor të Vatikanit””.
Më vonë, dënimi iu kthye me 25 vjet burg, por e vuajti vetëm
me 5 vjet më pak. E, pra 20 vjet të plota i kaloi nëpër burgjet dhe birucat e
komunizmit. Se si, qysh e tek, vetëkuptohet, por jo më mirë se në Mat’hauzen e
Aushvic.
Është për t’u habitur seriozisht se si ky Njeri i vuajtur
burgjesh, për 10 vjetët e fundit ndonëse me liri shtypi, nuk shkroi as artikull
as vepër për vuatjet e veta ndryshe krejt nga të tjerët, që kanë qarë e sharë
me lot e faqe. Siç pohojnë njerëzit e rrethit të hierarkisë kishtare, “Kur e
pyesnin se pese nuk shkruan, Monsinjor, për vuatjet e tua?, ai na përgjigjej me
humor: “nuk më besohet se i kam kaluar ato vuajtje”.
Në lidhje me veprën “Dava”, ku trajtohet jeta dhe qëndresa e
një vajze shqiptare, për të ruajtur karakterin e vet dhe të familjes së saj,
autori bashkë me vetë imzot Illinë, e kanë kapur dhe analizuar mirë,
objektivisht, pozitën dhe rolin e femrës shqiptare, ndryshe shpesh nga ç’është
trajtuar dhe gjykuar nga studiuesit. Kështu, Kapinova, gjykon në këtë mënyrë:
“Figura e Davës, si personazh kryesor, përfaqson femrën shqiptare të historisë
së gjatë të vendit, e cila nuk është një robinë, as “një kosh me bajtë”, dhe më
poshtë vazhdon: “Përkundrazi, me këtë
figurë, autori i dokeve, zakoneve dhe i normave të shumta kanunore, imzot
Illia, donte të “thonte se gruaja shqiptare ka zënë vendin e saj të merituar në
shoqëri dhe familje”.
Vepra “Illyricum
Sacrum” (vol. VII) i P. Daniele
Farlatit S.J.[3][4]
në gjuhën latine, e përkthyer prej imzot Frano Illisë, ruan gjithë vlerën e saj
për historinë e kishës dhe të shenjtorëve ilirë, më tepër në tokën e Shqipërisë
mesjetare e më tej, me një hapsirë fort më të gjërë se të sotmen.
Është një punë e vështirë dhe mjaft serioze për kohën e
sotme, ku latinistët shqiptarë numërohen me gisht, gjë që flet për një formim
solid edhe në gjuhën klasike të Monsinjorit tonë.
E mbetur dorëshkrim, kjo vepër kërkon, patjetër të botohet e
të publikohet për studiuesit dhe kolegët, ashtu siç presin edhe mjaft vepra të
tjera me karakter historiko-hagjiografikë[5]
për t’u përkthyer e botuar, vepra të cilat do të ndriçonin më mirë historinë
tonë kishtare dhe atë të përgjithshme të Shqipërisë.
Vepra përmban kryesisht kishat e Doklesë, të Tivarit, të
Shkodrës, Drishtit, Dejës, Budves, Lezhës, me ipeshkvinjtë, ipeshkvitë,
kapelanet, shenjtërit kushtuar kishave dhe famullive të ndryshme, etj.
Për meritat e tij në fushën e shkencës dhe të fesë, në vitin
1993, imzot Frano Illisë i jepet titulli Professor,
ndërsa në vitin 1997 “Qytetar Nderi i
Shkodrës”.
Në mbyllje të shkrimit të Kapinovës për këtë Njeri,
shkruhet: “Mons. Frano Illia, është një
figurë e madhe, një burrë i urtë, klerik i përkushtuar dhe një personalitet
shkencor, i cili, po me urti e burrëri, zbatoi binomin “Fe e atdhe”, mbajti
gjallë kishën, fenë katolike e besimtarët e saj”.
Dom Simon Silipaj, më vonë imzot Simon Filipaj, renditet i pari që përktheu Biblën, të plotë në
gjuhën shqipe, Testamentin e vjetër dhe Testamentin e ri duke u dhënë,
kështu, në dorë lexuesve, meshtarë e shekullarë, Shkrimin e Shenjtë, Fjalën e
Zotit, në gjuhën amtare.
Autori i librit tonë, Kapinova, këtë Njeri të madh të
letrave, këtë biblist të vërtetë, quan “Imzot
Simon Filipaj një Sh’Jeronim i dytë i Kishës në trojet shqiptare”, kurse
mons. Zef Gashi, një artikull të tij kushtuar kësaj Figure, e titullon: “Mons. Simon Filipaj kolosi brilant i
përkthimit të Fjalës së Zotit në shqip”.
Me këtë përkthim, veçanërisht, ne mësuesit e gjuhës shqipe
jemi entuziazmuar më shumë se të tjerët, sepse aty kemi parë aftësitë e mëdha
shprehëse të gjuhës sonë, e cila qenka e zoja për të dhënë të gjithë kuptimet
me nuancat më të holla të fondit të pasur të fjalëve të Biblës, natyrisht me
leksikun e pasur dhe të larmishme të kësaj gjuhe, siç është shqipja e jonë. Dhe
kjo punë kolosale, në dobi edhe të leksikografisë së shqipes u arrit në sajë të
kulturës së mirë gjuhësore të imzot Filipajt, i cili zotëronte mjaft mirë
gjuhën e vet amtare, por, siç na njofton Klajdi, ai dinte dhe kroatishten,
gjermanishten, frengjishten, italishten bashkë edhe me latinishten e
greqishten.
Ky prift, në të vërtetë njihet si biblisti më i mirë i
kohëve të fundit në Shqipëri e në “trojet e vendet e tjera, ku ka shqiptarë e
ku flitet shqipja”. Vdekja e parakohshme e tij solli një boshllëk të madh në
liturgjinë kishtare e, në veçanti në studimet biblike. Ai mund të na jipte,
ndoshta, edhe një fjalor biblik të përsosur, që shqipes i mungon, për fat të
keq, ndonëse ne e kemi hartuar një fjalor të tillë (që është në proces botimi)
por nuk premtojmë të jemi të plotë, natyrisht, si një fjalor i parë i kësaj
natyre (“Fjalori biblik” i imzot Nikë Prelës, përmbledhje artikujsh, pas
vdekjes është mjaft i kufizuar, vetëm me 100 fjalë).
Imzot Simon Filipaj, ka përkthyer edhe libra të tjerë
fetarë, si: Tekste biblike, Tekste
liturgjike, Tekste ritual-sakramendet, Tekste katekistike, duke kompletuar,
kështu, deri-diku, të gjithë librat biblike dhe ata të meshës.
Zelli i këtij njeriu të fesë ishte më i madh nga ç’kuptojmë.
Ai rindërtoi, pothuajse plotësisht, kishën e shën Gjergjit të Bunës, një ndër
kishat më të vjetra të Mesjetës në Shqipëri, duke e oajisur me të gjitha
objektet e tjera të një institucioni fetar.
Siç nga njofton mirë Klajd Kapinova, ai mblidhte e ruante si
relike të çmuara mjaft objekte të kultit kristian, që ruanin gjithë vlerën e
tyre muzeale, si këmbana e vitit 1768, një kelk i vitit 1783, dy piktura druri,
ku shquhen dy shenjtërit: Shna Rroku dhe shën Mëhilli.
Parë në kompleks, imzot Simon Filipaj mbetet një njeri i
fësë, i kulturës kristiane, njohës më i mirë i Biblës, përkthyesi më i aftë i
Shkrimeve të Shenjta dhe shumicën e kohës, atje në një kishë të famullie krejt
të thjeshtë, larg qendrave të rëndësishme kishtare. Si e bëri gjithë këtë punë
kolosale? Me punë, vullnet të fortë dhe me një bibliotekë, duket, shumë të
pasur. Me bese e shpresë në Zotin, njeriu ia arritka të bëj vepra të mëdha,
kudo që qenka.
Prifti tjetër i diasporës shqiptare, gjithnjë në Mal të Zi,
patër Vinçenc Malaj o.f.m., renditet përsëri dhe ky ndër ato njerëzit e fesë,
por dhe të kulturës shqiptare, bile në një plan më të gjërë, në atë të
albanologjisë, përkrah albanologëve të tjerë të vendit.
Deri sot i njohur si doktor i shkencave, por sipas Kapinovës
edhe si profesor e akademik. Patër Vinkoja, është një ndër ata dijetarë, që
studio në Universitetin “La Sapinza” të Romës (themeluar në vitin 1303.)[6]
veç atij të Zagrebit, për t’u formuar mirë, kështu, si njeri i letrave humane
në veçanti.
Është një studiues mjaft prodhimtar,, me artikuj, studime e
vepra të plota. Njeri i gjallë jashtë mase, gjithmonë me një zemër të re e
forcë rinore, me vullnet, zell të veçantë, i kudondodhur në rrethe dhe
institucione kulturore e shkencore, brenda Malit të Zi dhe gjithë Jugosllavisë,
por edhe në Shqipëri e në vendet perëndimore, për të cilat flasin bashkëpunimet
e tij me sa e sa revista e organe të tjera botuese, andej e këtej.
Veprimtaria e Patrit është e gjërë, por më fort, ai dallon
në historinë e kishës e të klerit shqiptar, veçanërisht, për françeskanët e
paharruar, që pajisen vendin e kombin me fe, dije e kulturë, duke shtuar dhe
tekstologjinë, foklorin, biografinë e klerikëve, toponiminë, pa harruar edhe
ato punët e dyta, muzikën, skulpturën e pikturën.
Me të drejtë, Kapinova shkruan: “Krijimtaria shkencore, dhe
trashëgimia e albanologut (patër Vinkos-F.L.) është e shumanshme dhe e fushave
të ndryshme”. Vepra kryesore e V. Malajt është “Kuvendi i Arbërit, 1705” (në dy
pjesë), ku dallon si tekstolog i rrallë, duke u krahasur kështu me Çabejn,
Rrotën, Ashtën e ndonjë tjetër. Është një punë e lodhshme, ku shpeshherë është
e vështirë të transkriptosh e të transliterosh se sa të përkthesh, meqë ke të
bësh me një gjendje gjuhësore mjaft të vjetër, edhe pse gjuhë shqipe është.
Por, kuptohet, që këtu duhet të zorërosh edhe latinishten,
si gjuhë e kohës dhe e liturgjisë, zotëri, që nuk i ka munguar patër Vinçencit.
Ky Sinod, veç rëndësisë së tij të madhe në planin fetar, për të ruajtur dhe
forcuar fenë kristiane ndaj trysnisë islame, kish edhe vlerën tjetër të madhe
në planin nacional, social dhe kulturor.
Për këtë, vetë Patri shkruan: “Vetëm tradita kishtare e përhapi kultin e fesë s ëtë parëve, të
mësuesve e të mbrojtun me gjuhën e zemrës e të votrës shtëpiake e vetme e fisit
të ndamë e të shprishun, dhe mjet i vetëm dhe symbol i njësissë etnike”.
Më poshtë dhe më hollësisht, për vlerat kulturore, autori
vazhdon: “Qëllimi ynë është të vemë në
dukje vetëm rëndësinë historiko-letrare, së bashku me atë gjuhësore-leksikore”.
Gjithsesi, kjo vepër ka gjithë vlerën e madhe për studiuesin e gjuhës shqipe,
veçanërisht në planin e gjuhësisë historike.
Një artikull i ngjeshur, pothuaj, me përmasat e një vepre,
është artikulli, që flet për jetën dhe veprimtarinë e gjërë të at Gjeçovit, ku
shihet, jo vetëm puna e këtij studiuesi, por edhe aftësia e patër Vinkos në
analizën e shkrimeve të tilla, si dhe nxjerrja e vlerave të kësaj përmbledhjeje
bio-bibliografike si një studim vërtetë kritik.
Vepra e vëllimshme: “Të dhënat albanologjike, folklore,
bibliografi, histori”, përbën një lloj korpusi për historirinë e albanologjisë
e të historisë, përgjithësisht, për foklorin tonë të pasur e mjaft të vjetër,
të cilat i ka njohur fort mirë patër Vinçenci, përmes edhe një literature të
pasur, pa të cilën ky njeri nuk ecte kurrsesi, bile edhe nuk mund të jepte pa
këto thesare kulturore, shqiptare dhe të huaja.
Për vlerat e këtij libri dy vëllimësh me 600 faqe, Klajd
Kapinova shkruan: “Këtu veçohen shumë
punime me interes, që i kushtohen personaliteteve të shquara të shkencës
shqipare e posaçrisht lçmit të albanologjisë, si: arbëreshë, hqiptarë të
mëmëdheut, albanologëve të huaj, etj.”.
Dom Zef Gashi, i njohur dhe i emëruar më vonë si imzot
(1998), shquhet si ndër prelatët e Urdhërit të Kongretatës Saleziane, themeluar
nga Shën Gjon Bosco. Eshtë një prift me një kohë të gjatë të shërbesave fetare,
në Kosovë dhe në vitet e fundit në Shqipëri.
Në Shkodër, veçanarisht njihet si themelues dhe drejtues i
Institutit Katekistik Kombëtar, ku mësojmë me dhjetra dhe qindra të rinjë, me
disa drejtime, si: formimi i katekistit, katekeza sipas moshave, katekeza
aplikative, me 11 lëndë me përmbatje teoriko-liturgjike, bibliko-katekistike,
pedagogjiko-juridike, siç na informon Kapinova në librin e vet.
Kudo e kanë njohur imzot Zef Gashin ndër rrethinat e
Shkodrës, si një meshtar i përkushtuar dhe jepte e mësonte fjalën e Zotit. Ndër
përshtypjet e shumta të Klajd Kapinovës për këtë njeri gojëmbël, që e njihte
nga afër, janë edhe këto: “E kush nuk e
njeh në Shkodër, Berdicë, Malësi e Madhe, Lezhë, Durrës, Tiranë e gjetkë,
dashamirësin, bariun karizmatik bujar e gohëmbël, shqiparin e dhënë pas
përhapjes së fjalës jetësore të Krishtit, që përsëri plot energji punon me
cilësi të virtytshme për “Fe e Atdhe”… Kushdo
shpesh ka dëgjuar në fjalët e tij të matuna, dinjitetin e urtësinë për të na
udhëzuar të rifitojmë ndërgjegjën qytetare kombëtare, vlera morale, fetare e
universal, cilësitë e larta shpirtërore…”.
Imzot Gashi është dalluar edh si nismëtar për hapjen dhe
mbajtjen e mjaft revistave me karakter fetar e kulturor, jashtë e brenda
Shqipërisë, ku me disa ka bashkëpunuar, si: “Rreze drite”, “Drita” etj.
Njerëzit e fesë të përkushtuar dhe të gjallë në veprimtarinë e tyre, Papa dhe
Vatikani i kanë vlerësuar vazhdimisht, duke u dhënë vendin e merituar në
hirerarkinë kishtare, shoqëruar me tituj, simbole e drekrete të veçanta. Një
prej të shumtëve është edhe dom Zef Gashi, i cili, në vitin 1998 emërohet nga
Papa si Kryeipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë, ku, menjëherë na kujtohet
imzot Pjetër Bogdani ynë i madh. I erdhi mirë Shkodrës dhe Kosovës për këtë
nder që i bëhej imzot Zef Gashit, por edhe iu dhimbtë, që u largua fizikisht
prej tyre, ndonëse aid he besimtarët nuk e harrojnë njeri-tjetrin.
Autori i librit të pranishëm, Klajd Kapinova, duke marrë
shkas nga një monografi e shkruar prej tre mirditorëve, Nikollë Leka, Ndue
Dedaj dhe Nikollë Doda, me titull: “Imzot
Zef Skana”, jep refleksionet e veta për këtë figurë. Me të drejtë, Kapinova
vë në udje në fillim të shkrimit të tij se Mirdita shquhet për ruajtjen e fesë
së krishterë nga banorët e saj, nga vetë hologjeniteti i kësaj popullsie, ku
vetë kjo ruajtje e vazhdueshme u kthye në traditë fetare. Duke iu referuar
shtypit të viteve ’30, Kapinova sjell thënien: “Mirdita asht ma e zgjedhuna pjesë e Shqypnisë katolike”.
Autorët mirditorë, vënë në dukje se fisi “Skanaj” është nga
më të vjetrit në Mirditë, ku jetone dhe sot në Orosh. Imzot Zef Skana na
paraqitet si një meshtar i përkushtuar gjithnjë afër abat Prend Doçit, i ciki,
më 1914 e emëron Zefin kapelan të abacisë së Oroshit. Vend të rëndësishëm auori
i ka kushtuar imzot Skanës, në periudhën e veprimtarisë si dekan i Dekanatit të
Mirditës së Epërme, titull e nder që i bëhej këtij meshtari “për meritën e treguar ne ndërtimin e veprave
të reja të kultit kristian, të ltereve, salikimin e vorreve për fshatrat”,
siç shkruan Kapinova.
Imzot Skana mbajti qendrim edhe në problemet e shumta
shoqërore të kohës, i cili, ishte kundër monarkisë dhe përkrah opozitës. Si
shumë klerikë e njerëz të Zotit, Skana ish për mëshirën dhe tolerancën e
njerëzve, sidomos për plagën e rëndë të gjakmarrjes, duke pajtuar ky vetë disa
gjaqe atje në Mirditë, ku dhe kjo plagë ishte më e përhapur.
Si njeri i kulturës, imzot Skana e donte arsimin e njerëzve,
ndonëse në një zonë të thellë, siç ishte Mirdita, ku vetë hapi dy shkolla
shqipe (viti 1929), siç na njofton Klajdi. Edhe në drejtim të mbledhjes së
pasurisë gojore të popullit, imzot Skana ka kontributin e vet, duke
bashkëpunuar me revistën e njohur “Leka”. Aty ai botoi shkrimin “Omomastika e
Mirditës”, si një degë shkence e re për kohën, e cila studion emrat e viseve,
të njerëzve dhe të fiseve. Kapinova i përgëzon ngrohtësisht autorët e kësaj
monografie, veçanërisht, bibliografinë e pasur të përdorur.
Marrë në tërësi dhe vlerësuar me syrin kritik, libri: “Mes
Kryqit e Atdheut” i Klajd Kapinovës, ka vlerën e vet në drejtim të kontributit
të mëtejshëm të biografisë, jetës dhe veprimtarisë së gjërë të klerit katolik
shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, ku kjo e fundit e dallon dhe e rrit nivelin
më tepër të këtij libri.
Libri i ri, që po sheh dritën e botimit, i shtohet kështu
bibliotekës së pasur, dhe veçanërisht, fondit të literatutës kishtare vështruar
në rrafshin historik, shoqëror edhe me qendrimin politik të autorit, për
historinë e vështirë të klerit tonë.
Unë e përgëzoj përzemërsisht autorin, për vullnetindhe
nismën e tij për libra të tillë.
Fran Luli, pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe
në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër
[1]
Dr.
Eqrem Çabej, “Studime
gjuhësore”, Prishtine, 1977, vëll. VI, fq. 24.
[2]
Mons. Zef Simoni Ipeshkëv, “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni
1944-1990”, 1999, f. 10.
[3] Illyricum
sacrum is a multi-volume historical Ëork Ëritten in Latin dealing Ëith history
of the Catholic Church in the Balkans. The Ëork Ëas published in eight volumes
in the period 1751-1819, Ëith the ninth tome printed in the period 1902-1919 as
an appendix to Frane Buli?'s Bulletino di archeologia e storia dalmata. The first five volumes
(issued 1751-1775) Ëere authored by O. Daniele Farlati S. J. ; the volumes 6
(1800) and 7 (1817), Ëere coauthored by Jacopo Coleti, Ëho also published the
last volume in 1819. References: “Illyricum sacrum”, Croatian Encyclopedia (in
Croatian), Leksikografski zavod Miroslav Krleža, 1999–2009, retrieved February 18, 2014.
1. Volume I - Ecclesia Salonitana, ab ejus exordio usque ad saeculum
quastum aerae Christianae (1751)
2. Volume II - Ecclesia Salonitana, a quarto saeculo aerae Christianae
usque ad excidium Salonae (1753)
3. Volume III - Ecclesia Spalatensis olim Salonitana (1765)
4. Volume IV - Ecclesiae suffraganeae metropolis Spalatensis (1769)
5. Volume V - Ecclesia Jadertina cum suffraganeis, et ecclesia
Zagabriensis (1775)
6. Volume VI - Ecclesia Ragusina cum suffraganeis, et ecclesia
Rhiziniensis et Catharensis (1800)
7. Volume VII - Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis, et
Sirmiensis cum earum suffraganeis (1817)
8. Volume VIII - Ecclesiae Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana,
Achridensis et Ternobensis cum earum suffraganeis (1819)
Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P. D. Farlati
(1909).
[4] P. Daniele
Farlati S. J. (22 February 1690 – 25 April 1773) Ëas an ecclesiastical
historian. Farlati Ëas born in San Daniele del Friuli in the present Italian
province of Udine. After having studied in Gorizia he entered, in 1707, the
Society of Jesus in Bologna. He Ëas for five years teacher of classics at the
Jesuit college in Padua, and then Ëent to Rome, Ëhere he completed his
theological studies, Ëas ordained priest, in 1722, and Ëas again sent to Padua,
to assist Father Filippo Riceputi in his historical labours. Riceputi intended
to Ërite the ecclesiastical history of Illyricum, and in 1720 had issued, at
Padua, a prospectus of this enterprise. For tËenty years they both searched in
all the libraries and archives of ancient Illyria for the material for their Ëork;
the matter they collected filled three hundred manuscript volumes. In 1712,
just as tËo of the larger divisions, the martyrology of Illyria and the life of
San Pietro Orseolo, Ëere about completed, Riceputi died. Thus Farlati Ëas left
alone to Ëork into presentable shape the prodigious amount of material
collected. As co-labourer he chose Father Jacopo Coleti. The first
volume of Illyricum Sacrum appeared in Venice, in 1751; it contained the
history of the Church Salona up to the fourth century. Three further volumes appeared
in rapid succession; Ëhile the fifth Ëas in press Farlati died. His assistant
Coletti finished the fifth volume, Ëhich appeared in 1775, and issued three
more, the last being completed in 1818. The Ëhole Ëork fills eight folio
volumes. References: This article incorporates text from a publication noË in
the public domain: Herbermann, Charles, ed. (1913). “Daniele Farlati”.
Catholic Encyclopedia. NeË York: Robert Appleton Company.
[5] hagiografi është biografia ose historia e një shenjtori të Kishës Katolike ose e një udhëheqësi shumë të shquar shpirtëror në ndonjë prej feve më të njohura ekzistuese. Ai ndryshon nga format e tjera të biografive sepse nuk përmban të gjitha elementet e tij dhe as nuk lidh kronologjikisht jetën e një personi nga lindja deri në vdekje.
[6] Sapienza –
Università di Roma (Universiteti
Sapienza i Romës), i quajtur gjithashtu thjesht
Sapienza ose Universiteti i Romës, dhe zyrtarisht Università degli Studi di
Roma “La Sapienza”, është një universitet kërkimor publik i vendosur në Romë,
Itali. Është një nga universitetet më të mëdha evropiane, sipas regjistrimeve
dhe një nga më të vjetrit në histori, i themeluar në 1303. Universiteti është
një nga universitetet më prestigjioze italiane, zakonisht renditet i pari në
renditjen kombëtare dhe në Evropën Jugore. Në shtator 2018, ai u përfshi në 100
më të mirët e renditjes së QS Ëorld University Rankings Graduate Employability
Ranking dhe në 2022 dhe 2023 u rendit si Universiteti më i mirë italian sipas
ARËU. Në 2018, 2019, 2021 dhe 2022 ajo u rendit e para në botë për kulturën
klasike dhe historinë antike. Shumica e klasës drejtuese të shtetit italian
studiuan në Sapienza. Në auditoret e saj kanë studiuar shumë studentë të
shquar, duke përfshirë shumë laureatë të Nobelit, Presidentë të Parlamentit
Evropian dhe Komisionerë Evropianë, krerë të disa kombeve, figura të shquara
fetare, shkencëtarë dhe astronaut. Universiteti Sapienza i Romës u themelua
në vitin 1303 me demin Papal In Supremae praeminentia Dignitatis, lëshuar
më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII, si një studim për studime kishtare
më shumë nën kontrollin e tij sesa universitetet e Bolonjës dhe Padovës, është
universiteti i parë papnor. Në vitin 1431 Papa Eugjeni IV riorganizoi plotësisht
studimin me demin In supremae, në të cilin ai u dha masterave dhe
studentëve privilegjet më të gjera të mundshme dhe dekretoi që universiteti të
përfshinte katër shkollat ??e Drejtësisë, Mjekësisë, Filozofisë dhe Teologjisë.
Ai vendosi një taksë të re për verën për të mbledhur fonde për universitetin;
paratë u përdorën për të blerë një pallat i cili më vonë strehoi kishën
Sant'Ivo alla Sapienza. Megjithatë, ditët e shkëlqimit të universitetit morën
fund gjatë grabitjes së Romës në 1527, kur studioi u mbyll, disa nga profesorët
u vranë dhe të tjerët u shpërndanë. Papa Pali III e rivendosi universitetin menjëherë
pas zgjedhjes së tij në pontifikat në 1534. Në vitet 1650 universiteti u bë i
njohur si Sapienza, që do të thotë mençuri, një titull që ai ruan. Në
vitin 1703, me fondet e tij private, Papa Klementi XI bleu një pjesë të tokës në
Janiculum, ku krijoi një kopsht botanik, i cili shpejt u bë më i famshmi në
Evropë, përmes punës së vëllezërve Trionfetti. Historia e parë e plotë e
Universitetit Sapienza u shkrua në 1803-1806 nga Filippo Maria Renazzi. Studentët
e universitetit u animuan rishtazi gjatë ringjalljes italiane të shekullit të
19-të. Në 1870, La Sapienza pushoi së qeni universiteti papal dhe u bë
universiteti i kryeqytetit të Italisë. Në vitin 1935 u përfundua kampusi i ri
universitar, i planifikuar nga Marcello Piacentini. Më 15 janar 2008, Vatikani
anuloi një vizitë të planifikuar në Universitetin La Sapienza nga Papa
Benedikti XVI, i cili do të fliste në ceremoninë universitare për fillimin e
vitit akademik 2008, për shkak të protestave të disa studentëve dhe profesorëve.
Disa studentë dhe profesorë protestuan si reagim ndaj një fjalimi të vitit 1990
që Papa Benedikti XVI (atëherë Kardinali Joseph Ratzinger) mbajti në të cilin
ai, sipas mendimit të tyre, miratoi veprimet e kishës kundër Galileos në 1633.