Kulturë
Veton Zejnullahi: Përshtypjet nga Konferenca në Preshevë
E merkure, 01.11.2023, 08:50 PM
Pamje
nga Konferenca shkencore
Edhe
në këtë tetor, Presheva u shndërrua në epiqendrën e studiusve shqiptarë nga të
gjitha trojet etnike shqiptare, krejt kjo fal një organizimi të mrekullueshëm
nga Shoqata për Trashëgimi Kulturore e Preshevës, udhëheqjes së saj dhe sidomos
Kryetari z.Xhemaledin Salihu, organizim ky i cili tani më është shndërruar jo
vetëm në tradicional por edhe të domosdoshëm me pjesëmarrjen e dhjetëra e
dhjetëra studiusve shqiptarë, dhe të cilit duhet ta marrin shembull edhe
institute të cilët kanë edhe kushte edhe mundësi shumë më të mëdha se SHTTK.
Dhjetëra
kumtesa duke ju përgjigjur temës bosht që kishte të bënte me personalitetet
shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe viset tjera
shqiptare, shtjelluan aktivitetin e intelektualëve madhor si Idriz Ajeti,
Ernest Koliqi, Nijazi Azizi, Zef Mirdita, Shukri Rrahimi, Anton Çetta e shumë
të tjerë. E veçanta e kësaj Konference ishte pjesëmarrja e studiuses rumune
Kamelia Nita e cila na solli punimin per Princezën shqiptare Elena Gjika si dhe
profesori nga Sanxhaku Dr. Hivzo Golosh i shtuan edhe më shumë vlerën
konferencës duke i dhënë edhe karakter ndërkombëtar.
Ekspozita
me fotografitë nga aktiviteti ndër vite i SHTTK-së, promovimi i librit nga
konferenca e kaluar, vizita e vendeve të trashëgimisë kulturore si “ Guri i
shpuar”, dhe bifurkacioni në fshatin Çukarkë ishin aktivitete tjera në këtë
konferencë
Vizitë
Ujëndarëses në Çukarkë
Gjatë
konferencës u organizua edhe një orë letrare ku recituan poezitë e tyre
pjesëmarrësit e konferencës dhe një mbrëmje muzikore e jashtëzakonshme nga
këngëtari preshevar Agim Kadriu i cili krijoi një atmosferë shumë të bukur
Konferencat
e organizuara nga SHTTK dhe prof. Xhemaledin Salihu kanë arritur që të krijojnë
një rrjet të fuqishëm të studiuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës,
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Ulqini, Sanxhaku duke marrë kështu një
karakter mbarëkombëtar.
Urojmë që kjo traditë të vazhdojë edhe më tutje edhe pse mungon mbështetja nga organet e pushtetit lokal dhe krejt ky organizim për të dytin vit rradhazi u realizua fal mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës.
Dr. Veton Zejnullahi