Kulturë
Shyqyri Fejzo: Legjenda e Gurit të Senit
E shtune, 04.11.2023, 07:11 PM
Shyqyri Fejzo
Legjenda
e Gurit të Senit
Pak
i kërrusur, me sytë nga lumi
“Gur
i Senit” mbushur me ligjerime
Dremit
e sa nuk po e merr gjumi
Brenda
shpuzë mban ato kujtime
Kur
i plotfuqishmi kopaçen mori
Kopaçin
në dy pjesë e ka ndarë
Grabovën
nga mbytja e shpëtoi
Shpërtheu
uji fuqishëm valë-valë
Vala
e lartë çdo gjë përpara vuri
Gurë,
drurë, mullinj dhe bagëti
Grykën
e bllokon një gjigand guri
Gur
i zi i stërmadh sa tri shtëpi
Grabova
përsëri po mbytej, liqen
Kokforti
gur,s’ luante në asnjë anë
I
plotfuqishmi i mençëm rrugë gjen
I
jep forcë dhe gurin ngre havandan
Guri
i inatosur shfryn duke rrotulluar
Ka
vënë përpara ura, bagëti, pemë
Rrugë
mullinj e shtëpi shkatërruar
Me
ujin valë-valë po tundëte dhenë
Shënepremtja
dha alarmin e rrallë
Seni,
burri që rrezatonte mirësi
Me
njerzit të keqes i del përballë
Të
shpëtojnë njerëz, vegla bagëti
Guri
së bashku me ujin e teptisur
Pak
nga pak, tani po i binte ai inat
Dalë-
ngadalë duke u rrukullisur
Kërkon
me sy ku të gjente shtrat
Guri
para një sheshi zuri vend
Vala
e re e ujit me furi shpërtheu
Guri
me rrukullisje ku desh u gjend
Vala
e tërbuar ç’ gjeti para rrëmbeu
Zëra
dhe zhurma përzier prej fatit
Larg
dëgjohen dhe shpërndahej
Lumi
aty mbyti gjysmën e fshatit
Seni
me shokë nga jeta po ndahej
Tri
herë u përpoq i gjori Sen të dilte
Kapur
pas degësh,një fëmijë nën sqetull
Por,
sa ngrihej lart, vala prap e merrte
Deri
sa rryma e futi ku vinte qerthull
Me
keqardhje vinin zërat e fukarasë
E
hataja e madhe e pa pritur u bë
Zëra
e qarje erdhen nga Guri Kalasë
Pastaj
u zhdukën e nuk u dëgjuan më.
Pas
ca ditë në fshat u vendos qetësia
Zakonet
si do tradita të gjitha u bënë
Një
ditë aty në fshat mblidhet paria
Thanë:“Kemi
lënë një emër pa vënë.”
Guri
në shesh tani ka rënë rehat
Ashtu
si është sheshuar,e ka synë
Nuk
e shkulim e përzëmë dot si fshat
Duam,
nuk duam,ai është fqinji ynë
Guri
që na dëmtoi erdhi i pa ftuar
Ti
vëmë një emër sot ne, të vendit
Duket
shumë krenar, i pa trazuar
Themi
t’i mbetet emri “Guri i Senit
Për
“Gurin e Senit” këto thotë legjenda
Ai
duket kokën kërrusur, bën me dorë
Ka
shumë sekrete që guri mban brenda
Ngjatjeton
kush kalon,turistë a dasmorë.
Hamburg, Tetor 2023