E premte, 24.05.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Gjithçka për një grua të bukur

E premte, 03.11.2023, 08:32 PM


Gjithçka për një grua të bukur

Nga Ilir Muharremi

Gjithçka është thyer te unë edhe dashuria. Jam i bindur në këtë. Dëgjoj muzikë nga kaltërsia e qiellit, kompozim natyror edhe kjo me vret. Më fal që të dua, Zoti vet me dënoj për këtë, të fali ty te unë dhe prapë të mori për vete, dashuria ime. Në zemrën time rrjedhin helme të ndryshme, shohë që s’ka shpresë më, mendoj që je ti brenda aty. Andaj vdesë e dashur, kërkoj falje. Dëgjoj meloditë e qiellit njëra shprehë dhimbejn e tjetra shpresën, të parës i besoj unë. Jam ai që të do dhe vuan për ty, dy gjëra të njëjtën kohë. Çdo natë ëndrroj qe je këtu dhe nuk je e dashur, koha eleminon dhimbjen, unë nuk po pajtohem, vuaj vuaj sepse e dua dashurinë.

Ëndrroj  kuajt e zi, humnerën, mesjetën. Jam e s’jam e dashur dije. Ëndërr e keqe, jeta e bukur, dashuria keq që lind nga jeta. Nuk je më e dashur dhe i zgjuar gjithmonë ëndrroj në çarçafët tonë aty ku aroma jote ende ndjehet. Djersen tënde e shijoj e bëjë pjalmë në mushkëritë e mi. Gjithçka sonte është sonetë, vibrim i shpirtit e dashur. Fatin e rrokullisë vet nga vetja nuk por nuk  mund të heq dorë ende. Gjithçka po ndodh për një grua të bukur e të mrekullueshme. Dielli lind për të, rretë qajnë për të, ylberi krijon ngjyra nga drita e saj. I fsheh lotët unë e ajo jeton thellë në errësirë. Gjthçka për një grua të bukur me flokë ngjyrë kafe fytyrë rrumbullake, sy të tërhequr, mollëza të fryra natyrale. Zemra e ndjen diellin brenda e pikturon horizontin dhe përtej.

Prisja, prisja autobusët se e dija që zbret ti. Shpërqendrimi i kuadrit ndodhte kur e dija që vije ti e zemra pomponte gjak shpejt, ora lëvizte njëjtë, Koha ime kishte rëndësi. Autobusët ndroheshin ti nuk zbrisje e qielli ishte skuqur shumë sikur qante lotët ishin ca re avujsh afër. Shikimi im ishte i metaltë mbi këtë skuqje. Isha thyer shumë nuk erdhe ti edhe pse e dija kohën tënde të ardhjes. Gjithçka që kam nga fati dhe ti janë kujtimet. Ta fal shpirtin e tash asgjë nga ti. Jeta kthehet si një fazë të vuatjes pa gëzim thuajse asgjë s’ka më kuptim dhe është fundi pa fund përtej e dashur.

Në thellësinë time plagë, ishe dashuria e vetmja. mollë e skuqur e kafshuar veç nga unë në fillim. Lehtë vdes unë në kujtimet tona, zhdukem shkrihem e dua këtë asgjësim gjithmonë jeta ime ishtë në tehë të thikës e dashur. Maja e saj tashmë në zemër ngulitë të kaluarën. Lehtë vdesë unë në kujtime tona. Kënaqu, kënaqu ti edhe pse besoj që nuk kënaqesh. Rinia jonë ishte fat për ne të dy. Shkëlqenim nën këtë hapësirë. Lehtë i bashkuam buzët për faj të dashurisë. Ende aromën e kujtoj, dhëmbët tua të vegjël. Parfumin e kam të ngulitur në mushkëri dhe në kujtesë. Parfum plot kujtime dhe jetë. Jeta jonë shumë kuptim dashuri, moshë e re plot shpirt. Sikur engjëjt me krahë të tyre grithin kaltërsinë e qiellit dhe projektojnë imazhin tënd. Fytyrën rrumbullake të vogël, trupin e gjatë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora