E shtune, 27.07.2024, 02:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Prishtina, qendër autonome dhe seli e njohur diplomatiko-konsullore që nga fundi i shekullit XIV!

E enjte, 02.11.2023, 06:24 PM


Prishtina, qendër autonome dhe seli e njohur diplomatiko-konsullore që nga fundi i shekullit XIV!

Nga Jahja Drançolli

Nga kapërcyelli i shek. XIV Prishtina një qytet autonom e ndodhur ndërmjet qendrave të njohura minerare të Kosovës, si, Novaberda, Janjeva, Trepça, ka arritur prosperitet të paparë shoqëroro-ekonomik dhe do të shpallet një nga qendrat e rëndësishme diplomatike dhe konsullore të Europës Juglindore. Së këtejmi, në vitin 1396, selia e përhershme konsullore e Prizrenit u zhvendos në Novabërdë dhe Prishtinë. Dihet se raguzanët bujarë zakonisht emëroheshin konsuj në qendrat e përmendura më sipër. Janë të njohura edhe rastet kur si konsull zgjidhej dikush me origjinë arbërore, që gëzonte të drejtën e nënshtetësisë së shtetit të Raguzës. Dihen dokumente të shumta që kanë lidhje me temën në fjalë. Njëri prej tyre njoftoi drejtpërdrejt se si qeveria e Raguzës, më 16 gusht 1396, kishte vendosur të caktojë një konsull për Novabërdën dhe Prishtinën së bashku me rrethet e tyre, “[...] in Nouaberda, Pristina in illis partibus”. Ky vendim i qeverisë së Raguzës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj nga sulmet e ndryshme që ndodhën në këto anë, “propter vessationes que sunt in illis partibus”. Konsulli i Prishtinës i shoqëruar nga dy gjykatë obligohej për të shpëtuar pasurinë jo vetëm të qytetarëve të Raguzës!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD)!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora