| E enjte, 02.11.2023, 06:24 PM |
Prishtina,
qendër autonome dhe seli e njohur diplomatiko-konsullore që nga fundi i
shekullit XIV!
Nga
Jahja Drançolli
Nga
kapërcyelli i shek. XIV Prishtina një qytet autonom e ndodhur ndërmjet qendrave
të njohura minerare të Kosovës, si, Novaberda, Janjeva, Trepça, ka arritur
prosperitet të paparë shoqëroro-ekonomik dhe do të shpallet një nga qendrat e
rëndësishme diplomatike dhe konsullore të Europës Juglindore. Së këtejmi, në
vitin 1396, selia e përhershme konsullore e Prizrenit u zhvendos në Novabërdë
dhe Prishtinë. Dihet se raguzanët bujarë zakonisht emëroheshin konsuj në
qendrat e përmendura më sipër. Janë të njohura edhe rastet kur si konsull
zgjidhej dikush me origjinë arbërore, që gëzonte të drejtën e nënshtetësisë së
shtetit të Raguzës. Dihen dokumente të shumta që kanë lidhje me temën në fjalë.
Njëri prej tyre njoftoi drejtpërdrejt se si qeveria e Raguzës, më 16 gusht
1396, kishte vendosur të caktojë një konsull për Novabërdën dhe Prishtinën së
bashku me rrethet e tyre, “[...] in Nouaberda, Pristina in illis partibus”. Ky
vendim i qeverisë së Raguzës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve të saj
nga sulmet e ndryshme që ndodhën në këto anë, “propter vessationes que sunt in
illis partibus”. Konsulli i Prishtinës i shoqëruar nga dy gjykatë obligohej për
të shpëtuar pasurinë jo vetëm të qytetarëve të Raguzës!
Burimi:
Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD)!